Ministria e Shëndetësisë reagon për zjarrin që regjistrua rreth orës 05:30 minuta në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë, duke theksuar se situata është normalizuar. “Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll…
Author: tirana
Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në urgjencën e re në QSUT. Për situatën ka pasur edhe një reagim nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, në të cilin thuhet se menjëherë sapo u raportua për zjarr janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar, ndërsa po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit. “Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.…
Socialistët mbledhin sot Asamblenë, ku në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jenë jo veç zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë, i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama, me synimin që viti zgjedhor t’i gjejë gati. Kryesocialisti EdibRama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për 400 anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara. Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më…
Angelina Mango triumfoi në festivalin “Sanremo 2024”. Këngëtarja 22-vjeçare me këngën “Mërzia” shkruar së bashku me Madame, mori 40.3 për qind të totalit të votave, në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios. Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me Controvento. Në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinqerisht”. Kur dëgjoi emrin e saj, 22-vjeçarja falënderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim. “Falënderime të përzemërta…
Të tjera përgjime dalin nga dosja e të arrestuarve të “Tempullit” në Tiranë, ku një grup të rinjsh shpërndanin lëndë narkotike, kanabis, heroinë dhe kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Prokuroria tregon sesi njëri nga të arrestuarit, Klajdi Avdia, shiste lëndën narkotike në Tiranë. Në datën 24 nëntor 2023, rreth orës 21:40 në Bulevardin Bajram Curri në Tiranë, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri” blen 0.4 gramë kokainë nga Klajdi. Sipas dosjes së prokurorisë, shit-blerja është dokumentuar me video dhe audio, e asistuar nga specialistët se Seksionit Tekniko-Shkencor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. (A Miri,…
Sot nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike. Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që do të fryjë nga kuadrati I jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi…
Graciano ka vendosur të hapë Kutinë e Pandorës duke japur më pas Zarfin e Bardhë dhe atë të Zi. Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift. Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona. Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin. Votimi është i hapur për publikun, për banorin që duan të shpëtojnë. Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”. Kjo zgjedhje…
Dashi Të dielen do të duhet të jepni më të mirën, emocionet do të jenë pozitive, mund të ketë mbetur diçka pa thënë, hidhni gjithçka jashtë. Flisni me njëri-tjetrin dhe do të shihni që do arrini t’i sqaroni gjërat. Demi Të dielen do të keni një qiell të favorshëm për ndjenjat, edhe ata që janë beqarë ose janë duke u shëruar nga një ndarje e ashpër do të mund të shikojnë përsëri përreth me sy kureshtarë. Kjo është koha e duhur për të filluar përsëri. Puna, megjithatë, vazhdon ngadalë, me disa lemza gjatë rrugës. Binjakët Të dielen dashuria do t’ju…
Zjarr në urgjencën e re të QSUT. Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët. Është bërë evakuimi i pjesës më të madhe të pacientëve. Krahas pacientëve të dërguar me urgjencë në Sauk, disa u sistemuan në pavione te tjera të QSUT-së.
Spektaklin e kaluar Albi bëri një deklaratë, e cila nuk u prit aspak mirë nga Romeo. Gjatë prime-t të sotëm u diskutuan për sqarimet që ndodhën gjatë këtyre ditëve. Megjithëse nisi thjesht si sqarim, Albi dhe Romeo kanë degraduar në debate të ashpra. “Unë i qëndroj deklaratës sime. Po viktimizohesh (i drejtohet Romeos). Jam shumë i sigurt që pjesa më e madhe në këtë shtëpi mendojnë si unë”, u shpreh Albi Nako. Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari e konsideroi sqarimin që Albi i bëri Romeos gjatë javës si tërheqje nga deklarata “nuk ke këllqe, po përdor vajzat”. ”Me thënë…
Dorëheqja javën e shkuar e Gramoz Sakos si komandant i gardës dhe nevoja për ta zëvendësuar, ka detyruar shumicën socialiste të përfshihet në amendimin e ligjit për Gardën e Republikës. Ndryshimet e propozuara mbajnë firmën e Nasip Naços, kryetar i Komisionit parlamentar të sigurisë. Është e nevojshme, thotë Nasip Naço, të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, me qëllim shndërrimin e këtij procesi në një proces konkurues e meritokratik. “Drejtuesi i Gardës së Republikës, duhet t’i jetë nënshtruar një procesi konkurues, ndërmjet kandidatëve më të mirë që plotësojnë këto kritere, siç janë…
Këtë javë u bë virale një deklaratë e Sarës në nje emision radiofonik ku ishte pyetur se cili moderator i duket më i dobëti. “Nuk më ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother-in”, ka thënë Sara Sonte në prime Ledioni duket se është ‘hakmarrë’ ndaj Sarës duke i kujtuar se është ai moderatori, i pëlqen apo jo. “Sara të kujtoj që e drejtoj unë Big Brotherin dhe e di unë kujt i drejtohen apo jo pyetjet. Se mbase e ke harruar”, i tha Ledioni Sarës.