Author: tirana

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, teksa ka postuar foto të sekretarit Blinken në Rinas, informon edhe se do të ketë një takim me edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë. ”Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës”,-shkruan…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ka ardhur koha për një president shqiptar. Gjatë një vizite në Gostivar, Taravari ka deklaruar se është koha për një president të vërtetë shqiptar e jo teknik. Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut mbahen më 8 maj. “Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit… Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres…

Read More

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të përshëndetur eskortën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Sekretari amerikan pritet të takohet me Presidentin e vendit, Bajram Begajn, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), ku për herë të parë janë të pranishëm si anëtarë të rinj, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, e ku do të punohet edhe për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së. Corina Stratulat, Drejtore e “European Policy Center”, moderatore: Mirëmëngjesi dhe një mirëseardhje dhe nga ana ime në këtë seancë plenare për Komitetin Ekonomik dhe Social…

Read More

Pas mbërritjes së sekretarit amerikan në Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani i ka shprehur mirëseardhjen. Hasani thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, ku shton se vetëm do të forcohet. ”Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit…

Read More

Një debat me tone të larta është zhvilluar së fundmi mes banorëve të ”Big Brother Albania Vip 3”. Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë, për Shën Valentin. Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre. Një ndër to ishte dhe Rike, e cila në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin. “Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend”, i është drejtuar Gazi. Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Rike Roçin, e cila më pas ka shpërthyer në lot. “Hajde do e…

Read More

Igli Tare nuk ka mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm te Lazio, edhe pse nuk është një opsion shumë i realizueshëm për momentin. “Nuk e di nëse do të rikthehem, për momentin nuk është një prioritet. E di që bëra zgjedhjen e duhur për t’u larguar, doja ta lija Lazion në majë. I thashë bashkëshortes, kur të vijë kjo ditë dua Olimpicon e mbushur. Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshjeje Lazio-Cremonese me një stadium plot. E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet…

Read More

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit flet nga Turqia dhe thotë se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllimin për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndjehet i sigurt në Shqipëri. “Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri, por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i…

Read More

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërrin në aeroportin e Rinasit. Ai pritet nga ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, amabsadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë David Wisner. Në aeroportin e Rinasit është edhe ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Në tapetin e kuq janë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikan që shërbejnë në ambasadën amerikane në Tiranë. Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe në Tiranë. Rreth 1500 forca policore janë në terren për të mundësuar…

Read More

Tirana është në pritje të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Pas vitit 1990, Shqipërinë e kanë vizituar 5 sekretarë të shtetit amerikan. I pari James Baker në 22 qershor 1991, vizitoi vendin tonë 52 vite pasi Shqipëria lidhi marrëdhënie diplomatike me SHBA-të. U prit në Tiranë në një miting, më të madhin proamerikan në Europë pas Luftës së Ftohtë në një vend i cili ishte pjesë e kampit komunist. E dyta ka qenë vizita e Madeleine Albright në 18 shkurt 2000. Madeleine Albright vizitoi Shqipërinë në një kohë ku gjurmët e ‘97 ishin ende të freskëta. Gjatë vizitës në…

Read More

vizita e parë e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka ”blinduar” Tiranën. Forca të shumta të policisë janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e vizitës. Blinken është caktuar të qëndrojë në Tiranë për 8 orë. Mbi taracën e Kryeministrisë janë përqendruar forcat speciale të Repartit RENEA, me snajper. Mbi 1 mijë forca policore, mes tyre dhe ato elitë të RENEA-s janë dislokuar në institucionet kryesore. Në tarracën e Pallatit të Kongreseve ka snajperistë. Të tillë janë dhe pranë zonës së kryeministrisë, në zonën e kuvendit dhe të korpusit universitar. Forca RENEA janë dislokuar dhe në rrugët hyrëse e…

Read More

Ligji i lojërave të fatit u miratua në Kuvend këtë të enjte me 72 vota pro dhe dy abstenim. Dy deputetët e PS-së që abstenuan janë: Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe. Gjatë seancës së 8 shkurtit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste. Ndryshimet që grupet e interesit kanë kërkuar të bëhet në ligjin për lojërat e fatit, që synon rikthimin online të basteve sportive, kanë nxitur vazhdimisht debate mes deputetëve. Sipas projektligjit, ata…

Read More