Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për të mos e bërë një gjë të tillë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se shteti hebre të nisë atje një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit. Rreth 1.5 milionë palestinezë janë mbledhur në Rafah për të kërkuar strehim nga operacionet luftarake izraelite në pjesën tjetër të Rripit të Gzës. Washingtoni e paralajmëroi më herët Tel Avivin se pushtimi i Rafah-së do të ishte një “katastrofë”, e shqetësim shprehën edhe BE-ja dhe OKB-ja, ndërsa sipas Reuters, Egjipti ka nisur 40 tanke dhe autoblinda…
Author: tirana
Roza Lati ka përjetuar një moment dobësie, ku e shtrirë në oborrin e BBV ajo flet për jetën dhe zhgënjimet që ka pasur nga shoqëria. Në formë poezie ajo tregon se çfarë ka ndodhur me miqësitë e saj. “Të gjitha shoqet më kanë zhgënjyer, njëra mbas tjetrës me radhë, kanë përfituar nga mirësjellja. U kam dhënë shpirtin dhe gjithçka dhe më kanë shitur sa kanë gjetur mundësinë. Kam veç një Klaudia dhe një Olta, një Dasara dhe një Sid, kam mbajtur afër shoqe pafund”, tregon Roza.
Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Policia si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi. Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e…
Një grindje ka ndodhur në qytetin e Bilishtit midis një 62 vjeçari dhe një 29 vjeçare. Në debat e sipër, i moshuari ka goditur vajzën e re me grusht, duke i shkaktuar plagë të lehta. Njoftimi i policisë DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penaletë dhunës -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në Bilisht, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me grusht, një 29-vjeçare. Materialet procedurale i…
Sara, Bardhi dhe Rikja në mbrëmje ishin të shtrirë nëpër shtretërit e tyre dhe po bënin muhabet. E pyetur nga Rikja nëse do pranonte të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën, ajo i lutet Zotit që të jetojë me ta sepse deri më tani nuk ka pasur një figurë të qëndrueshme prindërore në shtëpi. Për Sarën jetesa me vjehrrin dhe vjehrrën do jetë një gjë shumë e bukur dhe nuk e ka problem dhe as t’i shërbejë. Rike Roçi: Do jetoje me vjehrrën dhe vjehrrin? Sara: Uroj, dashtë Zoti që unë të jetoj me vjehrrin dhe vjehrrën sepse nuk kam pasur…
Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pas shembjes së një masivi gurësh. Minatori 53-vjeçari Bilal Sula, me detyrë armator, ka qenë në frontin e punës kur ka rënë masivi i gurëve. Ai është nisur me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar Rithemelimin, teksa u shpreh se “protestat ku dalim 40 vetë, është tallje”. Basha u shpreh se opozita duhet t’i kthehet luftës parlamentare, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të marrë hapësirën e saj në Kuvend. “Opozita duhet ti kthehet luftës parlamentare, PD do të bëjë gjithçka për të marrë hapësirë parlamentare. Nuk është protestë është tallje, të dalin 40 veta siç ndodh çdo të enjte”, tha kreu i PD-së. Pjesë nga deklarata e Bashës: Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, ska nevojë…
Një 4-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A., 21 vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur të miturin. Fatmirësisht i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që…
Një armë e mbështjellë dhe e groposur është gjetur ditën e djeshme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”. Policia thotë se arma e gjetur është e llojit pistoletë. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Eksplozivi, i cili u përdor më shumë se tre dekada më parë gjatë vrasjes së gjyqtarit të famshëm italian Paolo Borsellino është prodhuar në Berane të Malit të Zi. Po ashtu, ka të dhëna se edhe gjyqtari shqiptar Skerdinalajd Konomi u vra me eksploziv që origjinën e kishte nga e njëjta fabrikë në Malin e Zi. Kjo nuk është çudi, duke pasur parasysh faktin se në ato vite Mali i Zi ishte një strehë për mafiozët italianë të arratisur nga drejtësia e vendit, por edhe për t’u ruajtur prej kundërshtarëve. Më herët, gazeta La Gazeta del Mezoggiorno iu referua këtij…
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier. Etmir Pazaj akuzohet se kultivoi sasi të konsiderueshme kanabisi në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave në qytetet Barcelonë dhe Girona. Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Policia ka vendosur në pranga një 38-vjeçar i cili i mori përmes mashtrimit një shumë prej 215 mijë euro një të riu. Në pranga ka rënë 38 vjeçari me iniciale L.Xh., banues në Tiranë, ndërsa është sekuestruar edhe një shumë prej 108 600 euro në cilësinë e provës materiale. I arrestuari akuzohet se i ka marrë një 26-vjeçari shumën e konsiderueshme të parave me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner në një kompani private në Turqi, raportojnë uniformat blu.