Manchester City bën detyrën në stadiumin “Etihad” kundër Brentfordit dhe ngjitet në vend të dytë në renditjen e Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi minimalisht në sfidën e prapambetur të javës së 18. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me City-n që krijoi më shumë mundësi shënimi, por Brentford u mbrojt mirë dhe krijoi raste të rrezikshme. Fitoren “Citysens” ia dha Erling Haaland që shënoi në minutën e 71 të lojës. “Për të tilla takime, Haland është futbollisti i duhur. Brendford nuk të lë hapësira, prandaj duhet që të luash me një sulmues tipik. De Bryune qëndroi në stol…
Author: tirana
Një film në Netflix mbi Aleksandrin e Madh që përshkruan marrëdhënien midis liderit të madh maqedonas dhe gjeneralit të tij besnik Hephaestion, si një dashuri homoseksuale ka shkaktuar kritika në Greqi. Lina Mendoni, Ministre e Kulturës e Qeverisë së Athinës, e përkufizoi serialin televiziv “Aleksandri, krijimi i një perëndie” si “një sajesë me përmbajtje jashtëzakonisht të ulët dhe të tmerrshme, plot pasaktësi historike”, duke komentuar në lidhje me përshkrimin e dy protagonistëve si homoseksualë: “Nuk përmendet në burimet e kohës një marrëdhënie që shkon përtej miqësisë, siç e quan Aristoteli”. Në Athinë çështja përfundoi në një debat në Parlament, ku…
Normalizimi i bisedave për çështjet e shëndetit mendor është diçka pozitive, por ka një ndryshim të madh midis terapisë së udhëhequr nga ekspertët dhe shndërrimit të saj në përmbajtje të mediave sociale. Hashtagu #mentalhealth në rrjetin social Tik Tok ka mbi 44 milionë shikime. Ky mund të jetë një lajm i mirë, por nuk ka rëndësi sa flitet, por si flitet. Sipas ekspertëve ata që po flasin në mediat sociale për depresionin po e bëjnë për shikueshmëri dhe jo sepse kanë njohuri apo janë të trajnuar. “Ka ndikues të shëndetit mendor, njerëz të patrajnuar që kanë gjetur një treg në…
Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, ka vendosur të bllokojë nesër seancën e Parlamentit ku është parashikuar të votohet marrëveshja me Italinë për emigrantët, ligji për zonat e mbrojtura dhe amnistia penale. Në lidhje me amnistinë, grupi i PD ka sqaruar se në parim janë pro amnistisë, por në situatën ku ndodhet parlamenti, grupi i PD-së nuk përfshihet as në diskutime e as në procesin e votimit. Një ditë pas protestës deputetët vendosën të dalin në bazë dhe mësohet se Flamur Noka dhe Gazment Bardhi do të nisin së shpejti një tur në të gjitha degët e PD.
Tensionet nuk kanë munguar as në Byronë e Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së së Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë. Këto të fundit kërkuan mbledhjen e Byrosë, seancë në të cilën plasi debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Ermonela Felajn dhe Klotida Bushkën, ndërsa ato ikën nga salla. “Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.
E përditshmja franceze “News.day Fr” e ka cilësuar Shqipërinë si vendi ideal për të vizituar në 2024-n. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga “News.day Fr”. “Natyra dhe plazhet shqiptare premtojnë të jenë pushimet e paharrueshme të francezëve për vitin 2024. Nën fokusin e promovimit të medieve franceze të udhëtimeve ku së fundi “News Day Fr” dhe “A Vous Poitiers” e përshkruajnë Shqipërinë si një përvojë e pasur me zbulime për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, traditave lokale dhe turizmit të aventurës, pa lënë mënjanë bukuritë e bregdetit”, theksoi Rama. Rama bëri të ditur se…
27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës pak ditë më parë duke u hedhur nga kati i katër i pallatit, dhe për këtë ngjarja tragjike, babai i saj ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, Daniela duke u shprehur se ajo ka pasur lidhje me personazhin e TikTok, Altin Çoku. Ky i fundit është në burg për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka publikuar foto intime të Sibelës, për të cilën ajo edhe i dha fund jetës. Babai i së ndjerës, tha për emisionin ”Me Zemër të Hapur”, se nuk ka marrë pjesë në varrimin e të…
Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, dëshmoi këtë të mërkurë në procesin ndaj Leonard Dukës, Erlis Duka e të tjerëve, të akuzuar për të njëjtën ngjarje. Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë. Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka. Ai tha se Blendi Teta, po ashtu i dënuar për ngjarjen, ishte marrë peng dhe kërcënuar nga Ervis Martinaj dhe se ishte detyruar të firmoste shkresa që nuk i kishte lexuar. Hetimet për vrasjen…
Pas rasteve të shumta të dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, autoritet vendasve janë të fokusuar në ndryshimin e ligjit me qëllim parandalimin dhe dënimin e ashpër për autorët e këtyre rasteve. Në Tiranë ka ardhur një nga drejtuesit e TikTok, Jakub Olek, drejtor për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë, i cili bashkë me ministrin e Brenshëm, Taulant Balla zhvilluan një seancë pyetje-përgjigje me nxënës të shkollave të mesme. Paketa e Sigurisë në shkolla po fokusohet edhe tek vigjilenca kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Përfaqësuesi i TikTok shtoi se TikTok ka mbi 40 mijë…
Bardhi dhe Sara kanë pasur një javë të tensionuar në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku i kërkuan njëri-tjetrit distancë, kjo për shkak të disa debateve dhe mospajtimeve. Marrëdhënia e tyre është rregulluar në spektakël pas një klipi që iu publikua. Të njëjtit kanë shijuar më pas natën duke qëndruar në shtrat tërë kohën së bashku. Puthjet dhe përqafimet nuk kanë munguar nga çifti, teksa janë shprehur se ndihen mirë së bashku. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Albana Tole lirohet nga detyra si zv. Ministre në qeverinë Rama. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Prej Nëntorit 2021 Tole mban postin e Zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit. Studimet universitare i kreu në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Milano ku u diplomua në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vijim të diplomës magjistrale studimet e saj i thelloi më tej me një Master Universitar në Ekonomi dhe Politika Ndërkombëtare pranë Universitetit Italian të Zvicrës, Lugano dhe Shkollës së Lartë të Studimeve Ekonomike dhe Politikave Ndërkombëtare në Milano. Në vitin 2018…
Natasha Kumaraku, një personazh që ka marrë pjesë në emisione televizive vite më parë për sherret me ish-nusen e djalit, është arrestuar së bashku me të birin, pasi kanë shfrytëzuar të nipin 10-vjeçar për përfitime në TikTok. Ata dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese. Në rrjetin social TikTok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para. Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri…