Bashkimi i grupit të Bardhit me të Rithemelimit në PD, do të shihet në protestën e 20 shkurtit. Dje për herë të parë pas 2 vitesh, Gazment Bardhi dhe grupi i tij shkuan në selinë blu që e ka në dorë Sali Berisha. Kështu që nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar në facebook, posterin e protestës. Në poster bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.…
Author: tirana
Çështja e Fredi Belerit ka ndezur gjakrat në emisionin “360 gradë”. Debate të forta mes sekretarit të Omonias, Marin Suli dhe aktorit Laert Vasili. Ka qenë ky i fundit i cili i ka hedhur ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s, pasi Suli iu drejtua ‘moj motër ule zëri”. Marin Suli: O motër ule zërin se nuk jemi vëllezër bashkë. Laert Vasili: Si the? Marin Suli: Ule zërin, mos më thuaj vëlla mua, unë jam zotëri. Moj motër ule zërin se nuk jemi vëlla. Laert Vasili: Mo motër më the mua? Marin Suli: Ore palaço cirku. Laert Vasili: Unë jam njeri…
Politologu Alban Daci, thotë se vendimi i Gazment Bardhit për t’ju bashkuar grupit të Rithemelimit në selinë e PD dhe në protestat poshtë pallatit të Berishës është një mesazh për Blinken që pritet të vijë në Tiranë. Për të me Bardhin në krye të grupit të Rithemelimit, po i çohet një mesazh sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken që të takohet me ta, pasi kanë në krye një proamerikan dhe një të të ri të papërlyer në korrupsion.
Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme ka zhvilluar një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ministri Igli Hasani e konsideroi këtë mandat si histori suksesi për vendin tonë ndërsa gjatë fjalës së tij falënderoi vendet aleate për kontributin. ”Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre Realizuam me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme. Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për…
Ish-futbollisti italian, Giovanni Padovani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-së dashurës së tij, Alessandra Matteuzzi. Gjykata e Bolonjës e ka shpallur fajtor Padovanin për ngjarjet e ndodhura më 23 gusht 2022 pranë shtëpisë së ish-çiftit. Lojtari i atëhershëm i Sancataldese të Serisë D e plagosi gruan duke e shkelmuar, grushtuar dhe goditur me një çekiç, pastaj me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që e mori nga një kopsht aty pranë. Veprime që përfundimisht i shkaktuan vdekjen. Matteuzzi u vra si rezultat i sulmit çnjerëzor të Padovanit. Disa veprime që janë kryer në…
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 6 muaj burg të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dënimi do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 13.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 6/63 akti, datë 06.12.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri B.D., kundër vendimit nr. 43, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin…
Komentet e Donald Trump, kandidati kryesor për të siguruar nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të këtij viti se nëse fiton, do të lejonte Rusinë t’u bënte “çfarë të donte shteteve të NATO-s që nuk kanë paguar 2 për qind të buxhetit të tyre për mbrojtjen”, ngjallën shqetësim mes vendeve anëtare të aleancës, që SHBA-në e sheh si boshtin e mbështetjes së saj. Gjatë një tubimi në Conway të Karolinës së Jugut, Trump kujtoi se si gjatë kohës kur ishte president i kishte thënë një anëtari të NATO-s, të cilin nuk e identifikoi, se do të tërhiqte ndihmën e…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun Edvin Prifti, me detyrë kardio-kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Doktori akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma…
Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku i pranishëm do jetë edhe vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Samiti do të mbahet me datë 28 shkurt. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky në Tiranë. Një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor. Fokus i takimit do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni për vendet e Ballkanit, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e…
Turizmi është kryefjalë e qeverisë. Kryeministri Edi Rama thotë se janari i thuajse 500 mijë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook, se këtë këtë janar janë shënuar 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023. Rama gjithashtu thotë se është shtuar pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike. “Janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike! 30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me Janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se inflacioni po jau bën gjithmonë e më të vështirë jetën shqiptarëve. Po ashtu shprehet se familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është ajo e 13% në konsumin e shportës bazike. Tabaku shkruan në një postim në Facebook, se mënyra që të dilet nga kjo krizë ekonomike, është duke vendosur në qendër të vëmendjes qytetarët, shumicën, jo pakicën. Shkrimi i plotë Inflacioni në Shqipëri po bën jetën gjithnjë e më të vështirë. Socialistët në qeveri…
Edona James është njëra nga personazhet e Big Brother VIP Kosova 2 që mori vëmendje të madhe. Përpara se të hynte, ajo ishte skeptike tejet shumë, pasi kur doli për herë të parë në 2010, biondja ishte bullizuar e gjykuar jashtëzakonisht shumë. Transgjinorja nga Suhareka u shpreh e lumtur për gjithë dashurinë që ka marrë këtë kohë nga njerëzit. “Jam gjykuar, jam bullizuar, më kanë ofenduar. E kam prit atë, se Kosova nuk e ka ditur se çfarë është transmetimi dhe ajo intervistë e ka shokuar një Kosovë”, theksoi ajo. Edona e cila është e lindur me emrin origjinal Kujtim…