Partitë e opozitës, përveç PDIU-së dhe grupit Basha në PD, janë mbledhur këtë të premte në një takim me qëllim krijimin e një Federate të opozitës së bashkuar. Në takim marrin pjesë: Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar. I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike. “Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur…
Author: tirana
Brekët janë kryefjalë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Aktori Julian Deda ka nisur një “mision” mëngjesin e sotëm, pasi dikush nga banorët i ka vjedhur atij edhe djemve të tjerë të brendshmet. Ai i paralajmëroi të gjithë duke i thënë se kushdo që e ka bërë do e vuaj, ndërsa shtoi se “do marr të gjitha brekët e gocave, do t’i nxjerr në shesh”. Ndërkohë sipas Romeon të brendshmet e tyre i ka marrë Roza dhe Rikja. Pjesë nga biseda: Juli: Më kanë marrë më kanë vjedhur brekët. Do fus duart tek të gjithë tani. Edhe tek Egla do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Me këtë rast, Presidenti Joe Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues. Letra e plotë E nderuara zonja Presidente, Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës teksa festoni Ditën e Pavarësisë tuaj më 17 shkurt.…
Ditën e djeshme, gjatë konferencës për shtyp me sekretarin Amerikan, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha edhe se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka vonuar dhe ka komentuar këtë deklaratë, ku thotë se është e tmerrshme. “Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e…
Amnistia Penale javën e ardhmshme do të kalojë në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të shkojë për votim në seancë plenare në Kuvend, ku dhe duhen 84 vota por që Partia Socialiste nuk i ka. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të premte la të kuptohet se disa nga propozimet e bëra nga PD-ja do të pranohen duke marrë kështu dhe votën e duhur për këtë pr/ligji “Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në…
Departamenti Amerikan i Shtetit që ka zbardhur diskutimet mes sekretarit Antony Blinken dhe Presidentit Begaj. Në fokus të takimit padyshim që ka qenë edhe mbështetja që Amerika po i jep vendit tonë për reformën në drejtësi, rrugëtimin europian dhe shumë fusha të tjera. Begaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për mbështetjen, duke siguruar që Shqipëria është e përkushtuar për forcimin e marrdhënieve mes dy vendeve dhe për të kontribuuar për sigurinë rajonale dhe globale. “Nuk mund të lë pa përmendur se ju keni bërë kaq shumë për demokracinë shqiptare, për shtetin e së drejtës, për reformën në drejtësi, për mbrojtjen…
Plakja e popullsisë si pasojë e emigracionit dhe rënies së lindjeve të reja po kërcënon rritjen ekonomike të Shqipërisë. Shqetësimin e ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejo nga Mbledhja e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri. I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga institucionet ndërkombëtare vijim të mbështetjes ndaj Shqipërisë. Ministri i Financave Ervin Mete theksoi se po punohet për finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit…
Bashkimi mes grupit të Bardhit dhe Rithemelimit nuk do të jetë i vetmi. Zbardhet marrëveshja që do të firmoset mes disa partive politike opozitare. Fjala është për grupimin e Berishës, Partinë e Lirisë, partia e Agron Dukës, Famtir Mediu, etj. Ftesë për të marrë pjesë ka pasur dhe Lulzim Basha. Fatmir Mediu dhe Agron Duka ditën e djeshme, kanë njoftuar Lulzim Bashën për platformën e tyre të bashkimit të opozitës në një “Federatë”. Deri më tani Lulzim Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin që ka ardhur nga aleatet historik të Partisë Demokratike. PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS…
Një situatë e pazakontë ka përfshirë shtëpinë e ”Big Brother Albania VIP 3” mbrëmjen e djeshme, me protagonistë Romeo Veshajn dhe Roza Latin. Romeo në bashkëpunim me Fationin kanë thurur një truk, duke pretenduar se aktori do t’i futej Rozës në shtrat pa të mbathura. Aktori ka mundur të futet në krevat dhe më pas ka fluturuar tutje mbi kokën e moderatores njëpalë të bokse, duke pretenduar se ndodhej në shtrat lakuriq. Me ta parë, Roza është tmerruar duke i bërë thirrje që të ndalej, mirëpo Romeo nuk është ndalur aty. Në një moment ai ka rrëmbyer jastëkun e moderatores…
Merr fund aventura koreane për Jurgen Klinsmann. Ish-goleadori i njohur gjerman, i cili ka drejtuar edhe 4 herë kampionët e botës, është shkarkuar nga posti i trajnerit të Koresë së Jugut. Vendimi fatal erdhi pas eliminimit befasues në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë nga Jordania. Me koreanët që cilësoheshin si skuadra më e fortë e kompeticionit. Me anë të një komunikate zyrtare, KFA (Federata e Futbollit të Koresë së Jugut) bën të ditur se gjermanit i mungonin aftësitë si lider. Ndërkohë që puna e tij nuk solli produktin që pritej.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të hapë Konferencën e 60-të të Sigurisë në Munih. Kjo ngjarje po mbahet në kohë kritike, pasi në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Dhomën e Përfaqësuesve ka ngecur një paketë për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të bëjë paraqitjen…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të premte ka bërë 7 propozime për pensionistët, të cilët sipas tij janë kategoria më e diskriminuar. 1-Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore. 2-Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore. 3-Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shendetësore apo spitale. 4-Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë per pensionistët me sëmundje invalidizuese. 5-Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të…