Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arret me burg për Altin Çokun duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015.Ai ka kërcënuar me jetë mjekun e tij G.S. në vitin 2014. “Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocen e tij dhe për ti’a dhënë avokatit…
Author: tirana
“Është miratuar plani vjetor I pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Departamenti I Administratës Publike, do të shpallë përgjatë vitit 2024, vendet vakante. Por cilat janë kategoritë?” Vendet vakante sipas kategorive ndahen në 868 kategori ekzekutive, 217 për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 92 për kategorinë e mesme drejtuese. Duke ju referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti për këto lloje fushash duke nisur nga shkencat ekonomike, juridike, shoqërore, sociale, mjekësore, inxhinierike,…
Policia e Durrësit është vënë në kërkim për kapjen e autorit të vrasjes që ndodhi ditën e sotme. Deri tani dihet se ai është Ilir Koçilja, banor i lagjes Nr. 4 në qytetin bregdetar. Rreth orës 12:30 pranë shkollës 9-vjecare “Jusuf Puka” të dy personat nisën një debat i cili shumë shpejt përfundoi në konfrontim fizik. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit, por Ilir Koçilja ka pasur thikë me vete dhe me të ka qëlluar mbi 40-vjeçarin Halil Koka, edhe ky banor i lagjes nr 4. Edhe pse ai u dërguarme shpejtësi me një autoambulancë drejt spitalit,…
Egla dhe Graciano debatuan sërish me njëri-tjetrin gjatë natës së kaluar. Sipas aktores, Graciano e ndërpreu kur ajo po këndonte një këngë urimi për ditëlindjen e vëllait. Ndërsa balerini e akuzoi se po e përdor situatën. Egla: Përderisa ti Aqif arrite të prishësh një gëzim timin, mund të flesh edhe pa brekë. Si të duash. Graciano: Po ik moj. Egla: Ik ore burrac. Graciano: Bën viktimizim kjo, të zura edhe be. Egla: Të më prishësh ti mua gëzimin e vëllait, s’ke turp. Graciano: Çfarë përdor mi, se ta thashë, kujt po ia përdor situatën ti. Egla: Këngën që po këndonim…
”PD ka filluar të cedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011”,-thotë ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, sipas të cilit pas publikimit të kasetës ku ilir Meta dhe Dritan Prifti shiheshin duke bërë pazare për tendera e licenca, duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme. “PD ka filluar të çedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011, dhe e kam thënë shpesh që po të isha aktiv në parlament në 2011 duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme pas asaj kasete, dhe t’i drejtohej sovranit që; vota juaj më detyroi për të bërë aleancë për reformat me një subjekt politik që…
Papa Françesku ka pasur një përshëndetje të veçantë për kardinalin shqiptar Ernest Simoni. Kardinali i cili vuajti burgim, persekutim dhe kërcënime me vdekje për rreth 28 vite gjatë regjimit komunist, ishte i pranishëm sot në audiencën e përgjithshme në sallën Pali VI, i ulur në karriget anash Papës, ku zakonisht qëndrojnë ipeshkvijtë dhe kardinajtë. Pas diskutimit të historisë së martirizimit të krishterë në Romën e lashtë, Papa tha se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin quajti një “martir të gjallë”. Papa Françesku e falënderoi sepse edhe…
Pas Bashkisë së Korçës, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan marrëveshjen për Kartën e Studentit edhe me bashkinë e Elbasanit. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri dhe rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Skënder Topi. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të më shumë mundësive për studentët e Universitetit të Elbasanit, për të pasur qasje me tarifa të reduktuara ose falas në shërbimet publike, ato social-kulturore por edhe private. “Ajo çfarë një…
Një vrasje ka ndodhur këtë të mërkurë në Durrës. Pas një sherri, është goditur me thikë në kokë Halil Koka, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar autorin Ilir Koçilja. ”Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e…
26-vjeçari shqiptar, Rey Manaj ka marrë gjithë vëmendjen e futbollit turk. Pas spektaklit dhe golave në fushë, ekspertet e futbollit turq e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës. Manaj ishte protagonist edhe në fitoren e fundit të Sivaspor ndaj Rizespor, pasi me golin e tij i siguroi 3 pikë skuadrës. Manaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek Sivaspor. Ai është aktivizuar në 24 ndeshje ndërsa ka shënuar 16 gola, 12 në Superligë dhe 4 në Kupën e Turqisë.
Sibela Abedini mori me vete edhe pikëpyetjet e vetëvrasjes, edhe pse kushërira e saj thotë se ajo nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Ajo tregon se e ndjera ka qenë një nënë shumë e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën. “Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajzë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida…
Një diskutim mes Sarës dhe Bardhit, të cilët po qëndrojnë në fermën e “Big Brother VIP”, ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Pas spektaklit, tri çiftet e shtëpisë shkuan në fermë, një “surprizë” nga Vëllai i Madh. Teksa Sara po qëndronte me fustanin e spektaklit, Bardhi i kërkoi të ndërrohet. E habitur mbeti modelja, që i vuri në dukje këngëtarit se këtë koment nuk ia kishte bërë asnjëherë më parë. Bardhi: Të ndërrohesh pak.. Sara: Si? Bardhi: Thashë diçka gabim? Sara: Nuk ma kishe thënë asnjëherë. Bardhi: Sot nuk e meriton po hajd… Sara: Pse? Aaa… Bardhi: S’jam idhnu, jam mërzitur…
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot punimet online ndërsa në rend të ditës ishin dëgjesat me krerët e partive politike në vend. Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, paraqiti katër kërkesa. ”Nuk kam entuziazëm se ju si komision do i hyni kaq thellë. Qytetarët shqiptarë duhet që të kenë një të drejtë proporcionale. Ne jemi për proporcional kombëtar, do i jepte sens zgjedhjeve. Do bënte ndryshim rrënjësor. Të bëhen për 3-4 zona elektorake që të mos ketë nevojë për ndryshime kushtetuese. Ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla. 2-Listat të hapen deri në fund,…