Author: tirana

Një trafik i rrjetit të drogës nga Ekuadori është goditur nga EUROPOL dhe policia spanjolle, në të cilën është i përfshirë edhe shqiptari Dritan Gjika. Gazetarja Aida Topalli tha në “Breaking”, se Gjika është koka e shumë shumë shqiptarëve të tjerë, por jo vetëm, që transportonin drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së, ndërsa tregoi edhe lidhjen e tij me Presidentin e Ekuadorit. “Me goditjen e këtij grupi është goditur një nga linjat më të mëdha të shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori. Në 6 shkurt të këtij viti autoritetet ndërkombëtare së bashku me ato shqiptare zhvilluan një tjetër megaoperacion kaq…

Read More

Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë goditën 1 rast tjetër të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 27 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Gj., 35 vjeç, D. B., 21 vjeç dhe A. S., 56 vjeç (pronari i lokalit). Shtetasi N. S. (djali i pronarit të lokalit) dhe shtetasit e tjerë u kapën…

Read More

Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare. Duke nisur nga 16 Shkurti, kushdo që ka një ide inovative për zhvillimin e një Start Up-i, mund t’i bashkohet garës për mbështetjen financiare, e cila do të zhvillohet në tre faza. Në eventin që shënoi shpalljen e thirrjes, Ministrja e Shtetit për…

Read More

Gjykata e shkalles se parë në Durrës ka lënë në burg Ilir Koçiljen , i cili dy ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën. Në gjykat i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është shfaqur i paqendrueshem mendërisht. Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja. Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima. Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore. Autori ka qenë i dënuar në…

Read More

Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë në Kavajë. Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari I. K., i ka thënë një të panjohuri “pse më ngacmon plakën”, duke nënkuptuar se i riu ka ngacmuar nënën. I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike. Ai ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Në vendngjarje është gjetur një farsoletë me gjak dhe një kanaçe birre, që gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët u pyet nëse duhet të pjesë e Federatës së opozitës edhe Lulzim Basha. Meta tha se çdo njeri që do të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë. “Unë nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet, që ka dëshirë dhe që është i lirë të vendoset përballë narkoqeverisë dhe narkoshtetit. Isha sot këtu me ju për të ndarë një shqetësim madhor për rreth 800 mijë pensionistë që jetojnë në kushte të mjeruara. Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur…

Read More

“Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e publikut prej më shumë se 1 muaji. Veç lojës së ashpër që banorët po zhvillojnë brenda shtëpisë më të famshme, një garë e ashpër për vëmendje po bëhet edhe jashtë, për ndjekës në rrjetet e tyre sociale. Ndërkohë janë listuar 10 banorët që këtë javë kanë pasur aktivitetin më të lartë në rrjetet e tyre sociale. Aktori Julian Deda, në ndryshim nga java e kaluar ku nuk kishte pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve, këtë herë ai ka futuar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 438K, tani numëron 441K. Juli është ndër protagonistët e…

Read More

Në 16-vjetorin e Pavarësisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur që ta festojnë në Shqipëri. Duke shfrytëzuar 3 ditët e pushimit, por edhe motin e mirë, me diell në Shqipëri, kanë qenë të shumtë shqiptarët e Kosovës që ka ardhur drejt Tiranës, por edhe qyteteve bregdetar. Në Morinë ka një fluks të madh të automjeteve, autobusë, por edhe makina personale. Për shkak të marrëveshjes së nënshkruar mes 2 vendeve, atyre nuk do duhet që të presin në radhë për të kontrolluar pasaportën, por mund të kalojnë lirisht drejt vendit tonë.

Read More

Loja me pyetje sekrete, e dhënë si mundësi nga Vëllai i Madh, u shoqërua me debate të shumta mes banorëve. Një nga këto pyetje ishte edhe ajo drejtuar Ilnisës. Egla: A do arrish të bësh s*ks për të shkuar deri në finale? Ilnisa: Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes. Mendoja se në këto moment pyetjet do të ishin… Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni. Meritoni: Çfarë janë këto pyetje? S’jeni normalë! (çohet nga divani dhe lë lojën).

Read More

Tërheqja e ushtrisë ukrainase nga qyteti i Avdiivka ishte një “vendim i duhur” për të “shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”, ndërsa ushtarët ukrainas luftuan për t’i rezistuar sulmit të trupave ruse. Këtë e deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ishte një vendim i drejtë dhe profesional logjik për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur,” tha ai.

Read More

Një nga përfaqësuesit e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Erald Todri, tha për “N’Timon” se çfarë duhet të kemi parasysh, kur duam të bëjmë ndryshime kontruktive të mjetit. Fillimisht ai sqaroi se ndryshimi konstruktiv i mjetit është “ndryshimi e një ose disa karakteristikave që përbëjnë të dhëna teknike në lejen e qarkullimit të mjetit, si ndryshimi i njësisë motorike, ndryshimi i kutisë së shpejtësisë, instalimi i impiantit të gazit apo ndryshimin e llojit të mjetit.” Todri sqaron edhe se cilat janë procedurat e nevojshme për marrjen e lejes së kryerjes të këtyre ndryshimeve dhe ku nuk duhet të gabojmë. ” Kërkesa…

Read More

Zbardhet identiteti i shqiptarit të arrestuar ditën e djeshme në Bolivi, në kuadër të një operacioni të madh ku ra në pranga edhe i shumëkërkuari nga Brazili, Lourival Máximo da Fonseca. Sipas Ministrisë së Brendshme në Bolivi, shqiptari i arrestuar është Lorenc Hyseni. Gjithçka nisi me hetimin e ngarkesës më të madhe të kokainës së kapur në Oruro-Bolivi pak muaj më parë, 8.7 ton, e cila bëri që autoritetet të alarmonim vendet fqinje dhe të gjenim ngarkesa të ngjashme në Peru dhe vendet evropiane. Hetimi tregoi se origjina më e mundshme e këtyre ngarkesave erdhi nga rajoni Chiquitania në Santa…

Read More