Author: tirana

Kërkesa e sektorit privat për punësim në rajonin e Vlorës këtë vit parashikon një fluks shumë herë më të lartë të punonjësve të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Zyra e punësimit ka disa qindra kërkesa nga subjektet e ndryshëm për punëtorë të huaj. Kjo kërkesë e lartë për punësimin e punëtorë të huaj, por jo vetëm, është reflektuar edhe në numrin e lejeve të qëndrimit që janë lëshuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit të Vlorës. Nga janari deri më tani kjo drejtori ka lëshuar 2720 leje qëndrimi për shtetas të huaj në Vlorë, Fier, Berat dhe Sarandë…

Read More

Real Madrid dhe PSG janë në pritje të vendimit të fundit që do të marrë lojtari francez, Mbappe. Sipas “The Athletic”, Mbappe nuk është i kënaqur me ofertën e propozuar nga Fiorentino Perez. Edhe pse shpresat e madrilenëve janë të mëdha, gjithçka do të vendoset nga lojtari. Oferta financiare e Real Madrid është më e ulët se e vitit 2022. Mbappe në këtë rast do të marrë 26 milionë euro në sezon si dhe 130 milionë euro të tjera në formë bonusi për transferimin. Shifra të cilat PSG është gati që t’i kapërcejë me arsenalin e saj ekonomik. Për momentin…

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri tregon se vendi ynë është partneri më i besuar i SHBA-ve në këtë rajon. ”Sekretari Blinken zgjedh pikërisht Tiranën dhe Shqipërinë për ta vizituar si partnerin më të besuar të SHBA-vë ne këtë rajon, që ka dëshmuar, që jo vetëm konsumon siguri, por dhe ofron siguri në të gjitha forumet ndërkombëtare, ashtu si edhe në NATO, edhe në aleancën tonë të madhe euro-atlantike”, tha Spiropali në një intervistë televizive. Për axhendën e vizitës Blinken në Shqipëri dhe takimin e tij me…

Read More

Nëna e 27-vjeçares, Sibela Abedini e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i pallatit, ka treguar se si vajza e saj u njoh me Altin Çokun, personazhin e TikTok-ut i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes pasi e shantazhonte me një foto intime. Në emisionin “Me zemër të hapur”, Daniela Adedini tregoi se është takuar me Altin Çokun në një supermarket në Kamëz dhe ky i fundit i ka ofruar të punonte si pastruese në shtëpinë e tij. Ajo rrëfeu se kur shkoi në banesën e 39-vjeçarit mori edhe të bijën, Sibelën me…

Read More

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, informoi publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit që lidhen me koncesionin e Butrintit. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Zhupa i bëri thirrje ministrit të Kulturës, Inovacionit dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja të mos firmos kalimin e Butrintit tek koncesionari pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Ajo denoncoi se në Butrint po u bëhet presion punonjësve të Butrintit të largohen pasi koncesionari do të marrë në punë punonjësit e vetë. Deklarata e plotë Ju falenderoj për pjesmarrjen, jam këtu për të informuar publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi zhvilluan një vizitë në Spitalin Rajonal të Beratit. Ministrja u shpreh se ky spital ofron shërbim për 120 mijë banorët e qarkut dhe rreth 700 mijë turistëve që e zgjedhin Beratin si destinacionin e pushimeve të tyre. Koçiu deklaroi se pas Qendrës së parë Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, po punojnë për të ngritur një tjetër model ekselent binjakëzimi midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me Spitalin Rajonal të Beratit për të ofruar shërbime të specializuara pranë vendbanimit. “Një plan tjetër…

Read More

Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër, në ”hakmarrje”. Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur disa plane përgjatë natës për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë. Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes. Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i…

Read More

27-vjeçarja Sibela Abedini vrau veten pas publikimit të fotove intime në TikTok. mes dhimbjes së madhe dhe plagës që ka lënë kjo ngjarja, nëan e saj në një rrëfim për emisionin ”Me zemër të hapur”, ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë. Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës. “Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte…

Read More

Ish-portieri i Juventusit, Parmës, PSG-së dhe kombëtares së Italisë, dha një intervistë të gjatë me podcast-in italian BSMT, duke treguar prapaskenat e disa prej momenteve më ikonike të karrierës së tij legjendare. Buffon zbuloi se kishte vendosur të tërhiqej në vitin 2018, kështu që refuzoi të nënshkruante zgjatje të kontratës me Juventusin. “Në prill, agjenti im erdhi dhe më pyeti nëse vërtet doja të tërhiqesha. Thashë se kisha vendosur, por nëse Barcelona, Real Madrid ose PSG do të telefononin të nesërmen, do të mendohesha. Muajin pasardhës, agjenti im më telefonoi përsëri duke më kërkuar të takoheshim dhe kuptova që një…

Read More

Ish-zvkryeministri dhe deputeti socialist Erjon Braçe, është kundër basteve si një aktivitet që do të sjellë pasoja të rënda ekonomiko sociale të familjeve shqiptare e ku fitues është organizatori. “Bastet do ta mbysin sportin, nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur”,-thotë Braçe me zë të lartë në një videopostim në Instagram. Braçe është i bindur se teoria që me baste do të fuqizohet sport është gënjeshtër e mashtrim. Nga ana tjetër, Braçe thotë se nga bastet fiton vetëm organizatori dhe si shembull për të ‘hedhur poshtë’ atë që e quan propagandë të disave që…

Read More

Konkurrentja e “Përputhen”, Gabriela Arapi ka deklaruar se nëse do të hynte në shtëpinë e ”Big Brother VIP 3”, çifti që do të ndante është Ilnisa dhe Meritoni. Sipas Gabrielës, përveçse e intrigon ai djalë gjithashtu do të bënte bujë. Nga ana tjetër, moderatorja Alesia Bami e ka konsideruar një përzgjedhje strategjike, pasi ajo do të trazonte ujërat në shtëpi me Ilnisën dhe do ta mbante gjatë në format. Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje? Gabriela: Kush është çift aty…

Read More

Avokati Arben Llangozi, flet për një rast personal ku klientja e tij ka marrë vendimin e rëndë (vetëvrasje) për shkak të përndjekjes dhe shpërndarjes së fotove intime nga nga një person. Referuar rastit më të fundit ku një 27-vjeçare i dha fund jetës pasi në Tik Tok iu shpërnda një foto intime, Llangozi tha se rasti që ai ka pasur ka qenë edhe më i rëndë. Sipas avokatit vajzat nëse dua të denoncojnë një rast të përndjekjes ose duan të tregojnë për një problem, në polici jo vetëm që nuk ndihmohen por edhe bullizohen e ngacmohen nga uniformat blu. ”Nëse…

Read More