Author: tirana

Kryeministri Edi Rama komentoi intervistën e pak ditëve më parë të presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa ndodhej në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken. Sipas Ramës hartat që tregonte Putin duke justifikuar pushtim e Ukrainës do të ishin më mirë të harroheshin, pasi në Europë dhe rajon ka disa harta përgjatë shekujve të kaluar, dhe kjo do të sillte hapjen e “Kutisë së Pandorës”. “Dua të përfitoj nga prania juaj përmes tv tuaj që të ndanin për publikuan amerikan një hartë të Mongolisë dhe për të parë arsyet e legjitimitetit të sulmit kundër Ukrainës,…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, kishin biseduar për shumë çështje dhe se ishin përqendruar kryesisht tek ajo që po bëhet për të nxitur sigurinë. Ai theksoi se Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, ndërsa tha se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. “Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së përbashkët në godinën qeveritare, teksa u shpreh se “ndjej keqardhje që zgjodhët darkën në Mynih”. “Zgjodhët ushqimin dhe jo aq të shijshëm gjerman”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se “por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati”. Rama theksoi se integrimi i vendit në BE, varet nga Shqipëria dhe aleatët e saj europianë. Rama: Nuk mund të mos e ndaj me publikun keqardhjen që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih ku duhet të niseni menjëherë…

Read More

Sekretari Blinken ka sqaruar se pse nuk u takua edhe me përfaqësues të opozitës shqiptare. Gazetari Muhamed Veliu: I nderuar sekretar, në këtë vizitë zgjodhët të takoheni vetëm me dy aktorë të politikës Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, përse nuk u takuar me udhëheqës së opozitës së përbashkët? Sekretari Blinken: Unë kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem disa prej personave të reformës në drejtësi dhe kur të kthehem nga darka, do te kem mundësi të takohem më një segment tjetër dhe aktorët e ndryshëm. Kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe e…

Read More

Kryeministri Edi Rama vlerësoi përpara sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbështetjen amerikane për reformën në drejtësi. Rama: Dua ta falënderoj publikisht sekretarin e Shtetit për çka kemi thënë për të gjitha kontaktet me miqtë amerikanë për mbështetjen e pa zëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend ku nuk ka pasur kurrë drejtësi dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë nuk do të ishte e mundur që ligji ishte i barabartë për të gjithë, duke na mundësuar që sot edhe në Shqipëri si në çdo vend ambicioz është…

Read More

I eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, por duke shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe kë sheh si më të fortë… Si ishte për ty kjo eksperiencë në “Big Brother VIP 3”? “U mësova shpejt. Duke qenë se nuk jam fotozhenik, nuk jam marrë me kamerat. Edhe ata që më menaxhonin rrjetet sociale më thonin ‘si nuk dole pak para kamerave të të bënim foto’. Kam qenë pa komplekse, i vërtetë, edhe vetë e thoja ‘jam…

Read More

Deputeti i PD Edi Paloka, ka reaguar në një postim në Facebook, për fjalët e mira që Sekretari amerikan Antony Blinken i drejtoi kryeministrit Edi Rama. “Jam kurioz të di se çfarë mendojnë ata ‘opozitarët’ e L.B , ata ‘euroatlantikët’ për vlerësimet që Sekretari i ka bërë Ramës ??? Kur Blinken firmosi ‘non grata’-n e Berishës , i thashë L.B se ky ishte një akt kundër PD , për të mbështetur Ramën. Në atë moment L.B ishte dakord me këtë të vërtetë, por në shtator, pasi e kapën për vesh, ndërmori aktin e përjashtimit të Berishës pa pyetur asnjë prej…

Read More

Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Sarandë. Ai ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje, pasi goditi me grushte rojën e spitalit të Sarandës. Autori i arrestuar është Erjon Canaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.” “Kjo vizitë – vijoi më tej Presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.” Kreu…

Read More

Zbulohet personazhi i parë i “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur, Bes Kallaku. Në rolin e moderatorit apo të fermerit? Aktori pritet të surprizojë publikun së shpejti. “Ferma VIP” është reality show më i ri që do të nisë së shpejti në Vizion Plus, ku nuk do të mungojnë artistë nga Shqipëria dhe Kosova. View this post on Instagram A post shared by @fermavip.al

Read More

Ka degjeneruar sherri mes dy banoreve të BBV, gazetares Ilnisa Agolli dhe modeles Françeska Murati për një banane. Modelja ka akuzuar gazetaren se tallet me ushqimin, duke e hapur bananen dhe më pas e ka lënë të pangrënë duke nxitur një sherr mes të dyjave. “Nuk je në një spektakël erotik që e hap bananen ashtu”, i drejtohet Ilnisa duke shtuar se “është turp, lërja tët shoqi ashtu jo mua”. Teksa në një moment, Ilnisa iu afrua modelja i thotë: “hajde më afër, a ke b*thë”, duke i thënë se “ti më drejtove të pasmet mua”. Ilnisa: Se çfarë më…

Read More