Author: tirana

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pretenduar se forcat ushtarake ruse në zonat e pushtuara në lindje të Ukrainës, janë duke përdorur terminale të shërbimit të internetit të ofruar prej Starlinkut, në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk. Dega e Inteligjencës në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, e ka postuar më 11 shkurt në Telegram një audioincizim të momentit, kur, sipas tyre, është identifikuar komunikimi mes dy ushtarëve rusë, duke pretenduar se kjo është dëshmi e përdorimit të vazhdueshëm të sistemit. SpaceX, e cila i zotëron terminalet e Starlinkut, ka thënë përmes një deklarate më 8 shkurt në X – platformë e…

Read More

Kryeministri francez, Gabriel Attal, dëshiron t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale, sipas një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien. “Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve. Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit. Attal…

Read More

Në “London Stadium”, West Hami humbi 0-6 me Arsenalin. Për raundin e 24-t, “Topçinjtë” e Artetas dominuan një ndeshje që largoi nga stadiumi mijëra tifozë vendas në fundin e pjesës së parë. Saliba, Saka, Gabriel dhe Trossard shënuan në pjesën e parë për miqtë, teksa Saka gjeti dopietën personale në pjesën e dytë. Llogaritë e ndeshjes i mbylli Declan Rice në minutën e 66 me një supergol, me ish-in e sfidës që zgjodhi mos festonte. Arsenal me 52 pikë merr vendin e tretë, teksa gjendet poshtë Liverpoolit dhe Man. Cityt. West Ham nga ana tjetër ka pesë ndeshje pa fitore,…

Read More

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në zonën e Belshit Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka marrë flakë. Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, përpara se makina të shpërthejë në flakë. Më pas nëna me fëmijët janë transportuar me një mjet privat drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Read More

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar në profilin e saj një foto me këngëtarin Flori Mumajesi. Ky i fundit prej vitesh po qëndron larg projekteve muzikore dhe ekranit duke i bërë fansat t’i marrë malli për të. “Mik i vjetër, por i shtrenjtë. Na ke munguar të gjithëve Flor Mumajesi”, shkruan Çiljeta krahas fotos. Menjëherë në rrjet kanë nisur një lum komentesh se nuk e njohën kantautorin në pamje të parë. Kujtojmë se për pak vite Flori u përfol për një situatë të ngarkuar emocionale që shpresojmë ta ketë kaluar me sukses.

Read More

Në prononcimin për median jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama komentoi dhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që…

Read More

A duhet Rama të mbajë një qëndrim ndaj Ahmetajt për qytetarët? Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurtë që leximin e opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilët kuptojmë opionin qytetar. Zhvillojmë fokus grupe, cfarë kritikash kanë ata për ne. për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë, madje më të qartë sesa ne, e se ju (gazetarët) po e po. Qytetarët dinë shumë mirë ti ndajnë brockullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tëpërt e kotë e ka…

Read More

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar. “Kemi bërë mbledhje me diskutime të shumta me shumë anëtarë. Ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme. Ka pasur qasje vetëkritike nga të gjithë se bashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat se duhen verifikuar në burim. Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga…

Read More

Pas rreth 5 orësh, ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS. Në analizën e kryer, Edi Rama ka pasur qëndrim kritik ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet. Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultateve në terren. Rama është shprehur kritik edhe ndaj deputetes Olta Xhacka, duke thënë se nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u largua nga posti i…

Read More

Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit. Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçareje mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit. Aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

Read More

Një tjetër rast i konsumimit të fotoksinës u regjistrua në vendin tonë, kësaj here në Fier. Një 15-vjeçare ka konsumuar lëndën helmuese, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë. “Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Read More