Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se i qëndron rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme. Kurti thekson se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, që hyri në fuqi më 1 shkurt. Ndër të tjera ai ka thënë se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri. “Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë…
Author: tirana
Të dielën u mbajt Asambleja e PS-së. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka thënë se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja. Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafa, I deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë. “E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?”,-ka thënë Rama. Etjen Xhafa ka marrë fjalën. Dje u mësua që Edi Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së…
Gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip Albania”, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë. Për këtë deklaratë ka ardhur një reagim nga ish-banorja dhe një nga konkurrentet më të forta të BBVA2, Olta Gixhari. Aktorja ka ripostuar nga një faqe e fansave të saj në InstaStory, një fotografi të sajën ku shkruhet: “Unë pasi Ledioni tha që ky BB ka femrat më të forta dhe më të bukura që ka patur ndonjëherë bigu”, dhe ku shihet duke qëndruar në një pozicion “gjykues”. Postimin ajo e ka…
Autori i plagosjes së Selami Brahimit mbrëmjen e 8 shkurtit në Shkodër mësohet se është xhaxhai i bashkëshortes së shënjestrës. Sulejman Kapllanaj është arrestuar në Berlin të Gjermanisë dy ditë pas ngjarjes (10 shkurt) ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë. 68-vjeçari tentoi që të vrasë dhëndrin e shtëpisë, Selami Brahimi kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes. Kapllanaj dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë, të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë pasi jeton në Itali.…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Bledi Çuçi rikujtoi edhe njëherë porositë e kryetarit të partisë në Asamblenë e mbajtur një ditë më parë. “Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet”, u shpreh Çuçi. Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi…
Athina është tronditur këtë të hënë nga një ngjarje tragjike. Një ish-punonjës është rikthyer në kompaninë ku e pushuan nga puna dhe ka qëlluar me armë. Nga të shtënat me armë ka 1 viktimë dhe dy të plagosur, ndërsa policia greke ka shkuar në vendngjarje. Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet.
Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të “Mos i bjer me Top”, në “E Diell” me Ronaldo Sharkën. Teksa Ronaldo i tregon Zhaklinës foton e Efit, kjo e fundit finaliste e BBV2, Lekatari ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend. Ronaldo: Efi Dhedhes, finalistja e ‘Big Brother Vip’, pretendente për të fituar dhe shumë e komentuar. Zhaklina: Nuk e njoh fare nuk e di se kush është. Nuk e mbaj mend, se di se kush është. Nuk i mbaj mend komentet e saj. Më ngjau si Elvana Gjata, Dhurata Dora, nuk…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se projektligji për rikthimin e lojërave të fatit, qeveria ”Rama 3” pranoi dështimin e kontrollit të territorit dhe menaxhimin nga grupet kriminale të këtij sektori që fatkeqësisht ka dalë jashtë kontrolli Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shtoi se qeveria e ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor Postimi i plotë Duket se marrëzia me lojërat e fatit nuk ka fund. Në gjykimin tim personal, lojërat e fatit si në të zezë, si në të bardhë përsëri lojëra fati mbeten. Por,…
Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, pas publikimit të një fotoje intime. 39-vjeçari teksa bisedon Clevion në Tik-Tok, tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri. Sipas versionit të Altin Çokut, ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false. “Unë me një shoqen time në hotel…
Në zonat malore të veriut nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve pasi rrugët janë të kriposuara dhe të pastruara nga bora. Si pasojë e motit të përkeqësuar gjatë fundjavës ka pasur rënie gurësh dhe intertesh, që janë pastruar nga mjetet dhe punonjësit që mbeten në gatishmëri për çdo problematikë që mund të shfaqet. Në aksin Bogë-Theth, bora vazhdon me intensitet të lartë dhe po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin për qarkullimin e mjeteve. Në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh ka reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 900 metra ka prezencë të reshjeve të borës.
Beyonce mahniti të dielën në Super Bowl, teksa zbuloi kopertinën e këngës së re “Texas Hold ‘Em”, një nga dy këngët surprizë që ajo publikoi gjatë ngjarjes sportive. Superylli u shfaq në kopertinën e “Texas Hold ‘Em”, kënga e saj e re nga një album i ri me zhanër country, i cili do të publikohet më 29 mars. Këngëtarja tregoi belin e saj të zbukuruar, e veshur me një bluzë me bikini argjendi dhe funde të vogla metalike në formë zemre të ngjitur në një rrip.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven day”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe…