Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë në një mbledhje online, projektligjin për Amnistinë Penale. Drafti i propozuar nga Këshilli i Ministrave mori vetëm votat e deputetëve të mazhorancës. I vetmi përfaqësues i opozitës që u bë pjesë e seancës së komisionit ishte Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve të paraqitura nga deputetët e maxhorancës. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2.2 mijë të dënuar me shërbim prove. “Ne kemi statistika se kush janë kategoritë përfituese dhe e kemi shumë të saktë. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi…
Author: tirana
Një grup prej 18 ligjvënësish republikanë i kanë kërkuar presidentit amerikan Joe Biden të fshijë llogarinë e tij TikTok, me argumentin se është shqetësim për sigurinë kombëtare. Në letrën e tyre, të parë nga Reuters, ligjvënësit theksojnë se Biden injoron rreziqet e njohura të sigurisë të paraqitura nga TikTok. “Si mund t’i paralajmërojë qeveria federale amerikanët për rreziqet e aplikacionit kur kreu i shtetit po e përdor atë?”, vijon letra. Ndër ligjvënësit që nënshkruan letrën janë senatorët Marco Rubio, John Barrasso, Marsha Blackburn, Rick Scott dhe Josh Haëley. Ekipi i fushatës së Biden krijoi së fundmi një llogari në TikTok,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këtë të martë ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë. Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 mln lekë. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë. Partia Republikane merr 11.4 mln lekë, PDIU merr 9.7 mln lekë, ndërsa social demokratët 12.3 mln lekë. PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 mln lekë. Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, duke…
Në orën 17:30 do të mbahet protesta e thirrur nga PD-ja e Rithemelimit dhe e mbështetur nga aleatët e Sali Beishës, ndërkohë që janë drejt fundit përgatitjet për një ngjarje të tillë. Policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët. Ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin krerët e opozitës.
Policia e Vlorës ka vendosur një pikë kontrolli në dalje të qytetit, e cila po ushtron kontroll në dhjetëra makina dhe autobusë. Këtë të martë nga qyteti bregdetar janë nisur shumë simpatizantë të opozitës për të marrë pjesë në protestën e PD-së dhe aleatëve të saj që do të zhvillohet në Tiranë. Sipas të dhënave kontrollet kanë qenë të përqendruara në dokumentacionin e automjeteve, personat me precedent penal, etj.
Kryeministri Edi Rama dhe pjesa e ministrave që e shoqërojnë, kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë. Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kreu i qeverisë ndodhet për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Komisioni i Ligjeve ka folur për Amnistinë Penale, nga e cila do të përfitojnë disa të dënuar. Ai sqaroi dhe shifrat se sa do të përfitojnë nga kjo amnisti. ”Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që…
Kjo e martë ka nisur me sherre në ”Big Brother Albania Vip 3”. Mbrëmë banorët morën një dënim, dhe ishte që nuk do të kishin ujë për 24 orë, por sot në mëngjes Meritoni e theu masën, pasi u la në pishinë. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Erjolës, e cila pati edhe një debat të nxehtë me të. Më pas janë përfshirë edhe banorët e tjerë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Më shumë se 67.000 qytetarë rusë i kanë dërguar letra Komisionit Hetues të Rusisë, duke i kërkuar që trupi i pajetë i Alexei Navalny-t t’i kthehet familjes. Zemërimi ndaj autoritetet ruse është duke u rritur, për shkak të mospranimit të tyre për ta liruar trupin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq në një burg rus të premten, sipas autoriteteve ruse. Grupi për të drejtat e njeriut, OVD-Info, e ndërmori këtë nismë në një kohë kur Bashkimi Evropian bëri thirrje për një hetim të brendshëm të pavarur për vdekjen e Navalnyt në një burg të largët në Arktik.…
Ibrahim Lici u arrestua pak ditë më parë në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij ka mohuar akuzat. Mustafa Lici tha sot para SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa. ”Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha Lici për mediat.
Pas largimit të Juljan Ahmatajt, këtë të martë Erbim Fagu ka firmosur kontratën me ekipin e Tiranës për të qenë ai tranjeri më i ri. Humbja në derbi ka qenë preteksi dhe pas një mbledhje me tone të ashpra drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar Ahmatajt të japë dorëheqjen. 36-vjeçari Erbim Fagu ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri. Fagu do jetë trajneri i tretë i Tiranës këtë sezon, pas Ahmatajt dhe Orges Shehit. Ky i fundit i shkarkuar që në tetor.
Këtë të martë është mbajtur mbledhja online në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua drafti final për Amnistinë Penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë pranuar një pjesë e amendamenteve të deputetit demokrat Enkeljed Alibeaj dhe Bledion Nallbatit. “Kemi qenë në kontakt me Komisionin e Ligjeve dhe na janë vënë në dispozicion propozimet. I kemi rakorduar ato që parashtroi edhe relatori. Dua ta nis shkurtimisht me amendamentet. Kjo do të shtrihet deri në datën 31/01/2024. Ky propozim është zgjedhur me gamën e personave të dënuar ose që janë në ndjekje penale. Sigurisht është pranuar edhe për veprat që…