Author: tirana

Shqipëria ka arritur që të finalizojë 16 marrëveshje me shtete të tjera sa I përket njohjes së përbashkët të kontributeve për sigurimet shoqërore. Ndër këto, përfshihen edhe vende të zhvilluar si Gjermania apo Austria, që ndihmojnë emigrantët shqiptarë tu bashkohen vitet e kontributeve. Por, një nga marrëveshjet më të shumëpritura pas Italisë, është edhe ajo me Greqinë, ku përllogaritet të jenë 700 mijë deri në 1 milion shqiptarë. Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani thotë se kjo është në fokusin e qeverisë dhe se janë hedhur hapat e para në këtë drejtim “Kemi hedhur një hap të parë shumë pozitiv në…

Read More

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e së premtes seancën për shkarkimin e dy ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, me kërkesë të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari. Krahu i drejtuar nga zoti Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet e pritshme në pranverë dhe kjo po shkakton përçarje brenda partisë. Koalicioni qeverisës ka një shumicë të brishtë në parlament, por duket se i arrin votat e nevojshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pritet të shkarkohen…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur dyshime të tjera në lidhje me deklaratat ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në një intervistë të pak ditëve më parë se “shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit”. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha u shpreh se sipas tij, “llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë”. Sipas ish-kryeministrit, deklarata e Arben Ahmetajt mund të lidhet me firmosje në dokumente me revole të vëna pas kokës. “Llahtaria që…

Read More

Teksa kërkon një trajner të ri pas dorëheqjes së paralajmëruar të Xavi, Barcelona duhet të merret edhe me taksat spanjolle. Në fakt, katalanasit përfunduan në telashe për detyrimet e prapambetura. Sipas një shënimi gjyqësor, pagesat e prapambetura janë pjesë e transaksioneve midis 2012 dhe 2015 dhe i referohen shërbimeve të paguara për agjentët e lojtarëve. Shifra është mjaft e frikshme. Barcelona i detyrohet organeve tatimore gati 23 milionë euro. Në shënim lexohet: “Nga faktet e konstatuara nga Inspektorati, rezulton se pagesat e bëra nga kompania janë bërë në emër dhe për llogari të sportistëve, përfitues të vërtetë të shërbimeve të…

Read More

Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua protestës së demokratëve poshtë pallatit të ish-kryeministrit Berisha. Malkaj iu drejtua Berishës shkurt me disa këshilla që të njohë njerëzit. Sipas aktorit, ish-kryeministrin e kanë tradhtuar ministrat, të cilët kur shkuan tek ai ishin me çorape të grisura. “Doktor kam një gjë farë të vogël me ty, të uroj shëndet e jetë. Ty të kanë tradhtuar ministrat, që kur erdhën tek ty ishin me çorapë të grisura. Se rron ai që është injorant thotë Gëtja dhe që nuk e di që është injorant, ai të bën hatanë doktor. Ti për inat të të…

Read More

Deputetët polakë kanë hedhur dyshime ndaj presidentit rus Vladimir Putin që përjashtoi një pushtim të anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Letonisë, gjatë një interviste me Tucker Carlson. Kryetari i parlamentit polak Zymon Holownia tha sot se nuk duhen besuar deklaratat qetësuese të Putinit, pasi udhëheqësi i Kremlinit i tha Carlsonit se do të dërgonte trupa ruse në Poloni nëse Varshava sulmonte Rusinë. Holovnia e quajti Carlson një “idiot të dobishëm” për propagandën ruse, sipas kanalit të lajmeve TVN24. “Ai ia dha mikrofonin një gënjeshtari, një vrasësi dhe një terroristi ndërkombëtar”, shtoi ai, duke iu referuar intervistës që u transmetua në SHBA…

Read More

“Shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur”. Kështu u shpreh këngëtarja e njohur Rovena Dilo, këtë të premte, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ndërsa tha se në ekranet shqiptare mungon sinqeriteti. Sipas artistes, publiku është shumë i zgjuar dhe e kupton kur diçka që shikojnë nuk është e vërtetë. Rudina Magjistari: Çfarë të shqetëson ty Roven më tepër, në shoqërinë shqiptare? Rovena Dilo: Shiko, mua në përgjithësi Rudina… shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur. Më fal që po e them. Unë do të doja të ishte shoqëria më e hapur, më e sinqertë. Rudina Magjistari: Mendon se është vetëm…

Read More

Sara Gjordeni ka rrëfyer sot për ndarjen nga Endrik Beba, këngëtarin me të cilin ka pasur një histori dashurie vite më parë, e sot janë të dy banorë të Big Brother. Teksa shihte Endrikun që qëndronte me Bardhin, Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës. Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa… Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zgjënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qen Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di… Sara: Disa…

Read More

Këngëtarja e muzikës popullore, Eglantina Toska e ftuar në një emision televozov të moderatores Brikena Prifti, zbuloi se sa ka qenë bakshishi më i madh që ka marrë në dasëm. Toska tha se në Kavajë i kanë hedhur më shumë para. E pyetur me batutë nga moderatorja se në cilat zona të Shqipërisë hidhen më shumë lekë në dasma, Eglantita Toska tha se ka më shumë para në veri. Gazetarja: Duket se ka më shumë para në veri? Eglantina Toska: Po kjo është e vërtetë, atje rëndon më shumë. Gazetarja: Sa ka qenë bakshishi më i madh që ke marrë?…

Read More

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken javën e ardhshme do e gjejë Sali Berishën në ‘arrest shtëpie’ për hetimet e ndërmarra nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv pas aferës së privatizimit të ish kompleksti sportiv Partizani. Në dosjen e SPAK thuhet se ish kryeministri ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore, ka dhënë urdhra konkretë e ka kryer veprime aktive për të vendosur në dispozicion struktura të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Deklarata e plotë e Blinken, e publikuar në faqen…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk do të përzgjidhet më nga Ministri i Brendshëm, por do të jetë një komision i posaçëm brenda kësaj ministrie që do të japë dritën jeshile për kreun e ri të uniformave blu. Kjo është parashikuar në disa ndryshime që priten së shpejti të miratohen në Ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë fazë, këto ndryshime janë ende ne diskutim ku priten që të shtohen edhe sugjerimet për disa ndryshime të rëndësishme të tjera që prekin drejtoritë vendore si dhe komisariatet. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Komisioni që pritet të…

Read More

Enkelejd Alibeaj i përgjigjet akuzave të grupit të Rithemelimit se janë të shitur të mazhoranca. Alibeaj tha se është Rithemelimi që po çon ujë në mullirin e Edi Ramës duke bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. “Të shitur jemi ne që e kemi thënë se ja cila është oferta jonë që PS nuk e do, apo ata të cilët bëjnë të pamundur zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, cojnë ujë në mullirin e Ramës. Rama nuk e do, e thotë vetë që nuk e do, por edhe ky pengim për të mos u bërë, fituesi i vetëm është Rama”, tha Alibeaj.

Read More