“Mirë se vini në Shqipërinë moniste”, kjo është dhe përshëndetja që ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paraditen e kësaj të enjte shkeli në tokën shqiptare. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha ka listuar të gjitha arritjet e Partisë Demokratike ndër vite duke theksuar më tej se në 33 vite pluralizëm, kjo është vizita e parë e një Sekretari Shtetit, që në agjendë ka vetëm takime me partinë në pushtet. Sipas Berishës mos pranimi i Blinken për të takuar përfaqësuesit të opozitës ka ardhur për faj të mazhorancës, apo partisë shtet…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare mungon në fushat e lojës, gjithsesi, rrëshket në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në vendin e 64-të, duke humbur kështu dy pozicione nga një muaj më parë. Performanca e rivalëve në Kupën e Afrikës dhe Azisë kanë ndikuar direkt në renditjen e organizmit Botëror të futbollit. Mungesa e takimeve për kombëtaren e trajnerit Sylvinho gjatë kësaj periudhe, si edhe forma e mirë e dy kombëtareve afrikane, Bregu i Fildishtë dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë sjellë edhe rënien e kuqezinjve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka nisur takimet e tij zyrtare në Shqipëri fillimisht nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Autokolona e blinduar e Blinken ka mbërritur rreth orës 13:35 në Ambasadën e SHBA-së. Sipas axhendës, Blinken do të ketë një takim me punonjësit e ambasadës për të shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu, pritet që Sekretari Blinken të zhvillojë takim dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend. Në axhendë parashikohet një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas një ndalesë te piramida e Tiranës, ku do…
Fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2” duhet të përdoren në kartën e identitetit të të miturve për të treguar prindërit e tyre. Është ky vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës, e cila shfyqizoi një dekret të Ministrisë së Brendshme të vitit 2019, të drejtuar në atë kohë nga Matteo Salvini. Me vendimin e sotëm, Ministria nuk mund të të zbatojë në kartat elektronike të identitetit të lëshuara për të miturit, formulimin “prindër” ose formulim tjetër që korrespondon me gjininë e prindit. Sipas shoqatës së “Familjeve Ylber” gjyqtarët e shkallës së dytë kanë “ripohuar një koncept shumë të thjeshtë. që…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që lidhen me sfidat e sigurisë së aleancës, e cila është tronditur nga deklarata kërcënuese e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Peleshi zbuloi se Shqipëria është në listën e 2/3 të anëtarëve të NATO-s që ka përmbushur angazhimin me vendosjen e 2% të GDP-së në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes. Ai shtoi se vendi ynë ka në plan blerjen e 4 helikopterëve të tjerë “Black Hawk” dhe ngritjen e sistemit antidron për të ruajtur sigurinë e infrastrukturës ushtarake dhe civile, por edhe krijimin e…
Çështja ”Beleri” ka përplasur sërish kryeministrin Edi Rama dhe Sakis Ioannidis, përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë Sakis Ioannidis, por këtë herë në Bruksel. Sakis Ioannidis ka pretenduar se Fredi Beleri duhet të betohet si kryetar bashkie, ndërsa nga ana e tij kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke theksuar se Greqia duhet të mësojë të respektojë drejtësinë në vendin e tyre dhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Rama thekson se kjo është një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar…
Në “prime-n” e së martës nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua Elvis Hysa, pas një nominimi të fortë përballë Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit. Por më pas edhe Dea Vieri ishte banorja tjetër që u eliminua. Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”. Një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”. Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se…
Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë si zv/ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë. Kim u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës. Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. Theksoi dhe se do duhet të ketë ende…
Pasi shkëmbyen puthjen e parë në lojën e ”Romoe dhe Zhuliet”, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj nuk përmbahen më para kamerave. Ata janë puthur teksa qëndronin në oborr, ndërsa situata duket se e ka vendosur paksa në siklet banoren. “U sa vapë, shumë vapë këtu. Të ndalojmë kohën. Na budallepsi ky dielli”, shprehet konkurrentja pasi shkëmben puthje me aktorin. “Nesër nuk do të vendos buzëkuq, se mos më besdis goxha. Po më besdis”, i drejtohet ajo Romeos.
Senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për marrëveshjen e strehimit të emigrantëve, me 93 vota pro dhe 61 kundër. Marrëveshja e mbrojtur nga ekzekutivi ne vend, ishte në lexim të dytë dhe nuk u modifikua gjatë kalimit të saj në Palazzo Madama. Protokolli parashikon krijimin e një kampi në portin e Shëngjinit dhe një CPR në brendësi pranë Gjaderit. Në të dy strukturat, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të srehoen të huajt e shpëtuar në operacionet e shpëtimit në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë,…
Festë e re, por zakon i vjetër. Cristiano Ronaldo shënon golin e tij të parë për vitin 2024. Portugezi ishte fenomenal në fitoren që Al Nasër regjistroi ndaj Al Feiha në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve të Azisë. Pas një kombinimi perfekt me shokun e skuadrës, Marselo Brozoviç, Ronaldo shmangu portierin për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës arabe. Avantazh minimal, por që afron akoma edhe më shumë Al Nasër me një biletë çerekfinale të këtij kompeticioni. Goli merr vlera të mëdha për 39-vjeçarin, i cili zhvilloi takimin numër 1000 në karrierë në nivel klubesh. Ky ishte goli i…
Dy makina luksoze prinë eskortën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Rinasi për në Tiranë, sekretari Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit. Dy makinat luksoze, ku njëra është e Kejvina Kthjellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, që janë sekuestruar me dyshimet se janë vënë nga krimi dhe tashmë i kalojnë në përdorim policisë. Një mjet tip Audi A8 i sekuestruar Kejvinës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që i është sekuestruar Trejsit, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.