Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë neser Tiranën. Vizita e tij 10 orëshe pritet të startojë të enjten në orën 11:00 kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe nga ku do të nisë edhe turin e takimeve. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama pritet të jenë zyrtarët më të lartë shtetëror të cilët do të zhvillojnë takime kokë më kokë me kreun e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mesazhet që do të jepen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës gjatë një deklarate të përbashkët ndërmjet Ramës e Blinken.…
Author: tirana
Partizani-Flamurtari është finalja e Kupës së Shqipërisë në Futsall për sezonin 2023-2024. Mbrëmjen e të martës u luajtën të dyja sfidat që ishin përcaktuar nga shorti, Vllaznia-Partizani dhe Flamurtari-Tirana në sallën e kompleksit Goga. Dueli i parë ishte ai mes Vllaznisë dhe Partizanit, një ndeshje mjaft e fortë që ka përfunduar me rezultatin 8-9 në favor të të kuqve, që siguruan kalimin në finalen e madhe. Ndeshja nisi më mirë për kuqeblutë që gjetën rrugën e rrjetës të parët, megjithatë me kalimin e minutave Partizani reagoi dhe pjesa e parë përfundoi 3-4. Fraksioni i dytë nisi sërish më mirë për…
Xhensila Myrtezaj e ka nisur ditën e Shën Valentinit me shumë dashuri. Këngëtarja ka ndarë dy InstaStory nga shtrati, ku tregon se ky mëngjes e ka gjetur me dy vogëlushët e saj. Edhe njëherë, ky postim duket si konfirmim i divorcit me Bes Kallakun që ka bërë bujë prej javësh, por vetë çifti ka zgjedh të hesht.
Pas bashkimit me Rithemelimin në selinë blu, Gazment Bardhi krah Flamur Nokës ka nisur takimet me bazën. Nga ndalesa e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve. I pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve. “Kjo është e qartë në gjithë përgjigjet që kam dhënë. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve unë dhe cilido duhet të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”, tha…
Nesër Tirana do të jetë në syrin e mediave ndërkombëtare, teksa për rreth 8 orë në kryeqytetin e Shqipërisë do të ndalet për një vizitë zyrtare Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhe gjatë ndalesës në tokën shqiptare pritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime. Deri më tani janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun…
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija është liruar nga detyra ditën e sotme. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se vendimi pritet të merret sot në mbledhjen e qeverisë. Ditë më parë, mediat informuan se Abrija i kishte paraqitur dorëheqjen e tij ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, por ky i fundit nuk e kishte pranuar. Admir Abrija ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës dhe së fundi Drejtor i Përgjithshëmi Burgjeve. I diplomuar për drejtësi, Abrija ka edhe licensën e avokatit. Ai ka punuar si oficer sigurie…
Pas takimeve në Abu Dhabi, ku edhe u ftua në shtëpinë e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, kryeministri Edi Rama sot do të jetë në Bruksel. Kreu i qeverisë do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare do të takohet në orën 14:00 me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Po ashtu Michel ka planifikuar edhe dy takime të tjera, në orën 11:00 më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferrin si dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç. Takimi vjen disa ditë para mbajtjes së Samitit të Ukrainës dhe fokusi do të jetë…
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Lulzim Salillarin, vëllain e biznesmenit Pëllumb Sallilari. Nën akuzë është shoqëria “Salillari” shpk me administrator Bledar Starova, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Në datën 06.07.2022, shërbimet e Postës së Policisë Farkë pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në portalin e policisë së shtetit “Komisariati Dixhital” ka disa njoftime nga banorë të zonës së kopshtit Botanik rruga “Bilal Sina”, Njësia administrative Nr.13 Tiranë, ku thuhej së subjekti “Salillari” shpk po ndërton pallate pa leje. Në pjesën e përparme të pallatit në krahun…
Pas bashkimit në selinë blu të grupit të Bardhit me atë të Rithemelimit të Berishës, grupi ka dalë edhe në terren. Shkodra është qyteti i parë, ku demokratët me në krye Gazmend Bardhin dhe Flamur Nokën, kanë nisur takimet me strukturat. Ata theksuan se dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për çdo njeri dhe për çdo demokrat ndërsa insistojnë se si kryetar njohin vetëm Sali Berishën. Për Flamur Noken, Lulzim Basha dhe Enkeleid Alibeaj janë pengjet e regjimit.
Policia e Tiranës informon se ka identifikuar hajdutin e dyqanit të celularëve, ku ka publikuar foton si edhe ofron 5 mijë euro se kush jep informacion për vendndodhjen e Afrim Dulajt. ”DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”. Njoftimi i Policisë Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”. Shpallet në kërkim një…
Një shkëndijë elektrike dhe tymrat e çliruar në një nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit alarmuan nxënësit dhe stafin pedagogjik këtë mëngjes. Nxënës e mësues kanë dalë jashtë objektit arsimor, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë. Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë. Ka qenë një shkëndijë elektrike në një nga ndriçuesit në katin e parë të shkollës, një neon që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe aktualisht kanë vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit…
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa thotë se numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë në botë. Ai thekson se rastet e vetëvrasjeve për shkak të bullizimit apo presioneve në rrjete sociale janë kthyer në problem ditor. “Nuk është rasti i parë, as i fundit, rastet e vetëvrasjeve për shkak të bullizimit, apo presioneve që vijnë për shkak të rrjeteve sociale, janë bërë probleme ditore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës dhe numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë, çdo 4 minuta kemi një vetëvrasje, kjo ka ndodhur pas covid”, tha…