Pirja e duhanit është aq e dëmshme për trupin, saqë ndryshon sistemin imunitar të një personi, duke i lënë ata të prekshëm ndaj më shumë sëmundjeve dhe infeksioneve edhe vite pasi ata e kanë lënë duhanin, zbuloi një studim i ri. Megjithëse normat e pirjes së duhanit kanë rënë që nga vitet 1960, ai është ende shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar më shumë se 480,000 vdekje çdo vit. Për dekada me radhë, mjekët u kanë thënë duhanpirësve se zakoni mund të çojë në probleme serioze si kanceri i mushkërive, sulmi në zemër ose goditje në tru,…
Author: tirana
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vdekjen mister të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump thotë se kjo ngjarje e kë bërë të kuptojë më tepër se çfarë po ndodh me Amerikën. “Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi ish-presidenti amerikan në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Putin. “Është një progres i ngadalshëm, i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, radikalë…
Gruaja e Alexei Navalny, Julia, e cila fajësoi drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e burrit të saj duke thënë se lideri i opozitës ruse u helmua me agjentin nervor Novichok, ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët, duke këmbëngulur se roli i saj kryesor ishte ai i gruas dhe nënës dhe jo si politikane. Por me vdekjen e Navalny të premten dhe lutjen e saj të zjarrtë për drejtësi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ajo është shfaqur si një figurë e rëndësishme për opozitën ruse. Sipas raportit të BBC, pavarësisht nga roli i saj kyç në të kaluarën, Yulia Navalny…
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti feston këtë të hënë 31-vjetorin. Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë. Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.
Mashtrime i ka cilësuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për “Studio Live” në Report TV akuzat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Përgjigjia e Veliajt Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin…
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në Burrel. 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija. Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj. I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.
17 persona janë arrestuar nga një operacion policor në Spanjë. Pas goditjes së organizatës kriminale, policia ka sekuestruar 820 kg kokainë, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e lidhjeve që këta persona mund të kenë në Kolumbi. Mes të arrestuarve, është edhe një shqiptar, i cili njihej edhe si lideri i grupit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur njihet për kontaktet e tij me persona të tjerë në Ekuador dhe Kolumbi, si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e…
Ministra e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu ka qenë 2 ore e 15 minuta ne SPAK. Zyrtarja e larte u paraqit në prokurorinë e posaçme e vetme. Sipas burimeve Manastirliu është paraqitur në cilësinë e personit qe ka dijeni për çështjen e sterilizimit, për kohën kur ka drejtuar QSUT-në.
Sfida e “Vëllait të Madh” këtë herë është shmangia e çdo lloj reagimi për të papriturat që do të ndodhin në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”. Pak çaste më parë, aktorja e njohur, Rita Lati, është bërë pjesë e kësaj sfide, duke surprizuar vajzën e saj, Rozën. Ja si reagoi ajo: View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe qëndron pranë Kosovës dhe se çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë. Nga Gjilani, kryeministri Kurti ka thënë se pret përkrahje nga Shqipëria më shumë se nga kushdo tjetër. Albin Kurti: Ne presim prej Republikës së Shqipërisë gjithnjë më shumë e më mirë se sa nga kushdo tjetër dhe në këtë vit kemi plane se si bashkëpunimin tone ta shtojmë në çdo aspekt. Ndërsa kur u pyet për ndonjë takim të mundshëm me palën serbe, ai tha se do të udhëtojë…
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi. Në Ankara kryeministri do të pritet prej presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike. Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi. Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.
Meritoni, ditët e fundit në shtëpi, është përfshirë në debate me shumë banorë të Big Borther Vip 3. Egla është një ndër ata banorë me të cilët Meritoni ka patur gricje, ndërsa mes tyre hidhen e priten fjalë me shumë ironi. Në një moment, Egla qan si bebe, duke nënkuptuar se Meritoni është ‘bebja’ i Ilnisës, ndërsa ky i fundit i thotë të shkojë për t’u qetësuar te Juli, të cilin e cilëson ‘babi’ të aktores. Pjesë nga diskutimet: Egla bën sikur qan si bebe: Dua të rritesh dhe një çikë Meritoni: O bebi bebi, shko te babi, shko te…