Author: tirana

Komisioni për Sigurinë Kombëtare votoi sot në parim dhe nen për nen ndryshimet në projektligjin “Për Dhënie Amnistie”. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj artikuloi edhe njëherë qëndrimet e tij mbi këto ndryshime ligjore, ndërsa parashtroi amendamentet e Partisë Demokratike, ku kërkohet që pjesë e amnistisë të jenë dhe të proceduarit dhe të dënuarit, pasi morën pjesë në protestat e opozitës. “Nuk jemi këtu për të bërë pazar. Jemi të qartë dhe për çështjen e mbipopullimit. Unë e kuptoj fare mirë që një nga motivet për të miratuar një ligj të amnistisë është dhe ulja e numrit, që kushtet për të…

Read More

Shoqëria e dy ish-banoreve të ”Big Brother Vip Kosova 2” është diskutuar shumë. Pas mbarimit të spektaklit, Santiana Maloku gjatë një interviste është shprehur se Alba nuk e ka mbështetur fare Santianën pas daljes nga loja. Alba e cila kishte qëndruar në heshtje deri tash, vendosi të reagojë dhe t’i kthejë përgjigjje Santianës përmes një postimi në InstaStory. Shkrimi i saj ishte i gjatë, në të cilin Alba tregon se ajo në fakt e kishte përkrahur shumë Santianën, po ashtu edhe e kishte ndihmuar me disa kërkesa që ka pasur, si rrobat të cilat i janë dashur Santianës, po ashtu…

Read More

Gruaja e Asqeri Mandrit, i cili e mbajti të mbikëqyrur nga kamerat në banesë, është përballur me vjehrrën e saj në emisionin “Me zemër të Hapur”. Kjo e fundit ka tërhequr akuzat ndaj nuses së saj, e cila pas arrestimit të të birit, pretendoi se e reja e kishte tradhuar Asqeri Mandrin. Nëna e Asqeriut u shpreh se i bëri deklaratat pasi i iku truri kur i shkoi policia në shtëpi. “Unë nuk kam asgjë, burri ka dhënë urdhër që të mos dalë nga dera pa ardhur unë nga Greqia. Për fjalët që i kam thënë, i kërkoj falje. Kurrkush…

Read More

60 milionë euro do të shpenzojnë Letonia, Lituania dhe Estonia për t’u përforcuar përkundrejt “ariut rus” që mbetet një kërcënim konstant për sigurinë e tyre që nisja e ofensivës ushtarake në Ukrainë. Tre vendet baltike, pjesë e BE-së dhe NATO-s, do të investojnë në ngritjen e bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë, ndërkohë që Putin dhe Brukseli në deklarata me tone të larta paralajmërojnë se do të rrisin rezervat e tyre të armëve për të qenë gati për luftë. “Projekti, i cili do të kushtojë afërsisht 60 milionë euro, siguron gatishmërinë për të luftuar armikun që në momentin e parë”, thonë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 27-vjeçare i dha fund jetës së saj, duke u hedhur nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale. Balla shprehet se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rrisin forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Ndër të tjera ministri thekson se duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line. “Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe…

Read More

Një gol në nisje të lojës nga Rashica riktheu Skënderbeu te fitoret në Superligë, duke mposhtur 1-0 Kukësin e vendit të fundit. Korçarët me këtë tre pikësh krijojnë një distancë sigurie me vendet që rrezikojnë të zbresin nga kategoria. “Shumë e rëndësishmja fitorja. Djemtë treguan karakter sepse ishte një ndeshje ‘luftë’ për topat e dytë, goditjet standarte, karakteri dhe mund të them që jam i kënaqur me tre pikët”,-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut. “Jam shumë i kënaqur duke marrë shkas nga problematikat që ka patur ekipi në ndeshjet e fundit. Pësimi i golave. Sot pësuam një gol por patëm…

Read More

Në Mitrovicë të Veriut, serbët po protestojnë më 12 shkurt kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar. Protesta po mbahet pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Protestuesit janë nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb. Tek ura mbi Ibër janë të pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Në protestë janë të pranishëm…

Read More

Në bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiantin e trajtimit të tyre. Projekti përfshin qytetin e Burrelit dhe zonat periferike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë. Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga inspektimi në terren i punimeve të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e…

Read More

Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2-vjeçe. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi. Pjesë nga prononcimi për mediat Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar…

Read More

Dhjetëra pasagjerë të një autobusi që lëvizte në zonën Brixton të Londrës lindore, kanë përjetuar momente paniku dhe frike, teksa janë mbajtur peng nga një burrë që ka kërcënuar se do t’i sulmonte me acid. Incidenti ndodhi në orën 20:30, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Croydon dhe u desh ndërhyrja e shërbimeve të urgjencës dhe grupit të mbështetjes territoriale të Policisë Metropolitane, për të marrë në kontroll situatën. Të veshur me kostume kimike blu, agjentët mësynë autobusin duke e zhveshur në rrugë agresorin, i cili kishte me vete lëndë kimike gërryese. Burri rreth 30 vjeç hipi në autobusin 109…

Read More

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim për akuzën e “korrupsionit” Ilir Nishanin, vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani. Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Bashkë me të kaluan në gjykim po për korrupsion dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjencie, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi. Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një rryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit nisi pas…

Read More

Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i publikoi në rrjete sociale foto intime. Halla e 27-vjeçares në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por që ka qenë dikush që e ka shtyrë. Halla shprehet për mediat se 27-vjeçarja ka punuar rreth 3 ditë si sanitare në banesën e Altin Çokut dhe më pas sipas saj nuk ka shkuar…

Read More