Author: tirana

20 mijë euro iu zbritën çmimit të madh të “Big Brother VIP”, pasi Egla braktisi fermën Ovital. Madje, aktorja i la pa ujë konkurrentët, pas dënimit që Vëllai i Madh dha për shkak se ajo nuk ndizte mikrofonin. “Më bënë gjyq publik”, tha Egla gjatë Prime-t të sotëm, duke treguar se ka kërkuar falje. Egla: Mua më është bërë një gjyq dhe më është dukur vetja mes brigadierësh. U kërkova falje për fermën, për ujin Ledjona: Pse gënjen Françeska: Mos gënje Egla: Jam ulur me disa prej tyre, duke u shpjeguar çfarë ndodhi. Mbrëmë, duke më prekur fizikisht, thanë e…

Read More

Në rrjetet sociale 14 shkurti ka qenë një moment ku na ka treguar anën tjetër të VIP-ave tanë, që duhet thënë në këtë festë, nuk janë kursyer as me deklaratat romantike, por as edhe me dhuratat. Por natyrisht veç dhuratave, nuk kishin sesi mos të na tërhiqte vëmendjen disa poza “hot” në rrjetet sociale. Protagonist këtë herë kanë qenë Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi. Çifti, i cili prej vitesh janë ndër çiftet më të pëlqyera të publikut, duket se këtë ditë kanë zgjedhur ta festojnë me një natë të zjarrtë. Si rrallë herë, ka qenë moderatorja, ajo…

Read More

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, që përveç se ndotin mjedisin, mund të bëhen shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin J. K., 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj, sipas neneve 15/2 dhe 15/1 pika g, të Kodit Rrugor.

Read More

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur pa dëshirën e saj. Në informacionin e shkurtër të policisë mësohet se i riu i identifikuar me incialet K.R., banues në Tufinë u arrestua nga shërbimet e Komisariatit nr.4, teksa më parë ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij. K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, informoi sot policia e Tiranës. Ndërkohë një 37 vjeçar, A.LL, banues…

Read More

Zbardhen përgjimet mes avokatëve, të cilët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë dosjen sa iu përket hetimeve ndaj Nikolla Hafëzllarit, Blerand Kozicit, Nikolla Jeskut, Dritan Tabakut, Artiana Kozicit, aktualisht nën “arrest me burg” për masën e sigurisë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga tabulatet telefonike, Kodra shihet teksa bisedon me Hafësllarin mesditën e 5 janarit 2023 duke i thënë këtij të fundit se i ka dërguar një porosi me Nikolla Jeskun, i njohur me pseudonimin…

Read More

Edicioni i tretë i “Big Brother” ka nisur prej më shumë sesa 1 muaj, duke marrë vëmendjen e të gjithë publikut. Personazhet në garë për çmimin e madh prej 100 mijë euro, brenda shtëpisë, kanë dhuruar tashmë shfaqje si me romanca, situata gazmore, por edhe me armiqësi të krijuara. Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë sezon, teksa armiqësi zhvillohen në shtëpi, disa të tjera, kanë marrë jetë edhe jashtë shtëpisë së famshme. Që nga nisja e këtij formati, sytë e gjithë publikut ishin tek Ledjoni dhe Arbana, moderatorja e dy sezoneve të shkuara. U duk se çdo batutë e…

Read More

Në fund të tetorit, më shumë se 40 nga bankierët më të fuqishëm të Evropës u mblodhën në hotelin “Dolder Grand” me pamje nga Cyrihu për tre ditë diskutime rreth gjendjes së industrisë së tyre. Të pranishmëve iu dha mundësia për të pyetur ministren e Financave të Zvicrës Karin Keller-Sutter dhe Guvernatorin e bankës qendrore Thomas Jordan, pak më shumë se gjashtë muaj pasi dyshja luajtën role kyçe në shpëtimin e “Credit Suisse” përmes blerjes nga rivali i saj “UBS”. Bisedimet, të cilat nuk u zbuluan publikisht, u organizuan nga një organizatë shumë me ndikim, ekzistenca e së cilës thuajse…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija e natës”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. V., 32 vjeç, banues në Laknas. Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën “Demokracia”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Një 48-vjeçar nga Polonia është arrestuar në Pikën Kufitare Muriqan pasi tentoi të dilte nga Shqipëria teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet polake. Sipas asj që njofton policia i ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin. “Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin…

Read More

Fjalimi i Yulia Navalnaya në konferencën e Sigurisë në Mynih u prit nga një ovacion i gjatë dhe në këmbë nga të pranishmit. Siç shihet në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë në këmbë dhe duartrokitje të gjata. Siç shihet edhe në video, presidenti Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Presidenti i Serbisë rregulloi kufjet e tij për një rishikim të njëkohshëm, dhe…

Read More

Mesditën e kësaj të shtune kreu i grupit parlamentar opozitar të Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka kanë shkuar së bashku për herë të parë në Elbasan pas bashkimit të dy grupimeve, ndërsa më herët ishin edhe në Shkodër. Ata së bashku me të gjithë deputetët e këtij qarku janë takuar me strukturat e PD-së në Bashkinë e Elbasanit ku fokus është bashkimi i demokratëve. Luçiono Boçi gjatë fjalës së tij deklaroi se do ta shpëtojmë Demokracinë në shembullin e bashkimit të shumëpritur. “Kam besim te z.Bardhi dhe deputetët e tjerë se do ta shpëtojnë parlamentarizmin dhe Demokracinë. Kam…

Read More