Author: tirana

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Asti, Itali pasi një grua u përplas me mjetin e saj me një furgon ku udhëtonin dy shqiptarë. Aksidenti ndodhi pasi gruaja nuk i hapi rrugën furgonit dhe u fut në parakalim të gabuar. Ajo pështyu dhe ofendoi me fraza raciste pasagjerët shqiptarë të mjetit tjetër, duke i lënë të kuptonin se kishte “shumë miq me uniformë”. Ajo ofendoi edhe njërin prej karabinierëve të pranishëm duke i thënë se i dukej “më pak profesional” se kolegia e tij. Gruaja u shoqërua më pas për të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme. View this…

Read More

Nesër, në orën 17:30, në selinë e Partisë Socialiste (PS), kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Mësohet se anëtarët do të jenë online. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se në këtë takim pritet të diskutohet për riorganizimin brenda partisë, duke përfshirë analizën e situatës në secilin qark dhe planet për rienergjizimin e strukturave. Përveç kësaj, do të bëhen përgatitjet për asamblenë e marsit, siç ishte lajmëruar në asamblenë e fundit të partisë.

Read More

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër, Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visart Cengu. Sipas prokurorisë, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të pandehurit R.S dhe B.M akuzohen për veprën penale “Manipulimi me prova”, ndërsa R.S, J.B dhe A.V. akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. “Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet më tej në njoftimin…

Read More

Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia kanë pushtuar rrugët kryesore të Athinës, sidomos në sheshin e parlamentit, që protestojnë kundër të qeverisë. Qytetarët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa pritet një protestë masive. Mijëra fermerë janë gjithashtu të pranishëm, të cilëve i janë bashkuar edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve. Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites. Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Read More

Nutricionistja Diola Dosti, e ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u shpreh se cilësia e spermës këto 70-80 vite, është reduktuar deri në 50 për qind. Sipas saj, reduktimi i hormonit të testosteronit ka ardhur për shkak të kimikateve që gjenden në përmbajtjet e plastikës. Dosti u shpreh se kjo po studiohet dhe po shihet me shumë kuriozitet nga shkencëtarët. “Do të cekja në fakt, reduktimin e hormonit të testosteronit, ka disa arsye përse, por njëra nga arsyet që po shqyrtohet kohët e fundit është për shkak të përdorimit të kimikateve që praktikisht gjenden në përmbajtje…

Read More

Një grup prej 18 ligjvënësish republikanë i kanë kërkuar Presidentit Joe Biden të çaktivizojë llogarinë e tij të fushatës në TikTok duke përmendur këtu shqetësimet e sigurisë kombëtare. Reuters, që ka arritur ta shohë letrën, thotë se ajo nënvizon faktin se kreu i shtetit amerikan po “injoron rreziqet që vijnë nga ky aplikacion. “ Si mund t’i paralajmërojë qeveria federale amerikanët për rreziqet e TikTok-ut kur atë e përdor edhe vetë presidenti”, thuhet aty. Ekipi i fushatës së Bidenit krijoi një llogari në këtë aplikacion për të postuar aty një video të shkurtër dhe kjo në një kohë, kur kampi…

Read More

Pas thyerjes së rregullit të Vëllait të Madh nga Meritoni, për të mos u futur në pishinë, në të kundërt nuk do të kishte buxhet, solli mjaft përplasje të ashpra në shtëpi. Një ndër to ishte edhe mes tij dhe Erjolës, ku kjo e fundit e revoltuar i hodhi një lëng frutash në fytyrë, ndërsa iu drejtua me fjalë ofenduese. Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë? Lahu tani (i hedh lëngun e frutave) Ndyrësirë Meriton: Kaloj njeri Erjola: Po rrimë pa kafe pa ujë, i ndyrë. Meriton: Vazhdo zemër Erjola: Tallesh me bukën tonë, e ju rrini si pula, krejt……

Read More

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e avokatëve të Laert Haxhiut për pyetjen si dëshmitar tek Orges Bilbilit e Anterio Kaloshit në procesin ku ai akuzohet për “masakrën e Lushnjës”. Bilbili e Kaloshi janë akuzuar për të njëjtën ngjarje në një proces të veçuar dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata nuk pranoi pyetjen e tyre me arsyetimin se nuk është bërë në momentin e duhur procedural.

Read More

“Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja”, ka thënë 39-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij rumune, brenda banesës ku jetonin në rrugën Patroklou në Kaminia, Greqi. Gentian Mino ka pretenduar se e shkrepi armën gabimisht teksa po “ngacmonte” të dashurën e tij 29-vjeçare, pasi kjo e fundit nuk ndihej mirë kur shikonte pistoletën. Në një moment, shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë. 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj. Ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari…

Read More

Në ”Big Brother Albania Vip 3”, banorët po tregojnë edhe ngjarjet që kanë shënuar jetën e tyre. Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë, dhe i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien që ata kanë mes tyre. Ai i kërkon që të hedhin mbrapa krahëve çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. T’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen. Ai ka përmendur se nga gabimet që ka bërë i ri, nuk mund të shohë dot djalin për kohë të gjata dhe për këtë është penduar shumë, prandaj kërkon që edhe Sara…

Read More

Kupa e Shqipërisë është futur në fazën më emocionuese, teksa sot dhe nesër do të luhen takimet e para çerekfinale. Sot në orën 13:30, Kukësi do të përballet me Partizanit. Verilindorët nuk po kalojnë një moment aspak të mirë dhe fitoren e fundit e kanë pikërisht në Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit, aty ku avancuan më tej në çerekfinale. Në takimin e parë me të kuqtë, Kukësi do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv për të shpresuar te kualifikimi. Në anën tjetër, Partizani në këtë sfidë vjen me moralin e lartë pas triumfit në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës…

Read More

Seanca për Erzen Breçanin e cila ishte planifikuar për sot, është shtyrë pasi ai është shtruar në spitalin e burgut. Seanca gjyqësore ndaj ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës është shtyrë për në datën 23 shkurt. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën. Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Read More