Para 33 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Sot në 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Hoxhës, Lulzim Basha gjatë aktivitetit “Përballja me të kaluarën-Multiperspektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, tha se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është një premtim i pa mbajtur. “PD ka dërguar në parlament një propozim i cili synon lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve…
Author: tirana
Policia kufitare greke njofton se edhe këtë të martë rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Por sipas njoftimit, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë. “Kakavijë- Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë),…
Familjarët e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi, këtë të martë po zhvillojnë një protestë. Ata i janë drejtuar rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kërkojnë lirimin e 134 pengjeve që besohet se mbahen ende në Gaza nga Hamasi. Një protestuese, Ila Metzger, vjehrri i së cilës është ende peng i Hamasit, u shpreh: “Netanyahu, jam i lodhur. 134 pengje. Nëse do të ishte vajza juaj, çfarë do të bënit?”. Protestuesit po i kërkojnë qeverisë izraelite që të ketë prioritet lirimin e pengjeve duke bërë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Nuk ka paqe në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Rike Roçi dhe Egla kanë bërë një debat me njëra-tjetrën, ku ka agravuar edhe në ofendime. Rike i kërkon Eglës që të mos i fusë spica njerëzve me të cilët ajo ka afrimitet, ndërkohë që aktorja i thotë se nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin. Rike acarohet edhe më shumë duke i thënë asaj se është “një shtrigë dhe plakë e stazhionuar”. Egla tallet me të dhe mban në dorë drejt saj një takë. Rike Roçi: Mos i fut spica personave që rrinë me mua. Egla: Kush he ti…
Tirana dhe Julian Ahmataj kanë ndarë rrugët, edhe pse në klubin bardheblu deri dje në mbrëmje nuk e pranonin që trajneri ishte shkarkuar. Fakt është që palët kanë thyer çdo bashkëpunim dhe konfirmimi i largimit pritet të ndodhë. Pas ndeshjes derbi, mes presidentit Refik Halili dhe trajnerit Julian Ahmataj, kanë pasur një takim, ku palët janë konfrontuar për gjendjen e ekipit. Halili ka akuzuar trajnerin si një nga përgjegjësit për performancën e dobët të skuadrës që kulmoi në derbi me humbjen, ndërsa trajneri nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Takimi mësohet se ka qenë me tone të larta.…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për vizitën e tij të parë në Shqipëri, disa ditë më parë. Në një postim të fundit në Instagram, Blinken e ka cilësuar Shqipërinë si një partner të vjetër të SHBA dhe aleat të NATO-s, ndërsa shkruan edhe për presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama, për të cilët theksoi se kanë diskutuar për anëtarësimin në BE dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas u bashkua Vice President…
Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, shuhet në moshën 63-vjeçare. Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak. Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai nisi karrierën si trajner dhe klubi i parë që do të drejtonte ishte pikërisht ai që nisi karrierën, FC Kaiserslautern. Aty do të qëndronte për dy vite, ku më pas…
Familjes së Alexei Navalny, kritikut të presidentit rus Vladimir Putin që vdiq në një burg rus, i është thënë se trupi i tij nuk do të lirohet edhe dy javë. Nëna e tij është njoftuar se trupi i tij po mbahet për “analiza kimike”, ka thënë një përfaqësues i ekipit të Navalnyt. Vendndodhja e trupit të Navalnyt nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar. Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhduken…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Ankara, Turqi ku do të mikpritet nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të…
Një 18-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur duke lëvizur me një pushkë me vete. 18-vjeçari dyshohet se do ta shiste. ”Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi O.Xh, 20 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit L.V”. Njoftimi i Policisë Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Strike 7”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë. U kap në flagrancë me armë zjarri pushkë dhe…
Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada bashkëpunimi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian. Këto janë 20 vite “Partneritet për Progres”, të cilat kanë bashkuar UNDP-në dhe BE-në në vlera dhe në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë – për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë. Në këtë drejtim, UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të…
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat. Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021. Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime. Në Europë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%,…