Ish-partnerja e një tjetër banori të”Big Brother VIP”, ka reaguar sot. Evangjelia, ish-partnerja e Endrikut, të cilët janë edhe prindër të një fëmije, ka bërë një postim në Instagram ku ndër të tjera shkruan se, “fëmija është i saj dhe jo i nuses së Endrikut”. Deklarata e plotë: “Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali…
Author: tirana
Avokati Ermal Hamataj në një lidhje me skype në emisionin nin “Shqipëria Live” e konsideron një ngjarje të rëndë vetëvrasjen e Sibela Abedinit. “Ai një gjysmë njeri, gjysmë kafshë, Ajo nuk ka bërë vetëvrasje se doli kjo foto, por këtë fotot e ka nxjerrë një monstër si ky. Kush e ka nxjerrë këtë foton, më shumë e ka dëmtuar në psikozë fakti që e ka nxjerrë ky. Pas dy vitesh është në shtëpi, shkaktim vetëvrasje, përthithen nga vepra më e rëndë dhe një dënim merr, vetëm në rast se nuk vërtetohet fakti që mund të kenë kontakt fizik dhe vrasje.…
Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë vendosur që të mos imponojnë masa të reja kufizuese në lidhje me vizitat private të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Në një vendim të datës 9 shkurt 2024, Gjykata njofton lejimin e vendimeve, por me paralajmërimin që Thaçi dhe Selimi të mos japin informacione konfidenciale gjatë takimeve. Vendimi thekson se Sekretariati i Gjykatës do të bëjë të qartë për vizitorët në qendrat e paraburgimit se ata duhet të rrinë larg nga çdo diskutim ose pjesëmarrje në biseda që përfshijnë informacione konfidenciale. Vendimi u kërkon avokatëve të…
Biznesmeni Rezart Taçi do të gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme me akuzën se tentoi të pastronte në Shqipëri 18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. GJKKO ka pranuar sot, 13 shkurt, kërkesën e SPAK për biznesmenin në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”. SPAK ka arritur në përfundimin se Taçi me kuantin dhe…
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 në administratën publike është gjithsej 1 183. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i qeverisë dhe detajet mbi të cilat do të kryhet rekrutimi, si dhe institucionet ku planifikohet të kryhet punësimi. Sipas vendimit, nr 62, të datës 7 shkurt 2024, “numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 është gjithsej 1183, të ndara sipas kategorive. Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 6 vende, për kategorinë e mesme drejtuese 92, për kategorinë e ulët drejtuese 217, për kategorinë ekzekutive 868. “Grupet…
Çfarë është më e mira për fëmijën: të rritet me gjyshen që e do, me dadon që është profesioniste apo në çerdhe duke bërë shoqëri me fëmijët e tjerë dhe duke mësuar nga edukatorët? Le të shikojmë faktorët që do të na ndihmojnë për të marrë vendimin e parë të rëndësishëm për rritjen e fëmijëve tanë. Nëse zgjedhim një dado me përvojë si kujdestare për fëmijën Avantazhet ◦ Fëmija mbetet në vend dhe në ambient të mbrojtur të shtëpisë tonë.◦ Nuk ka nevojë të zgjojmë fëmijën herët në mëngjes për të shkuar në kopsht.◦ Dado ndjek rreptësisht programin të cilin…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, Tony Blair. Në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes, Rama foli për përpjekjet që po bën Shqipëria për të hyrë më shpejt në BE me ndihmën edhe të Inteligjencës Artificiale. Rama: Në skenarin ideal për pesë vite do të doja që Shqipëria të ishte një vend që sillet dhe punon si vend anëtar i BE-së. Pastaj në do të jetë zyrtarisht pjesë e BE-së nuk është vendimi ynë. Dua të them që…
Një person është shoqëruar nga policia jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa po zhvillohe seanca ku po jepen konkluzionet për Fredi Belerin. Personi tentoi t’i vërë zjarrin një flamuri me simbole greke. Ndërkaq, prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko do të lexojnë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë këtë të martë vendimin për Belerin. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2…
Grupi i punës për Votën e Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) Diaspora për Shqipërinë e Lirë i kanë dërguar një letër Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Në letrën drejtuar bashkëkryetarëve Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt ata kanë shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre për mungesën e ftesës për pjesëmarrje në komision. Ndërkohë, bashkëkryetari Gjiknuri, i pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, ka thënë se për diasporën do të ketë një seancë të posaçme në komision. Kujtojmë që mbledhjet e këtij komisioni janë mbajtur online, pasi deputetë të opozitës kanë shkaktuar tensioned he trazira. Letra e plotë…
Pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT më 1 shkurt, autoritetet thonë se fshihet grupi Homeland Justive, i sponsorizuar nga shteti iranian. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, thotë se virusi preku 40 kompjuterë dhe fshiu materiale në 6 prej tyre. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, thotë se për neutralizimin e sulmit dhe identifikimin e tyre u bashkëpunua edhe me aleatët ndërkombëtarë, pasi janë identifikuar edhe tentativa sulmesh kibernetike në infrastruktura kritike të vendit. INSTAT thotë se nuk janë prekur të dhënat e CENSIT, pasi nuk janë të hedhura në servera. INSTAT sqaron po ashtu, se janë prekur vetëm sistemet operative dhe çdo e dhënë…
Ata që e duan ditën e Shën Valentinit tashmë po mendojnë se si ta bëjnë shtëpinë dhe/ose ditën e tyre mjaftueshëm romantike, me zemra, lule, dhurata dhe darkë. Ata që i përkasin kampit të kundërt dhe e shohin këtë ditë si një festë komerciale, e përjetojnë atë si çdo ditë tjetër, qofshin beqarë të lumtur apo në një lidhje me dikë që mendon në të njëjtën mënyrë. Ju sugjerojmë disa këshilla sesi të kapërceni ankthin e Shën Valentinit. Ta pranoni Mund të jetë një festë e detyruar, por ekziston dhe për këtë arsye gjithçka që duhet të bëni është ta…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali flet për situatën në Partinë Socialiste dhe porositë që iu la kreu i qeverisë dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së. Spiropali tha se nuk merret me luftëra të brendshme, kur u pyet nëse brenda forcës së saj politike ka tensione. “Unë nuk merrem me luftëra të brendshme, unë as që nuk i shoh ato dhe nuk di ku janë. Unë merrem me çështje të jashtme, me ata që kanë përballë patjetër me të gjithë etikën dhe respektin për ta si njerëz e kolegë, por duke qëndruar për çështjet e…