Author: tirana

Vëllai i Ilnisës, Kevi Agolli i ftuar në ”Ftesë në 5”, ka treguar më shumë detaje nga fëmijëria e tyre dhe marrëdhënia që gëzojnë sot e kësaj dite. Ai ka rrëfyer se Ilnisa ka qenë një vajzë që lexonte edhe me dritën fikur, dhe si natyrë ka qenë gjithmonë ekspresive, ndryshe nga ai që është më i tërhequr. I vënë përballë disa komenteve të njerëzve nga Bieta, se çfarë mendon kur ndjekësit e “BBV” shprehen se si e mbron vëllai motrën kur po puthet para gjithë kamerave, Kevi u shpreh: Do të më bëhej kjo pyetje nëse do kisha vëllain…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka reaguar pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili zhvilloi edhe një takim me krerët e drejtësisë. Zaçaj thotë se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës. ”Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë në kuadër të vizitës së tij…

Read More

Një takim me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken e kishin edhe krerët e drejtësisë në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, sot teksa poston foto nga takimi i tyre dje, shkruan se ata duhet të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut. Blinken u takua me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçajn, Kryetarin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin. “Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët…

Read More

Greqia bëhet vendi i parë me shumicë të krishterë ortodoksë, që legalizon martesat e të njëjtit seks. Çiftet e të njëjtit seks tani do të lejohen ligjërisht të birësojnë fëmijë pas votimit të së enjtes me 176-76 vota në parlament. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri do të shfuqizojë me guxim një pabarazi serioze. Por ajo e ka ndarë vendin, me rezistencë të ashpër të udhëhequr nga kisha e ortodokse. Mbështetësit e saj mbajtën një tubim proteste në Athinë. Shumë prej tyre shfaqën pankarta, mbanin kryqe, lexuan lutje dhe kënduan fragmente nga Bibla në sheshin Sintagma të kryeqytetit.…

Read More

Një tjetër grua është viktimë. Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës. Ai dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën. Pas vrasjes, ka qenë vetë 39-vjeçari që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për drogë.

Read More

Sara dhe Endriku, të cilët kanë patur një lidhje mes tyre rreth 10 vite më parë, kanë folur për mënyrën sesi është trajtuar kjo histori në ”Big Brother Albania Vip 3” nga të dy. Sara i tha Endrikut se është bërë njeri më i mirë dhe se kishte menduar se lidhjen që kanë patur do ta kishte përdorur për lojë. Endriku nga ana tjetër tha se kishte hyrë me mendjen e ndarë se nuk do ta përdorte lidhjen, ndërsa Sarës i tha se në disa gjëra që u ka thënë banorëve për raportin mes tyre, ka gënjyer. Sara: Je bërë…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Tiranën një ditë më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Shqipërinë në arenën politike në Ballkan dhe Europë. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohen momentet më ”pikante” të kësaj vizite. Në një moment në pamjet filmike të takimeve të risjella në vëmendje nga Kryeministria, është shkëputur edhe një fragment i fjalës së zyrtarit të lartë amerikan, teksa ky i fundit shpreh mirënjohjen për marrëdhëniet dhe partneritetin e jashtëzakonshëm midis Shqipërisë dhe SHBA. Sipas Blinken, përgjatë këtyre tre vite e gjysmë nuk ka pasur një moment…

Read More

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë.

Read More

Dashi Të premten dashuria është vërtet triumfuese, ndaj përfitoni prej saj. Nëse ka pasur debate dhe tensione me partnerin, përpiquni t’i sqaroni gjërat. Në punë ka ardhur koha të korrni frytet e angazhimit tuaj. Përgatituni për lajme, ndryshime dhe transferime, pa u shqetësuar. Demi Të premten mund të rizbuloni dashurinë nëse jeni beqar ose të rikuperoni pasionin me partnerin, i cili kohët e fundit është zbehur pak. Në veçanti, fundjavat do të jenë vërtet të favorshme. Një ditë e shkëlqyer edhe në punë, mund të gjeni qetësi dhe mirëkuptim me kolegët tuaj. Binjakët Të premten një ditë e çmendur nga…

Read More

Në spektaklin e së martës nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua Elvis Myrta, pas një nominimi të fortë përballë Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit. Mirëpo në nisje të programit, Ledioni tregoi se do të ketë edhe një eliminim tjetër. Kështu, pas një votimi të hapur për gjithë pjestarët e shtëpisë, Dea Vieri ishte banorja tjetër që u eliminua nga reality show. Blogerja më pas publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pyetur për luftën në Gaza tha se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit është formimi i 2 shteteve. Kreu i qeverisë tha se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet ndaj sulmeve por theksoi nga ajo çfarë po bëhet ndaj palestinezëve është shumë më tepër se kaq. Sipas Ramës, Turqia dhe vendet arabe duhet të dalin garantë për që një shtet palestinez nuk do të jetë kërcënim për Izraelin. “Situata është tragjike, nga njëra anë Izraeli ka të drejtën për t’u vetëmbrojtur por nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbja e jetës nga ana e palestinezëve…

Read More

Kimikatet sintetike gjenden në thelb në çdo gjë për ta bërë plastikën të zgjasë më shumë dhe të jetë më e qëndrueshme. Ato gjenden edhe në produkte të tjera për të cilat mund të mos kemi qenë në dijeni, si sapuni, shampo apo llak flokësh. CNN gjithashtu raporton se ato përdoren për të bërë që aroma të zgjasë më gjatë. Një studim i fundit nga studiuesit Leonardo Trasande, Morgan Nelson, Akram Alshavabkeh, Emily Barrett, Jesse Buckley dhe Dana Dabela zbuloi se ekspozimi ndaj kimikateve sintetike kontribuon në lindjen e parakohshme dhe probleme të tjera për nënat dhe foshnjat. Kimikatet, të…

Read More