Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Bledion Nallbati ka reaguar për amnistinë penale, pas qëndrimit që sot mbajti Lulzim basha. Ai thotë se nuk kam propozuar asnjë amendament që synon apo parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar, që janë dënuar apo gjykuar nga GJKKO. ”Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim, çdo tentativë e mazhorancës duke dezinformuar edhe median është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qellim të përfshijë shtresat që kanë nevojë por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar”,-thotë deputeti. Reagimi i plotë Në projektligjin për Aministinë, ndryshe ngasa ka…
Author: tirana
Kanceri hyn në mesin e sëmundjeve më të frikshme; në vitin 2022 në Kosovë nga kanceri u prekën 3110 persona. Në Gjermani çdo vit gjysmë milioni njerëz marrin lajmin e rëndë nga mjeku se janë të sëmurë nga kanceri. Pas sëmundjeve kardio-vaskulare kanceri në Gjermani është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve. Kështu shkroi së fundit revista gjermane DER SPIEGEL. Artikulli i DER SPIEGEL nuk përmbante vetëm lajme negative, siç tregojnë faktet në vijim. Ndërkohë, shkruan revista, gati gjysma e pacientëve të moshës madhore dhe të prekur nga kanceri — shërohen. Te fëmijët statistikat janë edhe më të mira: katër…
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Fier. Tre vajza të reja përkatësisht të moshave 19, dhe 17 vjeç janë konfliktuar me njëra-tjetrën për arsye ende të paqarta. Si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy prej tyre. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset: -E. Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17…
Interi e fitoi 1-0 ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit në “San Siro”, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve. Një ndeshje e vështirë, që u vendos nga në gol i Arnautovic në pjesën e dytë. “Performancë e shkëlqyer nga djemtë, që ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë, në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautovicin, për mënyrën se si hyri dhe si po punon në stërvitje. Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë, edhe pse mund të kishim shënuar. Më pas, në…
Imami Ahmed Kalaja, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai iu jep përgjigje, pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të tij. Së fundmi, një prej tyre e ka pyetur se sa fëmijë duhet të bëjnë. Në përgjigjen e tij, Kalaja thotë se minimalisht, një çift duhet të bëjë 6 fëmijë. 10 fëmijë, sipas tij, do të ishte mirë, ndërsa 12 fëmijë do të ishte shumë mirë.
Harrojeni barnat pasi seksi i shpeshtë mund të jetë çelësi për të shmangur disa sëmundje. Një specialist i mjekësisë kineze thotë se seksi i rregullt është thelbësor për një shëndet të mirë. Ai zbuloi se sa shpesh duhet të bëjmë seks bazuar në moshën tonë. Nina Cheng ngarkoi një video në TikTok duke thënë: A e dini se seksi i pamjaftueshëm konsiderohet shkaktar i sëmundjes në mjekësinë tradicionale kineze? Ndërsa mjekësia tradicionale kineze shpesh thekson efektet e mundshme afatgjata të aktivitetit të tepërt seksual, shumë nuk e kuptojnë se seksi i pamjaftueshëm konsiderohet gjithashtu një shkak i sëmundjes. Pra, sa…
Dy deputetet e PD së Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Elda Hoti ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Etikës që i përjashtoi për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në ankimimin drejtuar Byrosë së Kuvendit, ligjvënëset demokrate theksojne se ky vendim është antikushtetues dhe akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri. “Mbledhja e Sekretariatit është mbajtur on-line, në shkelje të Rregullores së Kuvendit e cila në asnjë rast nuk parashikon që mbledhjet e këtij Sekretariati, mund të mblidhen on-line. Pretendimet e shtatë deputetëve (4 prej tyre zonja deputete) në adresë të dy zonjave Deputete për “shkelje”, janë të pabazuara,…
Pak javë më parë, motra e Bes Kallakut ishte e ftuar në “Vizioni Pasdites” ku nuk kaloi pa u pyetur edhe për raportin me Xhensilës. Anna Kallaku foli me shumë respekt dhe konsideratë për kunatën. “Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, u shpreh ajo. Duket se të njëjtin respekt e gëzon edhe Xhensila për Anna Kallkun, pasi ndryshe nga Besin ajo vazhdon të ndjekë në Instagram (ish) kunatën e saj.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti Bajram Begaj bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera. Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj. Zoti Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar.…
TikTok është bërë një burim krimesh që ka prekur edhe Shqipërinë, me rastet që kanë ndodhur. Babai dhe gjyshja e një djali 10-vjeçar janë vënë në pranga në Kuçovë, pasi shfrytëzonin të miturin për të nxjerrë përfitime nga TikTok-u. Ata publikonin video të fëmijës ku përdorte fjalë denigruese dhe banale, për të marrë sa më shumë klikime. Denoncimin e bëri ish-gruaja e 44-vjeçarit A. K njëkohësisht dhe nëna e 10-vjeçarit dhe menjëherë është regjistruar procedimi penal për këtë rast. Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. K. dhe N. R 67…
Lulzim Basha bën me dije se ai dhe grupi i tij me deputetë, nuk do të votojnë në seancën e nesërme projektligjin për Amnistinë Penale. Ai tha se nuk është pranuar kërkesa për amnistinë e protestuesve të opozitës. PS nuk i ka 84 vota që duhen për amnistinë penale, dhe tashmë që Basha deklaroi votën kundër, nuk dihet sesi do ti gjejë maxhoranca numrat e duhur sepse Rithemelimi është në kaos në Kuvend dhe nuk voton asnjë projektligj. Ky vendim i Bashës erdhi pasi PS refuzoi të falë protestuesit të cilët akuzohen për goditje të punonjësve të policisë, për përdorim…
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare shpalli datën e fillimit të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të IX-ta, i cili nis më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit. Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në Korçë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se, mes shumë aktiviteteve në Vitin e Gjuhës Shqipe, është edhe Konkursi Kombëtar që do të nisë në muajin mars. “Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e Parë” në Korçë, në këtë Muze ku ngado të shohësh…