Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Buffon: Me lojtarët që kisha te PSG, e fitoja katër Champions te Juventusi

12:20 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buffon 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-portieri i Juventusit, Parmës, PSG-së dhe kombëtares së Italisë, dha një intervistë të gjatë me podcast-in italian BSMT, duke treguar prapaskenat e disa prej momenteve më ikonike të karrierës së tij legjendare. Buffon zbuloi se kishte vendosur të tërhiqej në vitin 2018, kështu që refuzoi të nënshkruante zgjatje të kontratës me Juventusin.

“Në prill, agjenti im erdhi dhe më pyeti nëse vërtet doja të tërhiqesha. Thashë se kisha vendosur, por nëse Barcelona, Real Madrid ose PSG do të telefononin të nesërmen, do të mendohesha. Muajin pasardhës, agjenti im më telefonoi përsëri duke më kërkuar të takoheshim dhe kuptova që një nga këto tri klube ishte interesuar. Pashë lojtarë tepër të talentuar, të gjithë në një ekip. Unë vija nga Juventusi, i cili tashmë kishte lojtarë të fortë, por kur mbërrita te PSG, mendova: ‘Mamma Mia’. Nëse i marrim të gjithë këto lojtarë dhe i sjellim në Torino, ne do ta fitojmë Champions League katër herë radhazi. Por si në të gjitha gjërat, ka të mirat dhe të këqijat e veta kjo. Lojtarë të tillë si Mbappé, Verratti, Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos ishin të jashtëzakonshëm, por pyesja veten se si ata nuk mund ta fitonin Champions League. Pastaj kupton se dinamika, me kaq shumë lojtarë të mëdhenj, mund të bëhet e komplikuar, edhe nëse kishte një ambient të këndshëm në dhomën e zhveshjes atë sezon”.

Portieri legjendar italian luajti gjithashtu tri finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin, por kurrë nuk arriti të merrte në duar trofeun me “veshë të mëdhenj”.

“Keqardhja më e madhe lidhet me finalen e Champions League kundër Milanit në vitin 2003, që shkoi me penallti. Ne humbëm tri penallti, ato dy. Nesta realizoi penalltinë e katërt për ta. U hodha në drejtimin e duhur dhe isha i sigurt se do ta prisja topin. Megjithatë, në një moment pashë topin të lëvizte më shpejt në dy metrat e fundit, ndryshoi pak drejtim dhe e pashë që po hynte në rrjetë. Ishte kaq dëshpëruese. E mbaj mend akoma, ishte aq zhgënjyese sa në atë moment gjithçka u bë e zezë. Kjo nuk do të thotë se do të kishim fituar, por ishte një moment shumë zhgënjyes për mua”, deklaroi Buffon.

buffon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.