Author: tirana

Graciano Tagani ka ndërprerë në mes rrugëtimin në Big Brother VIP Albania 3. Balerini nuk arriti dot t’i shpëtonte nominimit mes Eglës, Romoes, Ilnisës, Meritonit dhe Rozës. Rrugëtimi i tij ishte i shkurtët, por arriti të krijonte dinamika brenda shtëpisë. Në lidhje me këtë largim Arbri nuk kurseu batutat. Ledion Liço: Graciano u largua pa takuar asnjë, një dorë befaz i dha Albit, të tjerët jo. Arbër Hajdari: Po shumë bukur iku pa takuar asnjë, se nuk është se ka shkuar mirë me ata aty brenda. Nuk donte të bënte drama me të qara tel dera, sikur vdesin për njëri-tjetrin. As bileta…

Read More

Teuta dhe Tirana janë ndarë në barazimin pa gola në ndeshjen e parë të çerekfinales të Kupës së Shqipërisë e cila është luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, ku protagonistë janë parë “gardianët” e ekipeve përkatëse. Një rezultat i drejtë për këtë përballje të parë, ku gjysmëfinalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Read More

Edhe pse i izoluar në banesë, ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim virtual, në protestën e thirrur prej tij përpara godinës së Kryeministrisë. Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë. Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës. Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë. Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre. Çdo vit më…

Read More

Gjatë një konference për mediat në Ankara me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri Edi Rama ka komentuar njohjen e lejeve të drejtimit në Turqi, ku tashmë qytetarët shqiptar mund të lëvizin atje lirisht. “Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama. Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri. Kjo do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë.

Read More

Teksa Kryeministri Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Turqi, së bashku me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se pjesë e diskutimit me Ramën ishte edhe organizata FETO, për të cilën u shpreh kështu: Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo të arrijë objektivat e saj dhe shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë…

Read More

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha e cila kohët e fundit është bërë aktive në tubimet politike, ka zgjedhur të marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës të thirrur nga babai i saj. Ndonëse Berisha e ka të pamundur pjesëmarrjen fizike në protestë për shkak të arrestit në shtëpi për aferën e ish-kompleksit Partizani, Argita Malltezi ka shkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si shenjë mbështetje për babanë e saj.

Read More

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë. Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’. “Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion. Të dashur miq, ai që…

Read More

Edhe pse Jorida Tabaku dhe Alfred Rrushaj njihen si dy prej njerëzve që kanë miqësi me Lulzim Bashën, ditën e sotme ata janë parë në protestën e thirrur nga grupi Rithemelimit. Nuk dihet nëse ky tubim ka bërë që Tabaku dhe Rrushaj të shkëputen përfundimisht nga Basha, apo dalja e sotme në prah të grupit të Rithemelimit do të thotë tërheqje e tyre dhe bashkim me ta.

Read More

Sapo protesta e opozitës ka nisur zyrtarisht para Kryeministrisë, dritat në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë fikur. Mësohet gjithashtu se shtyllat janë lyer me graso. Gjithashtu janë instaluar kamera me rezolucion të lartë nga ana e policisë, për të regjistruar pamjet nga çdo incident i mundshëm. Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

Read More