Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme nga Konferenca e Mynihut mbi ngjarjet në Tik-Tok. Përmes një postimi në facebook, Rama ka zbardhur një takim me zv.Drejtorin e Përgjithshëm Theo Bertman ku rrëfen se kanë folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri. “Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një urim për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Por lajmi në këtë rast nuk është ky. Në një spot të publikuar në “Facebook” nga Albin Kurti në asnjë moment nuk janë përfshirë emrat e njohur, të cilët lexuan deklaratën e shpalljes së pavarësisë. Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi, në “Ballkan Update” u shpreh se ky spot është një veprim i keq dhe nxit tensione të brendshme në Kosovë. Ai theksoi se Albin Kurti duhet t’i thërrasë mendjes dhe të korrigjojë spotin në fjalë dhe të përfshijë firmëtarët…

Read More

Shkelja e rregullave të “Big Brother VIP 3” nga ana e Eglës, bëri që të gjithë banorët të ndëshkohen. Aktorja mbajti fikur mikrofonin, pavarësisht paralajmërimeve të “Vëllait të Madh”. Në shtëpi, mbërriti më pas një zarf i zi, që njofton se uji do të jetë i limituar dhe ngrohëset në oborr do të jenë të fikura. “Banorë, sikurse edhe ju e dini, rregullat e ‘Vëllait të Madh’ duhet të respektohen nga të gjithë me përpikmëri. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni të jetë i ndezur. Ky rregull është thyer vazhdimisht nga Egla sot. Për këtë arsye, ‘Vëllai i Madh’…

Read More

Qeveritë në Europë prej kohësh po shpërndajnë miliarda euro për të nxitur lindshmërinë. Por deri më sot nisma nuk ka dhënë sukses, pasi prej një dekade numri i lindjeve është në stanjacion. Nga ana tjetër demografët thonë se nëse njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, nuk ka arsye për t’i detyruar ata. Megjithëse shumë qeveri europiane i kanë dhënë prioritet demografisë, demografët dhe ekonomistët pajtohen se përpjekjet për të rritur lindjet në Europë janë të gabuara dhe sugjerojnë që ata të rishqyrtojnë qasjen e tyre. Prej një dekade, numri i lindjeve në kontinent ka “ngecur” në rreth 1.5 fëmijë për…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit,shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re. Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë…

Read More

“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, është ky reagimi i parë i bashkëshortes së Navalny, kritikut të Kremilinit që humbi jetën sot në burg.  Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më ka vetëm burime shtetërore dhe se nuk mund ta besojë “Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij,” thotë ajo.

Read More

Gazetari Baton Haxhiu tha në studion e Euronews Albania se vizita e Blinkenit në Tiranë tregoi se opozita e vetme e Shqipërisë është sistemi i drejtësisë. Sipas Haxhiut, vizita e sekretarit të shtetit të SHBA-së, është një vizitë për të falënderuar personalisht kryeministrit Rama, pasi në tre vitet e fundit marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira. Ka pasur shumë pika që kanë qenë tepër të rëndësishme për të vendosur paqen në rajon. “Perandoritë nuk kanë shumë kohë, ata gjejnë aleatë nëpër rajone. Njeriu i cili ka qenë dje në pikën kryesore të falënderimeve, vjen direkt nga shefi i tij nga…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur mesazhet e Sekretarit Blinken gjatë takimeve të njëpasnjëshme ditën e djeshme në Tiranë. “Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri dje. Sekretari Blinken pohoi se Shqipëria është kryesore në përballimin e kaq shumë prej sfidave me të cilat përballemi dhe se ne mund t’i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku. Sekretari falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e saj ndaj afganëve, mbështetjen e saj për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të…

Read More

Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit. “Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.…

Read More

Arti i flirtimit” nuk zotërohet lehtë nga të gjithë – edhe në ditët e sotme, kur pothuajse gjithçka është bërë më e lehtë për shkak të rrjeteve sociale . Ka njerëz që e zotërojnë atë (si Binjakët lozonjarë dhe Akrepat e pasionuar) dhe të tjerë (të cilët ka të ngjarë t’u përkasin shenjave të mëposhtme ) që vështirë se do të “thyejnë akullin” me objektin e dëshirës së tyre. GaforrjaGaforret i afrohen flirtimit edhe me ndjeshmëri dhe pakujdesi – domethënë mendojnë se askush nuk do t’i ofendojë, ashtu siç nuk do të ofendojnë askënd. Për më tepër, ata besojnë se…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se Rusia ishte “përgjegjëse” për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny. “Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar,” tha Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani. “Rusia është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai. Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi…

Read More

Ka degraduar në ofendime dhe sharje debati mes Erjolës dhe Fatjonit për shkak të punëve të shtëpisë. Teksa Erjola po gatuante në kuzhinë, Fatjoni si lider i shtëpisë, i kërkoi asaj të lante sobën, por ajo nuk e priti aspak mirë. Erjola tha se donte të konsumonte drekën fillimisht pasi kishte dhimbje, dhe përdori fjalë fyese ndaj Fationit. Fatjoni: Mos e lër pis moj zemra lajeni Erjola: Po të ha njerë Fajtoni: Kshu e ke lënë gjithmonë Erjola: Unë skam pi ilaçin se vdiqa nga dhimbjet, Do e fshi . Të q* liderin. Kam dy orë që pres me marr një ilaç. Nuk të…

Read More