Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin Serbia e bleu kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia. Sistemi ka për qëllim pengimin e kontrollit të dronëve dhe e mbulon një sipërfaqe prej 30 kilometrash, u tha gjatë shfaqjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në qytetin jugor të Serbisë, Nish, gjatë një feste Kombëtare të Serbisë. Në fund të janarit, Vuçiçi paralajmëroi për prezantimin e një sistemi të tillë antidron, por ai nuk tregoi se kur e mori Serbia saktësisht sistemin e ri, përveç se shtoi se “Serbia…
Author: tirana
Kalimi i sportistëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas është kthyer në modë në vitet e fundit. Përfaqësuesja e Kosovës në futsall vazhdon të ketë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare e si rezultat i kësaj edhe organizimi duket tejet i kënaqur për “Dardanët”. Kosova është bërë synim i shumë lojtarëve, gjë të cilën e tregon edhe faktin se skuadrës “dardane” së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë cilësorë që vijnë nga Shqipëria. Pikërisht bëhet fjalë për Drilon Haxhijaj 20 vjeç dhe Jetmir Gashi 23 vjeç. Dy futbollistët ishin pjesë e Shqipërisë, por së fundmi ata kanë vendosur që…
Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë rrjeti elektrik ka një moshë mesatare 40-vjeçare. Me ndërhyrjen që tashmë ka nisur synohet modernizmi i këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’ju përgjigjur edhe zhvillimit të zonës. Janë afro 40 mijë banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim, por edhe turistët e shumtë të cilët e vizitojnë Pogradecin gjatë gjithë vitit. Në këtë ndërhyrje parashikohet zëvendësimi i të gjitha pajisjeve aktuale të nënstacionit, si dhe dy transformatorëve, me…
Dy marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës që do të mbajë nesër në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken. Këshilli i ministrave, ka miratuar në parim marrëveshjet të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (14 shkurt): MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet…
Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi vendimin e mëhershëm për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili u dënua për financim të paligjshëm të fushatës në vitin 2012. Sarkozy fillimisht u dënua me një vit burg , por Gjykata e Apelit tha se ai duhet të vuante gjashtë muaj heqje lirie. Sarkozy është përballur me një sërë problemesh ligjore që nga mandati i tij i vetëm në detyrë midis 2007 dhe 2012. Në një sërë rastesh, ai është akuzuar për korrupsion ryshfet, tregti me ndikim dhe shkelje të financimit të fushatës. Në të ashtuquajturën “çështja Bygmalion”, Sarkozy, 69 vjeç, u përball me akuza se…
Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”. Burime bëjnë me dije se pritet që brenda javës që vjen Meta të dalë para gjyqtarit paraprak, ku mësohet se do kërkojë gjykim të shkurtuar. Ngjarja që ndodhi në muajin Gusht 2023, ku si pasojë e goditjes me grushta mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau, tashmë ka një person të vënë nën akuzë, dhe ky është i arrestuari Rei Meta.
Ilir Koçilja, 35-vjeçari nga Durrësit i cili mesditën e kësaj të mërkure qëlloi për vdekje me thikë fqinjin e tij, Halil Koka është arrestuar. Dyshohet se fqinjët u konfliktuan këtë të mërkurë për shkak të një vendparkimi. Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa Ilir Koçilja u largua nga vendngjarja pas krimit.
Teksa të dashuruarit sot festojnë ditën e tyre, qindra çifte e nisën historinë e bashkëjetesës duke mësuar të dashurohen e te respektojnë njëri tjetrin çdo ditë. Qerim Vlashi nga fshati Gjergjovinë i Gramshit është shkesi i plot 280 çifteve, prej të cilëve është ndarë vetëm një. “Kam bërë 280 çifte. Më është ndarë vetëm një, por edhe atë e zëvendësova, gjeta nuse tjetër. …..Vinin çunat dhe kërkonin. Unë i thosha ka një vajzë, shihe me telefon, nëse të pëlqen e bëjmë”, tha Qerim Vlashi. Edhe pse është betuar ta çojë në 300 numrin e çifteve që ka prezantuar, Qerimi vitet…
Nëse Shqipëria nisi një luftë kundër grupeve kriminale në vitin 2019 me SPAK, antimafia ka dekada që godet grupet mafioze. Në selinë e antimafias italiane po mbahet një takim me dyer të mbyllura mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryeprokurorit të antimafias, ku ky i fundit i ka kërkuar palës shqiptare një bashkëpunim të vërtetë dhe më cilësor. “Kemi dakordësuar detajimin e një memorandumi të drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Prokurorisë Kombëtare. Na duhet Të identifikojmë rrjetet kriminale ku janë të përfshirë shtetas shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, me parimin e ndjekjes së parasë. Prokuroria Kombëtare Antimafia…
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës. Forcat e policisë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizmin e një familjeje me persona me probleme mendorë dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës.
Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite. Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash. Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon: ▪️Ndalim parkimi🅿️❌️:Duke filluar nga ora…