Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, pritet që të mblidhet edhe këtë të mërkurë online. Mbledhja është parashikuar për në orën 11:00. Në këtë seancë dëgjimore, të gjitha partitë politike janë të ftuara për të dhënë propozimet e tyre. Kujtojmë se më 9 shkurt, u dëgjuan propozimet e disa nga organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore. Shumica e përfaqësuesve të organizatave, propozuan krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve me banim jashtë vendit, listat e hapura, votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme si dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Author: tirana
Deputetja e PD-së së vulës, Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit pas bashkimit të tij me grupimin e Sali Berishës. Pampuri thotë se PD-ja zyrtare nuk e njeh absolutisht Gazment Bardhin si kreun e grupit parlamentar. Pampuri: Nuk është kreu, nuk e njohim absolutisht si kreun e Grupit Parlamentar. Institucionalisht zoti Bardhi ftohet si kreu i grupit, që të mos t’i hyjmë këtij debati. Të biem dakord për të mos rënë dakord në aspektin e titujve, emërtesave. I tillë njihet edhe nga Kuvendi. Zoti Bardhi ftohet nga Kuvendi, zonja Nikolla e çon edhe në SHBA me grupin parlamentar.…
14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit. Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranës, ka rikonfirmuar mbështetjen për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO. Në mesazhin e ambasadës, theksohet se gjyqtarët e pavarur kanë rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. ”Ekipi ynë i Ambasadës së fundmi priti gjyqtarë nga Gjykatat Speciale të Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin vendimtar të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, dhe tregon përmes një postimi në Facebok, se ka zhvilluar një takim nga Presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan. Rama dhe Al Nahyan biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruhet së shpejti. “I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e…
Në Prime e së martës në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, opinionisti Arbër Hajdari ka sfiduar konkurrenten Sara Gjordeni me një pyetje që ka shkaktuar shumë diskutime. Hajdari ka adresuar aspektin e ndershmërisë dhe hapësirës private të konkurrentëve brenda shtëpisë, duke e pyetur Sarën rreth marrëdhënies së saj të mëparshme jashtë spektaklit. “Pse nuk ishte Bardhi personi që t’i tregoje për boksierin, por ishte Erjola”, ishte pyetja që Hajdari i drejtoi Gjordenit në një moment kur reflektimi dhe ndjeshmëria ishin tejet të larta. Ai e bëri këtë duke iu referuar një bisede të mëparshme që Sara kishte zhvilluar me Erjolën,…
Lulishtja e re në Lezhë është transformuar si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe për turistët. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga kjo lulishte, teksa thotë se ajo është në shërbim edhe të turizmit, por nxjerrë në pah vlerat e memorialit të Skënderbeut, monumentit të vyer historik, që ndodhet përballë saj. ”MIRËMËNGJES dhe me transformimin e Lulishtes së re në Lezhë që shtrihet përbri lumit Drin, si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, kjo pasi prej një viti ai përndiqte një 29-vjeçare. ”Në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
Për herë të parë sekretari amerikan Antony Blinken, nesër (15 shkurt) do të jetë në Shqipëri, ku do të japë mesazhe të forta. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë ka dhënë disa detaje në lidhje me agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Ai thekson se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës. “Sekretari Blinken do të niset nesër për…
Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të ”Big Brother VIP Albania 3”, prezantuesi Ledion Liço ndërhyri në dinamikën e lojës duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj. Pavarësisht rregullave të caktuara, Ledion i komunikoi Romeos se Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e Top Channel si gazetar. I shkurtër në kohë për të dhënë një informacion aq ndikues, Liço foli me një qetësi natyrore: “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër”, e duke shënuar një moment të vetëdijshëm të thyerjes së rregullave…
Italia është tronditur nga një krim i dyfishtë në ditën e të dashuruarve. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish-të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore San Valentino të Cisterna di Latina. 46-vjeçarja Nicoletta Zomparelli dhe e bija e saj 19 vjeçe Renée Amato nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi. Financieri nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte ti merrte…
Sot është Dita e Shën Valentinit, dita e dashurisë. Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë. E ndërsa ecin nëpër rrugët e Tiranës, nuk mund të mungojnë fotot në rrugët e mbushura me zemra. Dita e Shën Valentinit mishëron shpirtin e dashurisë. Kjo ditë na mëson të vlerësojmë dashurinë në çdo formë të marrëdhënieve tona.