Author: tirana

Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve, Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës, kjo për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Ata akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për një pallat që kishte shkelur lejen e ndërtimit, pasi kishte tejkaluar afatet e ndërtimit. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkesë që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në…

Read More

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për luftë në Ukrainë dhe për pasojat globale që i ka shkaktuar ajo, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara-G20, këtë javë. “Nëse Putini mendon se pas dy vjetëve bota do të harrojë se kush është përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, e ka shumë gabim”, tha Baerbock të martën para se të nisej për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Brazil. “Ne nuk do të heqim dorë nga parimet themelore të Kombeve…

Read More

Amnistia Penale do të kalojë për votim këtë të enjte në Kuvend, ku duhen 84 vota që PS-ja e vetme nuk i ka. Drafti tregon dhe përcakton qartë kriteret që do të ndiqen për të dënuarit që përfitojnë nga amnistia. Po ashtu në projektligj përcaktohen dhe kategoritë që përjashtohen dhe nuk përfitojnë nga amnistia. DRAFTI REPUBLIKA E SHQIPËRISË Kuvendi PROJEKTLIGJ Nr.__/2024 PËR DHËNIE AMNISTIE Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë VENDOSI: Neni 1 Qëllimi dhe parimet e ligjit…

Read More

Emicione të forta ishin ato mbrëmë në Prime e ”Big Brother Albania Vip 3”. Pas problemeve në lidhjen romantike me Sarën, Bardhi është surprizuar nga motra e tij. Bardhi është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku ka folur për marrëdhënen me motrën e tij, Afërdita Idrizi. Ata janë përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Bardhi shpërtheu në lot. Por motra e tij nuk u takua me Sarën, duke lënë të nënkuptuar se nuk është shumë pro kësaj lidhje. Ledion Liço: Të ka marrë malli për familjen? Bardhi: Jashtëzakonisht shumë. Ledion Liço: Çfarë të ka thënë Afërdita para se të futeshe në shtëpi?…

Read More

Një punonjës i Policisë së Fierit është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se u merrte para drejtuesve të mjeteve për të mos u vendosur gjoba kur ata shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Njoftimi i plotë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të…

Read More

Këto ditë nuk kanë qenë aspak të mira për Bardhin dhe Sarën, të cilët u përballën me një krizë në lidhjen e tyre në ”Big Brother Albania Vip 3”. Sara është shprehur më parë se do ta nxjerrë nga shtëpia Bardhin, gjë që e mohoi gjatë prime-t. Ajo tha se e ka thënë në nerva e sipër, pasi nuk e do një gjë të tillë. Nga ana tjetër Bardhi tha se ka pasur paqartësi për marrëdhënien e tyre. Sara: Sa i përket palës së tretë, unë përgjigje nuk kam pritur nga ai, por kam pyetur produksionin (ish-i dashuri boksier). Kam…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me postimin e një fotogaleri nga vizita e tij dhe e delegacionit që e shoqëronte në Turqi. Në foto shfaqen imazhet kryesore të takimeve në Ankara, që nga pritja zyrtare deri në mbledhjen e Këshillit të parë të Bashkëpunimit Strategjik. Rama shoqërohej nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar në këtë takim, ku u nënshkruan dhe disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe.

Read More

Këtë të mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët, kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqendruar në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Dashi Hëna është vërtet e favorshme, keni ide të qarta në dashuri. Do të përfitoj edhe puna juaj, pasi edhe kreativiteti juaj në zgjidhjen e problemeve do të dyfishohet. Ju mund të provoni vlerën tuaj. Demi Nëse kohët e fundit ka pasur ndonjë krizë në çift, këtë të mërkurë do të keni kohë dhe yje të favorshëm për t’u përmirësuar. Përsa i përket punës, rruga është plot me mundësi, por mos u nxitoni. Binjakët Hënën do ta keni në kundërshtim të qartë, dita mund t’ju lodhë shumë nga pikëpamja sentimentale. Për sa i përket punës, situata është shumë më e…

Read More

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, janë përplasur me një efektiv policie civil menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas asaj që raporton A2 CNN, Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur. Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari…

Read More

Një tjetër Kuti Pandore u hap në Big Brother VIP, këtë herë nga Sara Gjordeni. Sara lexoi titujt teksa blri edhe disa komente, brenda 120 sekondash. Më pas erdhi radha e Zarfit të Zi, i cili kishte të bënte me nominimet. Banorja do të zgjidhte mes grupit të vajzave dhe grupit të djemve, për t’i dërguar të gjithë në televotim. Sara zgjodhi grupin e djemve, kështu që njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën. Për publikun që dron i hapur votimi për të shpëtuar Albin, Fatjonin, Romeon, Julin, Bardhin, Gazin ose Meritonin. Në lidhje me këtë televotim, opinionisti…

Read More

Tensione brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kajavës. Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë. Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut. “Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Read More