Author: tirana

Dashi Më në fund rikthehet dinamika dhe pozitiviteti në vendin e punës dhe kjo edhe prej pranisë së bashkëpunëtorëve, të cilët do të dinë të vlerësojnë siç duhet pikat tuaja më të forta. Parashikohet një mbrëmje romantike për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak. Demi Do të ndjeni nevojën për t’u imponuar në vendin tuaj të punës. Gjithçka do të vijë pas një periudhe që keni qenë pasiv dhe kjo gjë do ju lejojë qe të vlerësoni të gjitha cilësitë tuaja. Nëse në dashuri ndiheni konfuz, ky është momenti ideal për t’u qartësuar dhe të përcaktoni prioritetet tuaja…

Read More

Kosova feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale spotin e protestës që “Rithemelimi” planifikon të organizojë në 20 shkurt kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Në spot shfaqet Berisha, si dhe disa deputetë që i janë bashkuar atij, duke përfshirë edhe Gazment Bardhin. Berisha dhe të tijët synojnë të organizojnë një protestë të madhe me pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, për – siç thotë ai – përmbysur tiranët.

Read More

Një nxënëse e gjimnazit në Halkidi u ankua se dy nga shokët e saj të klasës i kishin krijuar foto me inteligjencën artificiale dhe po i qarkullonin në grupe të mbyllura në një rrjet social. Ndaj prindërve të djemve është ngritur një rast. Ditën e sotme, studentja së bashku me nënën e saj ka denoncuar rastin. Shokët e saj të klasës kishin krijuar një foto të turpshme në internet dhe kishin përdorur fytyrën e saj. Fotoja e redaktuar fillimisht u postua në një grup të mbyllur prej katër personash në Instagram dhe më pas u ngarkua në një grup tjetër…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij nga ballkoni i banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie” është shprehur se 20 shkurti është dita e të gjithë shqiptarëve që zotohen t’i dalin për zot kombit nga ky shkatërrim. Berisha shprehet se sot shqiptarët janë njerëzit me të përçmuar të Ballkanit, Evropës dhe me gjerë. Ai shton se regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën e tyre. Pjesë nga fjala e Berishës: Miqtë e mi! Për ju, për ne, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë. 20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e…

Read More

Kreu i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë takuar së bashku në Mynih. Lajmin e ka bërë të ditur Xhaferi, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot me kryeministrin Rama. Ai e ka quajtur kryeministrin shqiptar “homologun e tij të mirë” ndërsa ka theksuar se së bashku kanë folur për dy evenimete të rëndësishme. “Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana:…

Read More

Banorët e BBV3 kanë bërë një lojë pyetjesh mes njëri tjetrit, të cilat i kanë lexuar në mënyrë anonime. Një nga pyetjet për Romeon ishte paksa intime dhe ndoshta më e drejtpërdrejtë nga sa aktori dhe moderatori do të kishte preferuar: “A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?” Dy vëllezërit u bënë më të njohur pas lidhjeve me vajza të famshme të shoëbizit, Donaldi me Bora Zemanin e Romeo me Jonidën. Megjithatë, në një rrëfim të rrallë, Romeo u shpreh se ndjenjat e tij për këngëtaren kanë qenë të sinqerta. “Nuk e…

Read More

Roza Lati në një bisede brenda shtëpisë së Big Brother VIP me Julin, e përlotur ka rrëfyer një anë të errët të fëmijërisë së saj, dhunën që babai i ka ushtruar nënës së saj, Ritës.  Ajo tregon se brenda mureve të shtëpisë asgjë nuk ishte siç dukej nga jashtë. Babai i saj ngrite zërin dhe ushtronte dhunë ndaj nënës së saj, një situatë që ka ngelur shenjë në mendjen e Rozës, e cila ishte fëmijë në atë kohë. “Me kalimin e kohës filloi duke treguar impulse agresiviteti, filloi dike u bërë i dhushëm. Në atë kohë thonin ‘druri ka dalë…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu në një komunikim të drejtpërdrejtë për “News Line” në ABC News, komentoi vizitën e djeshme të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë dhe bazën ajrore në Kuçovë që do të inaugurohet më 4 mars. Deliu u shpreh se influenca ruse po rritet në Ballkan dhe ndaj baza ajrore në Kuçovë është një garanci e shtuar për vendet e NATO-s, si dhe një prezencë shtesë për Shqipërinë. “Baza ajrore në Kuçovë ka një rëndësi strategjike, pasi është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është një aset i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe rajonin,…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili njëherësh është drejtues politik i Partisë Socialiste ne qarkun e Fierit, pas takimit të zhvilluar me asamblenë e PS është pyetur për daljen e ish-kryeministrit Sali Berisha në ballkon, përkundër faktit që Gjykata i ka ndaluar komunikimin me persona të tjerë, të cilët jetojnë jashtë banesës së tij. Ai tha se ky akt është i papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me Kodin Penal. Gjithsesi Balla shtoi se kjo sjellje e tij i jep më shumë pikë politike, Partisë Socialiste. “Unë kam quajtur të papranueshme në interpretimin, në leximin fjalë për fjalë dhe…

Read More

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, strukturat shtetërore të mbrojtjes së mjedisit do të kontrollojnë dhe ndalojnë ndërtim apo ndërhyrje pa leje, anës akseve kombëtare dhe pikave kufitare. “Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, të ndryshuar, të ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011 Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të Aktit Normativ nr. 3, datë 07.09.2011 “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare” dhe vendimit…

Read More

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete. Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm. “Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin…

Read More