Dashi Të martën jo gjithçka është në rregull në këtë periudhë. Është faji i një hëne disonante që shkakton pak bezdi. Prisni përpara në dashuri nëse marrëdhënia nuk funksionon ose përfundon. Një projekt ose diçka e re tashmë është gati, do t’ju duhet të punoni për të. Demi Të martën do keni qenë paksa i tensionuar kohët e fundit, por kjo Hënë do t’ju bëjë të gjeni qetësinë shpirtërore. Projektet e krijuara së fundmi do të duhet të përcaktohen deri në fund të këtij muaji. Pjesa e parë e shkurtit u përdor për të studiuar strategji për të fituar një…
Author: tirana
Një farmaciste 22-vjeçare është vënë nën hetim dhe po kërkohet nga policia, pasi dyshohet se i dha medikamente të gabuar një 38-vjeçare duke i shkaktuar probleme shëndetësore. Sipas policisë “22-vjeçarja S. H., duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, 38-vjeçares M. K. dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “Special Report” në ABC News foli për ngjarjen e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kamëz, ku një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati. Shkak që e reja ndërmori aktin ekstrem dyshohet është bërë publikim i një fotografie intime, dhe për këtë ngjarje ka rënë në pranga 39-vjeçari Altin Çoku, personazh i njohur në Tik Tok. Eksperti i Kriminalistikës, nënvizoi se personi në fjalë 39-vjeçari, njihej si një personazh që shantazhonte dhe se ka një histori të gjatë me organet ligjzbatuese. Gjithashtu shtoi se që…
Muharrem Ahmeti, këngëtari i cili solli një muzikë ndryshe në Shqipëri por që u përqafua në masë, tregoi se si ka qenë fillimet e tij. Ahmeti tha se ai vjen nga Ohri, dhe ka ardhur në Shqipëri në moshën 17-vjeçare. I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si ka qenë në atë periudhë të bëje muzikë, Ahmeti ka thënë se dikur nëse kishe vokal bëheshe këngëtar, ndërsa sot edhe nëse ke para dhe jo vokal prapë bëhesh këngëtar. Pjesë nga biseda: Brikena Prifti: Na trego për fëmijërinë tënde? Muharrem Ahmeti: Kam lindur në Ohër. Në moshën 17-vjeçare erdha ën Shqipëri, pasi gjyshi…
Deputeti Bujar Leskaj, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të opozitës ka paraqitur 5 pikat për zgjedhjet e 2025-ës. Leskaj ka bërë propozime duke nisur nga protesta e 20 shkurtit, te aksioni në tërësi deri te analiza pas tubimit dhe programi i partisë. Bujar Leskaj: 5 pikat e mia te diskutimit: -Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar. -Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te…
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, komentoi vizitën e planifikuar të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri. Gjatë intervistës për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, Prenkaj tha se kjo vizitë është një mesazh se SHBA-ja e sheh Shqipërinë si aleaten më besnik të saj në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, vizita e Blinken, do të jetë një mesazh si për Kosovën dhe Serbinë, të cilat do duhet që mosmarrëveshjet mes tyre duhet t’i kalojnë përmes dialogut dhe tryezës së diskutimeve. Ai theksoi se Blinken do të japë mesazhe edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila aktualisht drejtohet…
Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin sot për herë të parë aps dy viteve, u bashkuan në një mbledhje të përbashkët me deputetët e Rithemelimit të Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike. Nuk kishin si t’i shpëtonin syrit të medias deputetët që morën pjesë, por më shumë ata që nuk ishin të pranishëm. Në këtë mbledhje mungonin Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho për arsye shëndetësore dhe Saimir Korreshi i cili ndodhet në Francë. Ndërkohë mungesa pa “arsye” mund të konsiderohen ajo e Emilja Koliqit dhe e Ferdinand Xhaferajt. Ndërsa për Koliqin nuk ka informacion se ku ka qenë…
Dita e Shën Valentinit festohet çdo vit më 14 shkurt dhe feston dashurinë dhe romancën. Kjo është kur shumë njerëz ndihen më të hapur me ndjenjat e tyre, por gjithashtu përpiqen të qëndrojnë realistë. Më 13 shkurt 2024, Marsi takohet me Venusin dhe Plutonin në Ujor, duke rezultuar në tensione, mosmarrëveshje dhe nervozizëm – veçanërisht për shenjat e mëposhtme. Demi Lidhja e Venusit dhe Marsit me Plutonin në Ujor sjell tensione në punën tuaj, me rezultat që preken shumë edhe çështjet tuaja personale. Duhet qetësi dhe durim për të kaluar, pasi deri në datën 22 të muajit do të ketë…
Detaje të reja zbardhen nga mbledhja e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.Duke vlerësuar raportimet e çdo drejtuesi politik të 12 qarqeve dhe afro 40 antarëve të AK Rama u ndal dhe në performancën e deputetëve, kryetarëve të bashkive, drejtorëve të institucioneve qëndrore e lokale, administratorëve në gjithë territorin dhe kryetarëve të fshatrave, raporton Tirananews.Ai theksoi se pas skanimit të punēs të çdo zyrtari të emëruar apo të zgjedhur do të merren masa.”Në disa qarqe drejtorët do të zëvendësohen të gjithë, ndërsa në qarqe të tjera pjesërisht. Në mbledhjen e ardhshme do të raportohet për punën e sejcilit”, theksoi…
Djali i Fatbardha Palit, 47-vjeçares që vrau veten në Pirgos të Greqisë një javë më parë ka përgënjeshtruar fjalët e fundit të nënës së tij. Pak para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me litar, 47-vjeçarja bëri një postim të gjatë në Facebook, ku shpjegonte se tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna që ai kishte ushtruar ndaj saj ishin arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem. Në letrën e saj, Fatbardha pretendonte se burri e tradhtonte me kunatën dhe me gruan e kushëririt. Por djali i saj Xhulio thotë se pretendimet e nënës së ndjerë janë të pavërteta. Në…
Rike Roçi është një nga banoret e “Big Brother Vip Albania 3”. Në një bashkëbisedim me vajzat, ajo zbuloi se një futbollist i Francës e kishte ngacmuar, por që kjo e kishte refuzuar. “Më ndalon një tip zeshkan, si tip algjeriani ose marokeni dhe më kap nga krahu dhe thotë: Ej my wife( ej gruaja ime)! E shoh unë dhe them ej ma largoni erdhën trupërojat dhe thonë lerë gocën se është për qejfin e vet. Nejse pas një jave mbaroj pushimet unë, ndez televizorin dhe shitja më e re e Lionit që ikën dhe luan tek Monako ishte ky…
“Sali Berisha nuk ka asnjë shans që të jetë kandidati i PD zyrtare për kryeministër në zgjedhjet e 2025″. Kështu deklaron Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri. “Berisha nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë kandidati për kryeministër i PD për 2025. Kjo punë është e mbaruar si histori. PD nuk lëviz nga qëndrimi i saj në marrëdhëniet me SHBA dhe perëndimorët”, deklaron Kulluri.