Author: tirana

Godina ku jetoi diktatori Enver Hoxha po rikonstruktohet. Vila 31 nuk kishte asnjë funksion prej rënies se regjimit komunist në 1990. Tashmë ajo po bëhet gati të marrë një destinacion të ri. Gjatë vizitës së parë në Shqipëri të presidentit francez Emanuel Makron, kryeministri Edi Rama deklaroi se vila e ish diktatorit do të shndërrohej në një strehë arti. “Thamë se në këto mure duhet bërë gjithçka që urrente pronari i mëparshëm dhe atë që donte të largonte. Një nga gjërat më të urryera të diktaturës dhe Enver Hoxhës ishte pikërisht shprehja e lirë e artistëve. Si përfundim e vendosëm…

Read More

Një anije shqiptare e cila ishte duke transportuar skrap drejt Turqisë është përplasur me një masiv shkëmbor në Ksamil. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti dhe mos funksionimit të drejtimit. Pas komunikimit me kapiteneria e portit të Sarandës, anija ka hyrë në portin e marinës “Limion”. Anija është akostuar pa probleme ndërsa po vlerësohet dëmi që i është shkaktuar dhe mundësisë më pas për vazhdimin ose jo të udhëtimit.

Read More

Një studim ka zbuluar se gratë i interpretojnë dhe i kuptojnë emoji-t ndryshe nga burrat, kështu që herën tjetër që do t’i dërgoni dikujt një emoji, sigurohuni që ajo të interpretohet saktë, raportoi Independent. Kjo për shkak se emoji-t janë subjektive në natyrë. Ndërsa disa mund ta interpretojnë një fytyrë të përlotur si trishtim, të tjerë mund të interpretojnë lumturinë e pamasë që e bën njeriun të qajë. Emoji-t janë një mënyrë për të shprehur ndjenjat që mund të ndryshojnë nga personi në person, nga gjinia në gjini, si dhe mosha. Ideja e shprehjes është e ndryshme për të gjithë.…

Read More

Ursula von der Leyen premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, nëse merr një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. “Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimor”, tha von der Leyen. Duke folur në Bruksel në krah të presidentit të Partisë Popullore Europiane Manfred Veber, shefja aktuale e Komisionit Europian u shpreh optimiste për këtë synim. “Ky mbetet një proces i bazuar në merita. Jam e lumtur që vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka…

Read More

OpenAI, kompania kaliforniane që mahniti botën me ChatGpt, i ka lënë sërish të gjithë pa fjalë me Sora-n, inteligjenca artificiale e aftë për të gjeneruar video realiste duke nisur vetëm nga teksti. Ashtu si ChatGpt u trajnua për miliarda shkrime, Sora u trajnua në një arkiv të madh videosh. Bazuar në atë që ka mësuar, Sora mund t’i transformojë udhëzimet e përdoruesve – të ashtuquajturat “prompts” – në imazhe lëvizëse. Rezultati është magjik. Në një nga videot e publikuara nga OpenAI, një grua ecën në një rrugë në Tokio. Të gjitha komandat që i janë dhënë inteligjencës artificiale janë respektuar.…

Read More

Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studetit, gjithashtu dhe ligji për kategorinë e shërbimeve dhe enteve shtetërore dhe subjekteve të tjera të cilët përfitohen me çmime të reduktuara nga përdorimi i kartës së studentit. Sipas udhëzimit studenti mund të përfitojë kartën e studentit kur ai regjistrohet pranë një institucioni të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që institucioni i arsimit të lartë brenda vitit akademik përcjell pranë institucionit përgjegjës për emërtimin e kartave të studentit listën e studentëve të rinj të pajisur me numër identifikues…

Read More

Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet domosdoshmëria e ndërhyrjes, duke korrigjuar disa aspekte të saj. Për deputetën e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, kjo skemë tanimë mund të konsiderohet e vjetëruar, për aq kohë sa mbart të njejtat problematika. Nga studio e emisionit “Box to Box” Resulaj u ndal edhe tek aspektet të cilat duhet të rishikohen, që nga rritja e numrit të punësuarve duke luftuar informalitetin e deri tek rritja e nivelit të sigurimeve dhe barazimi i kontributeve për…

Read More

Turqia kreu me sukses fluturimin e parë të gjeneratës së pestë të avionit luftarak vendas. Kjo është pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të përmirësuar forcat ajrore. Turqia, një vend anëtar në NATO, nisi projektin TF-X për të prodhuar avionin kombëtar luftarak në vitin 2016. Kompania turke për pajisjet ajrore TUSAS firmosi një marrëveshje me firmën britanike BAE me vlerë 125 milionë dollarë në vitin 2017, për të zhvilluar gjeneratën e pestë të “fajkoit” të qiejve, të emërtuar KAAN. Sipas të dhënave të publikuara, mjeti luftarak është në gjendje të fluturojë me një shpejtësi mesatare prej mbi 2 mijë kilometrash…

Read More

Denion Meidani, është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut. Këtë post deri më tani, e ka mbajtur Fatos Reka. Më herët, gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, në fjalimin e tij Denion Meidani, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës. Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon. “Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të…

Read More

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme. Për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë një 31 vjeçar, banues në fshatin Shjezë. Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte…

Read More

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”. Publiku Natashën e njeh prej shumë vitesh më parë. Përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit, bëri bujë 6 vite më parë. Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë. Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish-nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të…

Read More

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 27-vjeçarja Sibela Abedini, u hodh nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë humbi edhe jetën, babai i Sibela Abedinit, Artani, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, ka folur për rastin e vetëvrasjes së vajzës, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku. Babai i Sibelës, tha se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë. Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun. “Sibela nuk kishte shqetësim, me mua…

Read More