Një 29-vjeçar në Fier ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet ai dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale një video intime. Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia sekuestroi dhe një sasi lende narkotike kanabis. Njoftimi i Policisë: Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për…
Author: tirana
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Instagram, ka ndarë pamjet krah presidentes Vjosa Osmani, ku shkruan: “Gëzuar Pavarësinë Kosovë, ky vend që ndër vite, më ka falur kaq shumë dashuri, dhe kaq shumë miq të mirë. Gëzuar disa prej njerezve më puntore e më frymëzues që njohin, vazhdoni të shndritni dritën tuaj”
Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre. Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata…
Me nofkën “Ujku Polar”, burgu ku opozitari rus Alexei Navalny ndërroi jetë ndodhet mbi Rrethin Arktik dhe përshkruhet si një “koloni e regjimit të veçantë”, me temperaturat në rajon që bien deri në -30C në dimër. Është aq shumë në periferi të qytetërimit, saqë e bën pothuajse të pamundur për vizitorët që të arrijnë atë vend. Navalny u transportua në burg nga qelia e tijei mëparshme në koloninë Melekhovo, afërsisht katër orë larg Moskës, ku ai kishte vuajtur një dënim dy-vjeçar. Gjatë kohës së tij në burg ai vuante nga probleme shëndetësore, ndoshta si pasojë e helmimit me Novichok, për…
Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar i cili vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes. Kur policia shkoi në vendngjarje, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares në një pellg gjaku. Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas mediave greke, ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”. Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi…
Flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur në oborrin e Qeverisë, për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë. Nën intonimin e himnit nga orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovares, flamuri valoi nën kujdesen e ushtarëve të Kosovës. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministra e përfaqësues të kabinetit. Në fjalën e mbajtur, krerët shtetërorë kujtuan sakrificën më sublime të atyre që dhanë jetën për liri, derisa theksuan se Kosova sot është më e fortë se kurrë. Sipas Osmanit, në këto 16 vjet të shtetësisë…
I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit që lamë pas, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Paraditen e 17janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj. Gjatë bisedes me portugezin përfaqësuesit e organit të akuzes, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtesimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e…
Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, prokuroria ka lëshuar një urdhërarrest për prindin që rrahu rojen e shkollës “Qamil Guranjaku”, në Elbasan. 40 vjeçari D.K për motive të dobëta goditi me grushte në oborrin e shkollës, në prani të fëmijeve, 70 vjeçarin roje shkolle. 40 vjeçari akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, i cili bën fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në mjediset e institucionit…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes. Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë…
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërroi jetë në rrethana të paqarta teksa ndodhej në burg. 47-vjeçari, sipas njoftimit të Televizionit Shtetëror Rus, humbi jetën menjëherë pas përfundimit të shëtitjes së ajrimit. Autoritetet ruse flasin paraprakisht për një dyshim për ishemi, por ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së tij. Të shumtë kanë qenë ata që gishtin e fajit e kanë drejtuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas avokatit të Navalny-t bëhet fjalë për një vrasje të urdhëruar nga kreu i shtetit rus. Ndërkohë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë. Osmani theksoi se Kosovën e duam të lirë, të pavarur dhe me aleatë. “Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook. Kosova feston ditën e sotme 16-vjetorin e Pavarësisë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 nëpërmjet një deklarate të lexuar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe u miratua në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku merrnin pjesë 109 deputetë.
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 0/18°C – Zonat e ulëta 1/20°C – Zonat bregdetare 6/20°C