Mjeku kardio-kirurg Edvin Prifti ka reaguar për herë të parë pasi SPAK i komunikoi katër akuzat për pastrim parash, vjedhje, korrupsion dhe fshehje të ardhurash. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale Prifti thotë se i gjithë procesi ndaj tij është një përndjekje e egër që i bëhet për shkak të të tjerëve. Ai pretendon se prokurorët e SPAK kanë kryer një sërë shkeljesh, ndër to fshehje provash, dhe thotë se sot po mban koston pasi ishte i pari që foli për pandeminë e koronavirusit. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë…
Author: tirana
Drejtuesja e re bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, njekohesisht Drejtorja për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Valentina Superti zhvilloi sot një takim me anëtarët e tri institucioneve të Vetting-ut, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe Institucionit të Ķomisionerëve Publikë. Superti theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, si një reformë e domosdoshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ky takim i drejtueses së ONM-se vjen kur institucionet e Vetting-ut kanë…
Ditën e djeshme, Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve demokratë që kishin shprehur mbështetjen ndaj tij u bashkuan zyrtarisht me Rithemelimin duke u rikthyer në selinë e vjetër të PD-së. Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj shprehet se ky ka qenë një skenar i Bardhit që në fillim. Sipas tij, Bardhi është përdorur nga Berisha dhe me lëvizjen e fundit po tenton të sabotojë Partinë Demokratike. “Nuk kam patur asnjë dyshim se ky ka qenë skenar i Bardhit. Është përdorur nga Berisha. Që kur ka shkuar aty ka shkuar për të sabotuar PD-në. Para zgjedhjeve të 14 majit, pas…
Seanca gjyqësore në ngarkim të Fredi Belerit, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet që u zhvilluan në Himarë, është shoqëruar edhe me një ngjarje jashtë dyerve të gjykatës. Ndërsa prokurori i çështjes parashtronte para gjykatës provat dhe kërkesën për dënim, një qytetar është shfaqur përpara SPAK dhe ka tentuar të djegë një flamur të ashtë quajtur të Vorio- Epirit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë, e cila ka shoqëruar në komisariat, Bledar Çakallin për veprime të mëtejshme procedurale. “Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një…
Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP vjen këtë martë me plot surpriza dhe të papritura. Natën e sotme pritet eliminim i dyfishtë, i pari mes Romeos, Heidit dhe Elvisit, ndërsa eliminimi i dytë mbetet enigmë nga Vëllai i Madh. Sonte, teksa shënohet edhe një muaj nga nisja e spektaklit BBV3, pritet edhe një surprizë e bukur për Shën Valentin. Ju mund të votoni se kë doni të shpëtoni, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose…
Sherret janë tashmë pjesë e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Ilnisa dhe Rike debatuan për punët e shtëpisë, teksa gatuan në kuzhinë këtë pasdite. Ilnisa, duke treguar se kishte pastruar raftet e kuzhinës, kërkoi që edhe banorët e tjerë të përfshihen në punë, “pasi vetëm japin mend”. Menjëherë, replikoi Rikja. “Shyqyr u kujtove të mbledhësh mbathjet që le xhiro”, i tha modelja. Ilnisa: Unë me Vesën, i kemi hedhur sot të gjitha. Heidi: Shumë mirë e keni bërë. Ilnisa: Këtu duhet të bëjnë edhe të tjerët ndonjë gjë, se nuk bëjnë asgjë, përveçse japin mend. Rike: Si puna jote, që shyqyr u…
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave, duke rrëzuar kërkesat e KMSH. Në padi kundërshtohet metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.
Orjana Gremi, vajza që në muajin Janar 2023 hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapolindur është dënuar me 22 vite burgim. Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese, por qe nuk është marrë në konsideratë nga gjykatësi. Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”. Ngjarja në fjalë u regjistrua më 4 Janar të vitit 2023, ditë që Gremi la spitalin e Shkodrës. Dy ditë pasi doli nga materniteti Gremi tregoi para murgeshave se e kishte hedhur fëmijën në lumin Kir. Fëmija…
Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë. Sapo ka dalë nga lokali, objektivi është goditur me grusht ndërsa agresori më pas është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës. Shkak i konfliktit sipas policisë e cila i referohet dëshmisë së të dëmtuarit është një borxh rreth 30.000€. I dëmtuari pretendon në polici se ia ka dhënë borxh personit që e ka goditur me grusht, por ky i fundit nuk ka pranuar që t’ia shlyejë dhe në debat e sipër e ka goditur me grusht. Ngjarja është denoncuar në polici nga qytetarët që ndodheshin aty pranë…
Në afërsi të zonës së Surrelit në Tiranë, është ngritur një memorial i cili përkujton grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën. Këto grupe u përgatitën 33 vjet më parë nga ushtarakët e ushtrisë shqiptare ku mes tyre në stërvitje morën pjesë, edhe Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, sot dëshmorë. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu e ka cilësuar shumë të rëndësishme këtë iniciative e cila sipas tij forcon identitetin…
Disa fletushka që bëjnë thirrje për rezistencë dyshohet se u janë shpërndarë qytetarëve serbë gjatë dhe pas protestës së ditës së hënë në Mitrovicë të Veriut. Përgjegjës për këtë duket të jetë një organizatë e re “Mbrojtja kombëtare”, emri i së cilës figuron në këtë fletushkë që përmban udhëzime për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës dhe se si duhet trajtuar zyrtarët e administratës. “Si duhet vepruar kur te shihni patrullën e policisë së Kurtit. Gjuaj me gjërat që ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktej), Si duhet vepruar kur shihni shërbyesin civil të Kurtit. E pështyni, e shani dhe…
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i rëndë i mashtrimit të ndodhur në vendin tonë, ku ra në pranga Lorin Xhelilaj. I arrestuar si mashtruesi që zhvati 215 mijë euro nga Denis Buzali, Lorin Xhelilaj kundërshtoi akuzën e prokurorisë duke rënduar pozitat e tij dhe të kallëzuesit, gjatë seancës gjyqësore një ditë më parë. Kallëzuesi Denis Buzalit tha në polici se ishte mashtruar pasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë. Duke e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishëm në investimet strategjike dhe se merrej me tregti armësh, ai ia besoi paratë në dy këste.…