Author: tirana

Mes bilbilave dhe kaosit të krijuar nga deputetët e Rithemelimit dhe grupit Bardhi, Kuvendi i Shqipërisë i dha “OK” këtë të enjte propozimin për të shpallur 22 Nëntorin një festë zyrtare. Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë ditë pushimi duke nisur nga ky vit. Kongresi i Manastirit shënohet si ngjarja më e madhe historike e kombit tonë dhe vlerësohet për rëndësinë e tij të institucionalizimit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Read More

39-vjeçari Altin Çoku ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai është nën akuzë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 27-vjeçarja Sibela Abedini mori aktin ekstrem të vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i 4-tër i pallatit, pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetin social TikTok. Policia vuri në pranga 39-vjeçarin si personin përgjegjës për shpërndarjen e asaj fotoje. Çoku ka dëshmuar para Gjykatës se rrjetin social TikTok nuk e përdor për gjëra të këqija, por që ai ha bukë me të si gjithë të tjerët. “Jam arrestuar në…

Read More

Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të dorëzojë një padi në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të Arben Ahmetaj për inceneratorët. Po ashtu Basha u shpreh se kreu i qeverisë nuk do të arrijë dot t’i ikë përgjegjësisë, ndërsa theksoi se arsyetimi i kryeministrit se nuk do të marrë pjesë për shkak të vizitës së Blinken, në seancën parlamentare ku PD kërkoi interpelancë urgjence, është justifikim. “Vizitën e Blinken si justifikim, tregon se çfarë teatrit luhet këtu, që të mos ketë parlament. Shpreh keqardhjen që ky skenar ekzekutohet nga të tjerë deputetë të PD që i heqin mundësinë…

Read More

Këtë të enjte seanca plenare në Kuvend zgjati 16 minuta. Partia Socialiste kaloi ligjin e basteve sportive mes bilbilave të deputetëve të Berishës e Bardhit. Ligji për hapjen e basteve sportive kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.

Read More

Pasi kryeministri Edi Rama mungon në seancën plenare në Kuvend, Lulzim Basha dhe grupi i tij me disa deputetë ikën nga salla e Kuvendit pasi kishin kërkuar interpelancë me të, por kreu i qeverisë ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali. Deputeti i PD-së së vulës, Arbi Agalliu mori fjalën për të kërkuar prezencën e Ramës në Kuvend, por deputetja e Rithemelimit, Elda Hoti i hoqi mikrofonin. “Është kërkuar interpelancë me Ramën. Ai sot nuk mund të fshihet pas Spiropalit apo vizitës së Blinkenit”, tha Arbi Agalli. Ndërkohë në këto momente i është afruar deputetja Elda Hoti, e cila i ka…

Read More

Lulzim Basha ka folur për mediat pak para nisjes së seancës në Kuvend në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin dhe Kosovën. “Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri Edi Rama, por të shohin përtej momentin. Kjo është vizitë që tregon forcën e Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën. Unë se fus në çorapet e pista…

Read More

Grupi parlamentar i PD-së së Bardhit dhe Berishës është mbledhur përpara nisjes së seancës në Kuvend. Në takim marrin pjesë edhe deputetët, Emilia Koliqi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët munguan në mbledhjen e parë. 7 ligjvënësit e PD-së që janë përjashtuar nga Kuvendit nuk do të paraqiten në Parlament, duke u shmangur përplasja me gardën tek dera e institucionit.

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Europian po tregon me veprime konkrete se tashmë është më i përkushtuar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union, “falë” edhe agresionit rus në Ukrainë. “Po shohim se BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra e jo vetëm me fjalë, për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për BE. Është e trishtë që duhej Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Besoj se ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm për të ecur me hapa të guximshëm përpara e të mos presim për një agresion tjetër që të na kujtojë, e…

Read More

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentin e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e integrimit, ku tha se Bashkimi Europain dhe Ballkani Perëndimor duhet të gjejnë një mundësi për rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE-së. ”Ky është një lajm i mirë i ardhur nga organizëm shembulloj i kompleksit të institucioneve si komiteti i Ekonomisë që vendosi të marrë hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë të jenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. Ky është…

Read More

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, deputetja e PD Jorida Tabaku i uron mirëseardhjen Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Përmes një postimi në Facebook, Tabaku thekson se mbështetja e SHBA-së në këto momente kritike, është jetike për vendin. ”Ndaj mbështetja e SHBA në këto momente kritike për vendin është jetike dhe mëse e domosdoshme; lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, përpjekja për një drejtësi që funksionon, një parlament eficent dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare duhet të jenë synimi”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur mbështetës më të rëndësishëm dhe partnerë më strategjikë dhe të fortë që…

Read More

Ardhja e sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë, ka bërë që të gjitha agjencitë e sigurisë shqiptare të jenë në gatishmëri të plotë. Forca të shumta policore në aeroportin e Rinasit. Krahas tyre edhe agjente amerikan nga Secret Security ardhur në Shqipëri disa ditë më parë për të organizuar me detaje masat e sigurisë të sekretarit Blinken.

Read More