Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Partizani dhe Tirana janë gjobitur me nga në masën 100.000 lekë, për shkak të sjelljeve jo të duhura të tifozëve në derbin e mbajtur në “Air Albania”. Zyrtari i Vllaznisë, Bashkim Livareka është pezulluar me dy ndeshje, pasi protestoi nga vendimit të arbitrit. E pëson edhe Laçi. Kurbinasit janë gjobitur në masën 100.000, për sjellje të gabuar të tifozëve. Në Kategorinë e Parë për t’u theksuar është pezullimi me 6 ndeshje për trajnerin e Flamurtarit, Eqerem…
Author: tirana
Në orët e para të ditës së sotme, në provincat e Firences dhe Pratos, karabinierët e komisariatit Borgo San Lorenzo, ekzekutuan urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Firences dhe lëshuar nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të kryeqytetit toskan, për masën “Arrest në burg” ndaj 7 të dyshuarve me kombësi shqiptare, dhe masën “vendbanim të detyrueshëm” dhe “ndalim të largimit gjatë natës nga ora 19:00 deri në ora 07:00” për 3 të tjerë Njëkohësisht, janë kryer kontrolle personale, lokale dhe elektronike ndaj 18 të dyshuarve të tjerë. Hetimi që ka çuar në marrjen e masave ka dalë nga rezultatet e…
Rusia e ka shpallur të martën Radion Evropa e Lirë (REL) si “organizatë të padëshirueshme”, sipas një regjistri të Ministrisë së Drejtësisë. Në përditësimin e fundit është bërë e ditur se Radio Evropa e Lirë është shpallur e padëshirueshme prej 20 shkurtit. Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë. Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë. Ky ligj prek organizatat, aktivitetet e të cilave, sipas autoriteteve ruse, përbëjnë kërcënim për themelet e strukturës kushtetuese të shtetit, për sigurinë,…
Rusia është duke rindërtuar kapacitete për t’i destabilizuar shtetet evropiane dhe për të zgjeruar ndikimin në Lindje të Mesme dhe Afrikë, duke krijuar kështu kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar te lufta në Ukrainë, vlerëson një institut me bazë në Mbretëri të Bashkuar. Hulumtuesit e Institutit Royal United Services [RUSI], kanë argumentuar se kombet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të luftuar Moskën dhe taktikat e saj të një lufte jokonvencionale, nëse dëshirojnë të kenë sukses në mposhtjen e Rusisë në Ukrainë. “Përderisa lufta në Ukrainë po zgjatet, Rusia ka interes që…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se protesta e sotme e thirrur nga Rithemelimi do të jetë masive, por paqësore. Para nisjes së tubimit, Bardhi tha se pret që protesta të jetë masive, me pjesëmarrje edhe të fëmijëve. “Pres protestë me pjesëmarrje masive të qyetatareve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe sigurisht mesazhet që do t’i shikoni në shesh”-ishte mesazhi i Bardhit para nisjes së protestës.
Shitjet e makinave të reja elektrike u rritën në mënyrë dominuese midis të gjitha kategorive në janar 2024 dhe siguruan 11.9% të të gjitha dërgesave të makinave të pasagjerëve në Europë dhe MB. Regjistrimet e makinave të reja u rritën me një total prej 11.5% në tregjet e BE, EFTA dhe MB pas një rënie prej 3.8% në dhjetor 2023. Megjithatë, i gjithë tregu europian, përfshirë Britaninë e Madhe, pa një rritje prej 29.3% në shitjet e makinave elektrike në krahasim me janarin 2023, ndërsa numri i makinave të reja hibride plug-in u rrit me 24.4%, dhe ato hibride elektrike…
Pas incidentit të ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një pjesë e urgjencave dhe ndërhyrjeve janë transferuar në Spitalin e Traumës ku çdo ditë paraqiten mesatarisht mbi 200 urgjenca. Shërbimet e QSUT-së që aktualisht janë transferuar tek Trauma janë kirurgjitë abdonimale dhe hemorragjitë gastrointestinale. Për të shmangur çdo sorollatje të qytetarëve, ka një koordinim mes Urgjencës Kombëtare dhe Spitaleve Rajonale. Gjithashtu edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” janë transferuar një pjesë e urgjencave dhe ndërhyrjeve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shumë shpejt spitali i ri në QSUT do t’i kthehet normalitetit pas incidentit të 11 Shkurtit.
Në orën 17:30 opozita do të zhvillojë protestën e parë për këtë vit kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Tubimi i opozitës ka disa risi, kjo është protesta e parë pa liderin historik të demokratëve, Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, por nga ana tjetër ky është tubimi i parë i Partisë Demokratike të bashkuar dhe opozitës së bashkuar me 11 parti që kanë krijuar federatën e forcave politike të opozitës. Mësohet se të gjithë deputetët demokratë do të nisen nga selia e PD drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”,…
Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia, ka qenë një nga temat më të komentuara në media kohët e fundit. Disa ditë më parë, princ Leka dhe Elia Zaharia, konfirmuan fundin e martesës së tyre. “Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon”, kështu njoftoi Elia Zaharia divorcin me Princ Lekën, pas një zhurme të madhe mediatike. Ndërkohë që Princ Leka, ka vazhduar jetën e tij dhe lidhjen e re të dashurisë, një detaj nga profili i Elia Zaharias në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen. Aktorja zgjedh ende të prezantohet me mbiemrin e Princit, si Elia Zaharia Zogu. Të…
Vaji i ullirit ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë uljen e rrezikut për demencë, shëndet të dobët të zemrës, rënie njohëse ose vdekje të hershme. Por sa i dobishëm është në të vërtetë elementi kryesor i dietës mesdhetare varet nga mënyra se si produkti vilet, përpunohet, ruhet dhe përdoret, në ferma, mullinj, dyqane ushqimore apo në shtëpinë tuaj. “Përfitimet shëndetësore vijnë nga një sërë faktorësh ose përbërësish brenda vajit të ullirit. Kryesori është acidi oleik dhe është treguar se ka përfitime shumë të shëndetshme”, tha Dr. Tassos Kyriakides, asistent profesor i biostatistikës. Gjithashtu e rëndësishme është sasia e pasur e…
Policia ka nisur me organizimin e efektivëve të terren, të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita në orën 17:30. Kujtojmë për protestën do të angazhohen 1100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu janë vënë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë. Segmentet rrugore që do…
Në një intervistë televizive, Flamur Noka, ka folur lidhur me protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet pas pak orësh para Kryeministrisë. Noka deklaron se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama, se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij. Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston, kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, Noka shprehet se ai nuk është kryeministër i vendit, por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit. “Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion…