Author: tirana

Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Duhet që Arben Ahmetaj të kapet, pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.

Read More

Dua Lipa e cila u përmend edhe nga sekretari Blinken dje gjatë vizitës në Tiranë, ka publikuar më në fund klipin për këngën e saj të re, “Training Season”, të cilën ajo e performoi në “Grammy Awards” pak javë më parë. Duke reflektuar tekstin në videoklip, i cili në një pjesë thotë “më bëri të ndihem si në vertigo”, Dua u pa e rrethuar nga dhjetëra burra në klip. Ajo tregoi flokët e saj të mrekullueshëm të kuq në klip, ndërsa ishte ulur në një kafene të rrethuar nga burra që shikonin nga dritarja. Videoja muzikore paraqit Duan në takime…

Read More

Një 22-vjeçar u plagos pas një sherri për motive të dobëta. Anton Gjergji akuzohet se ka plagosur me thikë Amatio Gjokën, ndërsa është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. ”Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A.Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A.Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë fjalës së tij në takimin e Konstituencës së përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, tha se Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar për herë të parë në historinë e vet suficit të llogarisë korrente. Sejko tha se duhet të çojmë para luftën kundër inflacionit. Sejko shtoi edhe se plakja e popullsisë, kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë në zhvillimin e ekonomive të Konstituencës sonë. Pjesë nga deklarata Viti 2023 u…

Read More

Shkruar nga Namir Lapardhaja Vite më parë, në një qytet të vogël në jug të Shqipërisë, në zyrën e kryetarit të bashkisë, kishin ardhur dy punonjës të administratës që ankoheshin për njëri-tjetrin. I pari, pasi shpreh një mori akuzash për të dytin, i cili rrinte në heshtje për t’i treguar në fund drejtuesit edhe ‘akuzën’ më të rëndë ndaj të parit, ngeli i shashtisur kur ai, përpara se ky të fliste, i tha kryetarit të bashkisë që njeriu që kishte përballë, veç të tjerash, ishte edhe imoral. Pra, atë që kishte vetë dhe që tjetri mendonte se e kishte ‘armën’…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria synon të kthehet në në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, ndaj edhe është investuar në burimet e energjisë së rinovueshme. I pranishëm në mbledhjen e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që zhvillohet për herë të parë në Tiranë, Rama u ndal te reforma në fushën e energjisë, ku theksoi se “ia kemi dalë të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim çmimin e energjisë, ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjisë”. Kryeministri nënvizoi se vendi është investuar në burimet e energjisë…

Read More

Askush nuk e di se kur njeriu i zbuloi për herë të parë gurët e çmuar, por që nga qytetërimet më të hershme ata kanë nënkuptuar fuqi dhe pasuri. Disa njerëz besojnë se mbajtja e tyre mund të sjellë sukses në biznes, fat të mirë. Vlera e një guri të çmuar përcaktohet nga shumë faktorë duke përfshirë prerjen, madhësinë dhe shkëlqimin. Në përgjithësi, gurët e çmuar ndahen në dy kategori, diamante dhe gurë të çmuar me ngjyra. Rubinët, smeraldët dhe safirët klasifikohen të gjithë si gurë të çmuar me ngjyra. Tanzanite (600 deri në 1000 dollarë për karat)- Tanzaniti është një…

Read More

7.3 milionë dollarë është vlera e kokainës që është sekuestruar nga policia kombëtare e Ekuadorit në kantonin El Guabo të provincës El Oro. Policia gjeti 122 pako me kokainë, ku disa prej tyre janë të ambalazhuara me flamurin e Shqipërisë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Jonathan M. u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion. Agjentët vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgoni gjatë operacioneve duke i ndalur ata. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me paketime droge që mbartnin shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare.

Read More

Princ Leka II pas lajmit për divorcin me Elia Zaharian, tashmë lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi po e tregon edhe në publik, e madje dorë për dore. Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Dyshimet për ndarjen e Princ Leka dhe aktores Elia Zaharia kishin nisur prej kohësh me detajet që zakonisht sinalizojnë ndarjen e personazheve publikë. Prej kohësh, çifti nuk shfaqej më bashkë në evente dhe ngjarje të ndryshme. Princi Leka u njoh me…

Read More

Egjipti po ndërton një lloj mega gardh të mbyllur nga mure të larta në shkretëtirën e Sinait, në rast se do të kishte një eksod të palestinezëve të zhvendosur nga Rripi i Gazës. Zyrtarët e Kajros e zbuluan këtë për Wall Street Journal, duke specifikuar se Egjipti do të përpiqet të kufizojë numrin e refugjatëve shumë nën kapacitetin e zonës në rreth 50-60 mijë njerëz. Megjithatë, autoritetet e Kajros mohojnë se po ndërtojnë strukturën. Për javë të tëra, Egjipti është përpjekur të forcojë sigurinë përgjatë kufirit për të mbajtur larg palestinezët, duke vendosur ushtarë dhe tanke. Më shumë se 100,000…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj 1) Hapi i dytë. Gjithçka dje për mua nisi nga fillimi. Asgjë nuk ishte si më parë. Magjia e iluzioneve u këput si ushkur i vjeteruar brandavekesh. Cullak mbemë perballë realitetit. Guri i zi i Sizifit u rrokullis prapë mbi mua. Pas asaj simbolikes, shkuam në mbledhje avash avash drejt selisë. Lajmi se vetë zonja Garo do na priste me kafe e kumel bëri të veten. Jermi i konfliktit të gjatë duhej lyer me pak ëmbelsi. Nuk qe ashtu. Një persherimë e idhet si bryma u perhap aty ketu në shenjë proteste. Na u premtua që pas…

Read More