Author: tirana

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin Fier-Ballsh. Automjeti me drejtues S.H., 65 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues R. B. Si pasojë, është dëmtuar S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe. Ata ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.…

Read More

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt. Fokus i takimit do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Por nga ana tjetër, edhe për krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian. Komisioni Evropian në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me…

Read More

Ministri i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto është shtruar me urgjencë gjatë natës në spital pasi kishte dhimbje të vazhdueshme në kraharor prej mëngjesit të së hënës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Crosetto shkoi i vetëm në urgjencën e San Carlo di Nancy, me dhimbje të forta gjoksi. Ai po monitorohet nga mjekët dhe dyshohet se mund të vuajë nga perikarditi.

Read More

27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia. Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë. Policia e Tiranës njoftoi të hënën se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok. Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi ishte i armatosur në një lokal në Mullet të Tiranës. ”Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç, 30 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, shtetasin L.Ç, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Read More

Në veriun e Kosovës janë shpërndarë këto fletushka në gjuhën serbe që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë. Një organizatë e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit. “Mbrojtja Kombëtare” udhëzim për kundërshtim të Policisë së Kurtit: – Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit? Të gjuash me gjëra që ke në dorë (sende, vazo, bojë, vezë, kokteil molotovi) – Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil…

Read More

Sot në orën 21:00 do të rikthehet Champions League me dy duele. Kopenhagen do të presë kampionët në fuqi Mançester Sitin. Danezët s’do ta kenë të lehtë me “Qytetarët” por do të kërkojnë të bëjnë maksimumin. Ndërkohë Lajpcig do të përballet me Real Madridin, skuadrën më të titulluar në Ligën e Kampioneve. NDESHJET KOPENHAGEN-MANÇESTER SITI ORA 21:00 LAJPCIG-REAL MADRID ORA 21:00

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, pasi përdornin euro false për të bleë produkte nëpër dyqane. Policia ka vënë në pranga A.A, 23-vjeç, banues në Dibër dhe D.A, 22-vjeç, banues në Fier. Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës. Gjithashtu është vënë në hetim M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara…

Read More

Lumbardh Salihu është fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 2”, duke korrur kështu një sukses për një lojë të pastër që bëri në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Në një intervistë për ”Canape”, ai është pyetur për zërat që fitoren ja bleu babai i tij, por tha se publiku është shumë më i madh sesa një ndikim nga familja. ”Nëse nuk të mbështet babi yt, nuk do të mbështesë së pari. Ne jemi një fis i madh,, 200-300 veta dhe normal që kam pasur mbështetje nga familja. Unë jam 100% i bindur që populli më ka votuar, dhe kur…

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht është institucioni më i ri arsimor që ka hapur dyert për 420 nxënës. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë pamje nga ambientet e reja të shkollës. Sipas Ramës, shkolla “Myrteza Sala” është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me standardet më të mira bashkëkohore për qindra nxënës dhe mësuesit e tyre. ”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues,…

Read More

Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi mori pjesë në “World Government Summit 2024” që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, ku liderë, ekspertë globalë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide e përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe modeleve që janë thelbësore në formimin e qeverive të ardhshme. Temat e diskutimit në tryezën e rrumbullakët përfshin si sektorin publik edhe atë privat duke u ndalur tek infrastruktura, energjia, mirëqenia, shendetësia, por edhe shume fusha të tjera.…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit. Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Read More