Author: tirana

Reagon për vizitën e Blinken në Tiranë korrespondenti i Greqisë në State Department dhe Shtëpinë e Bardhë, Michalis Ignatiu, njëkohësisht dhe themelues i gazetës greke “Hellas Journal”. “Një vizitë e shkurtër, por që do ngrejë në majë krenarinë e gabuar të Edi Ramës. Ai kujton se është një Erdogan i vogël. E adhuron Erdogan dhe duket që dëshiron t’i ngjajë. Ka pak, por gjithsesi njerëz seriozë në Athinë që lidhin aktet e tij antigreke me Turqinë pushtuese Diçka më tepër do dinë. shkruan Ignatiu duke vijuar. “Vizita e Blinken në Tiranë është një mundësi e mirë për të ngritur çështjen…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë ameriken me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes. #KrahPerKrah”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Read More

33-vjeçari shqiptar Eugert Merizaj, i akuzuar për vrasjen e Hemaand Ali Hussin në shtator të vitit 2019-të, është arrestuar nga policia belge, pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga gjykata e Hartlepool në Britani. Mediat britanike raportojnë se për Eugert Merizajn kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi ai ishte dënuar me 31 vite burg në mungesë. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë të tjerë Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, të cilët po ashtu kanë qenë pjesëmarrës në krim. Ndërkohë që për vrasjen e Hussein janë dënuar edhe 3 persona të tjerë Noza Saffari 42-vjeç…

Read More

Një studim i kryer nga hulumtuesit në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan ka zbuluar se konsumi i katër filxhanëve të kafesë çdo ditë mund të ulë përqindjen e yndyrës në trup rreth 4%. Ky studim, i kryer përgjatë 24 javëve me pjesëmarrjen e 126 të rriturve me mbipeshë që nuk ishin të ndjeshëm ndaj insulinës, tregoi se katër filxhanë kafeje në ditë janë të lidhura me humbje të modestë të yndyrës në trup. Sa kafe duhet të pini? Sipas “The Nutrition Twins”, numri magjik është rreth 200 deri në 400 mg kafeinë çdo ditë, në varësi të madhësisë…

Read More

Kryeministri, Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë nisur mbajtjen e takimit në zyrat e kryeministrisë. Rama shoqërohet nga një pjesë e ministrave ndërsa Blinken gjithashtu nga një pjesë e stafit të tij. “Mikpritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë e rajonin, kur kohët e trazuara që po kalon bota na gjejnë më pranë se asnjëherë, si miq dhe aleatë strategjikë”, shkruan Rama ne Facebook. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranës, zhvilloi një takim me të rinjtë të cilët kanë përfituar nga programet e ambasadës amerikane. Blinken u ndal në fjalën e tij për Dea Rrozhanin, studente shqiptare e cila ka krijuar aplikacionin kundër dhunës ndaj vajzave. Për numrin 2 të administratës amerikane është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i ideve mes njëri-tjetrit. ‘Dea Rrozhani nga Tirana është nga programi i ambasadës sonë, ky program sjell vajza të reja në SHBA për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi në APP të luftojë dhunën dhe ajo sot është në Universitetin…

Read More

Teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA,si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e teknologjisë në Open AI, Mira Murati. “Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën,…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar shqiptarët gjatë vizitës në Piramidën e Tiranës. Ai ka thënë se e ndjen ambientin e ngrohtë si jashtë dhe brenda, duke theksuar se piramida u rindërtua nga fondi shqiptaro-amerikan. “Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponja. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe zotin Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka që kryetar i bashkisë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidë, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri. “ Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë. Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron…

Read More

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa një i mitur është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tyre është bërë pas disa informacioneve dhe kallëzimeve në Policinë e Durrësit. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në harkun kohor 13 janar deri në 14 shkurt 2024. “Menjëherë pas kallëzimeve të bëra për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera, kryesisht në lagjet nr. 13 dhe nr. 14, specialistët për Hetimin e Krimeve të…

Read More

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka përshëndetur ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, ndërsa ka veçuar edhe rikthimin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim. Açka nënkupton se Yuri Kim, gjatë kohës së të cilës u shpall non grata Sali Berisha nga SHBA, tha se dihet arsyeja se pse ajo është rikthyer, e sipas deputetes është të pastrojë Shqipërinë. ‘She is back! And we know why. U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare. Vetëm…

Read More