Pas sundimit 11 vjeçar, Bayern Munich është pranë shkarkimit si “mbret” i futbollit gjerman. Gjiganti i Bundesligës u mposht në mënyrë spektakolare nga Bayer Leverkusen, që jo vetëm mori 3 pikët në një duel emocionesh, por arriti të dominojë totalisht mbi një skuadër të ndërtuar për tituj. Nën drejtimin e Xabi Alonsos, “aspirinat” thelluan në 5 pikë distancën me Bayern Munich dhe rruga drejt trofeut të Bundesligës shihet si autostradë për ta. Ata i ndihmon fakti se është e vetmja skuadër e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon në mesin e 50 kampionateve më të mira evropiane. 31 ndeshje,…
Author: tirana
Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të levizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin,…
Sali Berisha denoncon se policia ka bashkëpunuar në atentatin në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh ndërsa u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi. Policia e Kurbinit përgënjeshtron Berishën. ”Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit”. Postimi i plotë Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamera nga biznesi i shtetasit Ardjan…
Pas dërgimit në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit, nga Graciano, si mundësi e dhënë nga hapja e kutisë së Pandorës, përplasja mes Romeos dhe Gracianos ka qenë e ashpër. Romeo: Trego edukatë, më kthe përgjigje. Graciano: Ta bëj këtë gjë të dalësh ti kush je i vërteti, mos të fshish më nga njerëzit që i mban nën kontroll Romeo: Okay, kush është i favorizuar? Graciano: Jam ai që t’i bëj gjërat në sy, jam ai që debatoj me ty… Romeo: Ti je i shpifur o plako, më kthe përgjigje, kush është i favorizuar këtu. Graciano: Të ktheva përgjigje, unë…
Një tjetër emër nga radhët e socialistëve e cila është marrë si “shembull i keq” se si një anëtarë i PS-së nuk duhet të jetë është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së partisë se pakënaqësia ndaj saj lidhet me aktivitetin që ajo ka pasur në rrjetin social Facebook. Sipas konstatimit, pasi Xhaçka ka lënë postin e ministres ka qenë inekzistente në rrjete sociale. Më herët, kritika pati për Etjen Xhafajn me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë një analizë të hollësishme për performancën e PS në këtë bashki.
Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, edhe pse s’është fytyrë publike, nuk u ka shpëtuar herë pas here mediave. Bukuroshja publikon foto herë pas here ku mes tyre edhe afeksionin me jetën e shtrenjtë e veshjet luksoze. Ajo është kliente e markave nga më të shtrenjtat, krysesisht Louis Vuitton, Cartier, Hermes, e të tjera me rradhë. Era Saraçi mban veshur një xhup Gucci, që kushton 1800 euro. Çanta është Louis Vuitton dhe kushton 3,300 euro. Çmimet bëhen pak më të kripura të bizhuteritë që duket se janë pika e saj e dobët. Ajo mban 4 byzylyk Cartier,…
Sali Berisha denoncon se policia ka bashkëpunuar në atentatin në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh ndërsa u plagos pronari, Ardjan Gjeloshi. Berisha ka nxjerrë pamjet që sipas tij tregojnë se autorët të veshur me uniforma policie kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Sipas denoncimit, autorët që kanë kryer vrasjen dyshohet të kenë qenë tetë persona. Ata i kanë bërë presion rojës së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia.
Në Asamblenë e PS-së këtë të dielë ka raportuar i pari qarku i Tiranës. Drejtuesi i qarkut së bashku me drejtuesit e degëve përkatëse kanë raportuar lidhur me punën e tyre deri më tani. Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut, Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS. Ka rezerva për Kavajën, duke u nisur dhe nga fakti që kanë humbur zgjedhjet e 14 majit.
Analisti Arben Meçe, ka komentuar mbledhjen e Asamblesë të PS. Meçe thotë se në fokus të mbledhjes do jetë riorganizimi i partisë, si edhe një analizë se deri ku janë zbatuar direktivat e lënë në Kongresin që u mbledh pak kohë më parë. “Është asamble që është në rutinën e aktiviteteve. Duhet thënë që janë të organizuar, strukturuar me një formacion të qartë, organizim në ndryshim nga të gjitha grupet e tjera. Është asamble post kongres, disa objektiva janë të shpallura. Është një asamble që ka të bëjë me probleme organizative, janë që të mbajnë të karikuar këtë parti në…
Nga Preç Zogaj Intervista “bombë” e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia nuk ngriti kurrfarë dallge në pallatet politike të Tiranës. Sakaq ajo po kalon pa jehonë edhe në opinionin e gjerë publik. Njerëzit prisnin që ish-ministri i trefishtë dhe numri dy i qeverisë socialiste të Edi Ramës të hidhte dritë në prapaskenat e korridës qeveritare për aferat korruptive në hetim apo në radhë; të sillte fakte konkrete, të panjohura, nga ato që i dinë vetëm anëtarët e kupolës qeveritare ku ka bërë pjesë; të denonconte me indicie të verefikueshme skandale që për momentin u kanë shpëtuar radarëve të medias…
Një 35-vjeçar u arrestua nga policia e Kavajës. Ndriçim Sokoli akuzohet se vrau nënën e tij 75-vjeçare, ngjarje e cila u raportua fillimisht si aksidentale. Gruaja u gjet e pajetë në banesën e saj një ditë më parë. Policia konstatoi pas ekspertizës se ndaj gruas ishte ushtrua dhunë. ”U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së…
Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez ka folur së fundmi për formën e tij dhe si ndjehet në pozicionin që mban në fushën e blertë. Francezi theksoi se punon shumë që të jetë në top formë, ndërsa pyetjes nëse sheh ndonjë mbrojtës më të mirë se veten e tij, iu përgjigj duket thënë se nuk ndjehet inferior ndaj askujt. “Unë nuk mendoj se më takon mua të jap një vendim për këtë. Diçka që mund të them është se punoj ditë pas dite për të vazhduar të përmirësohem dhe në fushë nuk ndihem inferior ndaj askujt”-deklaroi Theo.