E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve. Shëndeti i nënës së dy fëmijëve djalë dhe vajzë po ecin mirë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë emocionet e saj. “E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.” Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes. Pas dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesù,…
Author: tirana
Qeveria e Britanisë së Madhe duket se mendon në çdo aspekt për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Për të paralajmëruar personat që synojnë të marrin përsipër të kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla, duket se autoritetet britanike janë të gatshëm të paguajnë influencerët shqiptarë në TikTok. Kjo lloj skeme është përdorur më parë në Francë e Belgjikë për disa vite, por Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka vendosur që ta zgjerojë këtë politikë. Aty do të përfshihet Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Në plane është që të përfshihet edhe Turqia e India. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në listën…
Një 75-vjeçar, banues në Rozzano, u arrestua nga karabinierët e Brescias me akuzën e pajisjes me logjistikë të një bande shqiptarësh të dedikuar për vjedhje makinash dhe grabitje vilash. Ata kryen të paktën 16 sulme në provincat e Brescias, Bergamos, Milanos, Monzas, Brianzas, Pavias, Piacenzas dhe Reggio Emilias dhe të paktën 4 vjedhje makinash. Së bashku me 75-vjeçarin, në hetim përfunduan edhe 10 kriminelë të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare. Gjashtë janë arrestuar, ndërsa 4 janë aktualisht të pagjetur. Ata akuzohen, për arsye të ndryshme dhe në bashkëpunim, për vjedhje banesash dhe makinash dhe një sërë veprash të tjera…
Shën Valentini apo siç njihet Dita e të Dashuruarve, sot festohet pothuajse në gjithë botën. E në këtë ditë nuk mungojnë as urimet nga artistët e njohur. Miriam Cani e ka nisur ditën e sotme me një urim dashurie për bashkëshortin e saj Alban Skënderaj. Në këtë ditë ajo ka shprehur gjithë dashurinë që ka për këngëtarin dhe tregon sesa falenderuese është ndaj tij. Me fjalë nga më të bukurat, Miriami shkruan: “Gëzuar dashuria e jetës sime. Të dua më shumë se gjithçka tjetër. Faleminderit që edhe pas 17 vitesh di sesi të më bësh të lumtur çdo ditë. 30/05/2007.”
Të tjera dëshmi zbardhen nga dosja e Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut, i cili është arrestuar si i dyshuar për “shkaktim të vetëvrasjes”, por ka një të shkuar kriminale. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014. Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Në…
Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa. “Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të gjejnë dhe sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa. Kujtojmë që Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, ku një sërë sistemesh në Shqipëri rreshtën së funksionuari. Rënia e “shtetit digjital” verën e vitit 2022 veç brishtësisë së infrastrukturës edhe neglizhencës së atyre…
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi lëvizjet e fundit në kampin opozitar ku deputetët e Gazment Bardhit janë bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari nuk e ka cilësuar si bashkim këtë lëvizje, pasi sipas saj, bashkimi i vetëm është foltorja me PD zyrtare të vulës. Kokalari shprehet se edhe kjo tentativë do degjenerojë në mediokritet. “Ky nuk është bashkim. Bashkimi i vetëm është foltorja + PD zyrtare e vulës. Prandaj, si çdo gjë tjetër, dhe kjo tentativë do të degjeneroje në mediokritet total”, shkruan ajo.
Personi në foto është Halil Koka (47-vjeç), i cili mbeti i vrarë sot nga Ilir Koçilja (35-vjeç), është identifikuar si nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ngjarja ndodhi në mesditë, ku 35-vjeçari sulmoi me thikë Kokën, fqinjin e tij. Koka, i plagosur mundi të kapërcejë rrugën dhe vrapoi për t”i shpëtuar Koçilit, por u rrëzua në rrugë. 47-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital. Në momentin e arrestimit, autorit iu gjet në xhep thika me të cilën qëlloi për vdekje Halil Kokën. Gazetarja Vali Qyrfyçi ka mësuar se Koka është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Ai u takua me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Rama publikoi në Facebook foto me Von der Leyen, të realizuara gjatë takimit.
Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për Europianin 2024. Do të jetë Kili kundërshtari i radhës, ndeshja e parë miqësore në prag të finaleve të Gjermani 2024 do të luhet në Parma të Italisë. Takimi është planifikuar më 22 mars në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma – Itali. Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luaj në 25 mars në Stockholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10 ditorë që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje në bazën kuqezi të Dortmundit.
Një debat me tone të larta ka ndodhur ditën e sotme (14 shkurt) në Big Brother mes aktorit Julian Deda dhe balerinit, Graciano Tagani. Juli e ka akuzuar Gracianon se përdor vetëm një kasetë më të gjithë banorët, dhe se ka sjellë në shtëpinë e BBV më të keqën e profesionit të tij. Juli: Ti ke treguar pallaçallëk, ti ke treguar qelbsinllëk dhe ke sjellë më të keqen e profesionit tënd këtu brenda. Ke ardh si një llapaqen i profesionit tënd këtu brenda. Je një llapaqen. Graciano: Ty të bëj të bësh këtë punë, që të mos diskutosh më vetëm për brekët.…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar tashmë standardet e trajtimit të ujërave të ndotura, për të gjitha subjektet e shërbimit apo akomodimit që operojnë pranë njësive të plazheve. Ligji i botuar tashmë në fletoren zyrtare detyron të gjitha këto struktura ashtu sikundër edhe subjektet e reja të pajisura me leje ndërtimi që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Sipas specifikimit të tij, bëhet fjalë për një lloj teknologjie trajtimi me llumit aktiv. Lidhur me këtë impiant, ministria ka parashikuar edhe parametrat që instalimi nëntokësor duhet të përmbajë në mënyrë që të mos krijojë problematika mjedisore. Më…