Author: tirana

TikTok është bërë një burim krimesh që ka prekur edhe Shqipërinë, me rastet që kanë ndodhur. Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço solli edhe njëherë në vëmendje pasojat që ky rrjet, kaq i përdorur social, shkakton tek fëmijët, deri në vetëvrasje. “Ne kemi dy ngjarje, na u vetëflijuan dy fëmijë me ato sfidat e TikTok. Nuk ishin në radarin e policisë se çfarë loje po bënin. Shikonin një litar, shikonin që po vareshin, të tjerët qeshnin dhe komentonin, ndërkohë ata humbën jetën”, mori shembull profesori. Karamuço sugjeron që përgjegjësit e këtij rrjeti duhet të përdorin disa mekanizma që të parandalohen këto…

Read More

Hamasi ka zbutur pozicionet e tij dhe Egjipti po punon për të marrë fleksibilitet të ngjashëm me delegacionin izraelit që do të arrijë në Kajro në orët e ardhshme”. Ndërkohë, sipas gazetës saudite Asharq Al-Awsat, e cila citon burime diplomatike, “ka përparim në bisedimet midis Egjiptit dhe Hamasit për marrëveshjen e pengjeve. Hamasi ka zbutur pozicionet e tij dhe Egjipti po punon për të marrë fleksibilitet të ngjashëm me delegacionin izraelit që do të arrijë në Kajro në orët e ardhshme”.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Mësohet se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta. Mbledhja do të fokusohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë, si dhe në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025. “Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” në Top News është pyetur për BBV, një nga formatet që po diskutohet më së shumti në Shqipëri. Sipas Ngjelës, me aq sa e ka parë, Ilnisa, Roza dhe Rike janë aktore mjaft të mira dhe se dashuria aty brenda nuk ekziston. Avokati merr shembull aktorët të cilët puthen nëpër filma, por kjo nuk do të thotë që tradhtojnë partnerët e tyre. Pra i njëjti rast është edhe në BBV, sipas Ngjelës banorët nuk dashurojnë vërtet, por e bëjnë thjesht për lojë. “Më kanë bërë përshtypje ato tre vajzat e bukura të cilat…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm në PD e Rithemelimit, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia sdipas tij, ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës. ”Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët!…

Read More

Shqipëria, kjo perlë e fshehur e Ballkanit, përfaqëson një destinacion gjithnjë e më popullor për të apasionuarit pas udhëtimeve që kërkojnë autenticitet dhe peizazhe që të lënë pa frymë, shkruan në një artikull revista franceze e udhëtimeve “A Vous Poitiers”. TIRANA, NJË KRYEQYTET ME ENERGJI Në udhëtimin tuaj në Shqipëri, filloni duke eksploruar Tiranën, zemrën e vendit. Ky qytet dinamik ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, kulturës dhe modernitetit. Qendra e qytetit është shtëpia e vendeve ikonike si Sheshi Skënderbej, ku qëndron statuja e heroit kombëtar dhe Muzeu Historik Kombëtar. Rizhvillimi urban i Tiranës i ka sjellë ngjyra fasadave të…

Read More

Policia e Sarandës informon se mëngjesin e sotëm ka zbuluar një sasi lënde eksplozive të vendosur pranë një dyqani. Lënda shpërthyese, e lidhur me një fitil dhe kapsollë detonatore u gjet në derën e jashtme të dyqanit në pronësi të shtetasi I.Th. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Për trazirat në protestën që Partia Demokratike dhe aleatët mbajtën mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë, ku pati hedhje të flakadanëve dhe të bidonave me benzinë që nxorrën zjarr, Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona, si edhe 6 të tjerë janë në procedim. Njoftimi i policisë Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një insitucioni shtetëror, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore. Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të “Raisina Dialogue”, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe. Gjatë kësaj vizite, ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj. Vizita e ministrit në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi…

Read More

Një video u bë virale dje në rrjet, ku fjala është për tensionet brenda xhamisë ”Dine Hoxha” në Rrugën e Kajavës. Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës, Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë. ”Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”,-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës. Juristja Migena Balla është shprehur se një pjesë e madhe e hoxhallarëve vuajnë nga deliri i madhështisë. Për të njerëzit nuk duhet t’i shohin këta hoxhallarë si idhuj dhe kur ata e kanë gabim, duhet ta pranojnë se ai gaboi. “Ne si myslimanë e…

Read More

E pranifikuar që do të mbahej këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes mungesa e kryesueses Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet të Gjykatës Kushtetuese. Dështimi i seancën pamundësoi pyetjen e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.

Read More

Dhuna në familje vijon që të jetë një plagë e shoqërisë shqiptare. Një 71-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe posedonte lëndë shpërthyese në banesë. Si rezultat i kontrolleve të mëtejshme bazuar në inteligjencën policore, Policia në banesën e 71-vjeçarit gjeti armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur. ”Sekuestrohen 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3…

Read More