Është vetëdorëzuar sot në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi 68 vjeç. Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.
Author: tirana
Milani duket i vendosur për të ndërtuar stadiumin e vet në zonën e San Donatos. Më 25 janar, Këshilli Bashkiak i bashkisë në fjalë dha miratimin e variantit të urbanistikës për zonën e San Franceskos, ku pritet të ndërtohet stadiumi dhe dje kuqezinjtë bënë një hap tjetër përpara. Kështu siç konfirmohet, klubi i Milanit ka blerë tokën ku është planifikuar të ndërtohet stadiumi i shumëpritur me kapacitet prej 70 mijë vendesh. Klubi milanez pagoi plot 40 milionë euro për të blerë pronën ku shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, që synohet të inaugurohet në…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas njoftimit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të riafrimojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH. Vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, që në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga…
Opinionisti i “Big Brother VIP 3”, Arbër Hajdari në një intervistë televizive ku ndau me publikun eksperiencën e tij në këtë format. Gjithashtu Arbri komentoi edhe lojën që banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po bëjnë deri tani. Duke folur për Romeo Veshajn, Hajdari u shpreh se ‘sot nuk e sheh si lojtar të fortë’. Gjithashtu ai iu drejtua edhe fansave të aktorit të njohur. I pyetur nëse Romeo ndihet i sigurt duke qenë se ka shumë fansa jashtë, Arbri tha: “Mund t’i japë siguri, por unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh…
Këngëtari dhe moderatori i njohur kosovar, Robert Berisha së fundmi ka qenë i ftuar në një emision, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale. I pyetur se pse tradhtojnë femrat, artisti tha se një grua tradhton atëherë kur partner i saj nuk e mban veten si në lidhje, kur e ofendon dhe nuk i kushton rëndësi. “Është e vertetë 400 kile parfum i harxhon, 4 herë në ditë ndrohet. Ajo e pyt diçka dhe ai nuk i kthen përgjigje sepse 17 çemçakëza e i ka futur në gojë mos me i ardh era gojës. Deri…
Matteo Messina Denaro, i vetëdijshëm se ditët e tij ishin të numëruara për shkak të sëmundjes së pashërueshme që e goditi, nuk përjashtoi mundësinë që të fliste me gjyqtarët. “Nuk jam i interesuar, atëherë në jetë kurrë mos thuaj kurrë mos ta kuptojmë njëri-tjetrin. Nuk kam qenë kurrë absolut në kuptimin që ngaqë them diçka do të jetë gjithmonë njësoj, në jetën time kam ndryshuar shumë herë mendjen, por me themele të forta”, i tha bosi mafioz më 7 korrik 2023 zëvendësprokurorit të Palermos, Paolo Guido i cili e ftoi atë të kontribuonte “në rindërtimin e pjesëve të së vërtetës”,…
Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për punën e administratës publike, duke theksuar që i ka zbardhur faqen shqiptarëve në Bruksel. Madje, ai ka theksuar se do të ketë një tjetër rritje pagash këtë vit. “Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdo kush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës publike duhet ta ketë parasysh, sepse nga çdokush prej jush varet një grimcë e punës kolosale që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë që deri dje ishte e pamundur të imagjinohej. Është një mundësi reale për ta bërë…
Vajza e aktorëve të mëdhenj shqiptarë Agim Shukes dhe Mirketa Çobanit, ka rrëfyer një anë të errët të jetës së saj, duke prekur fëmijërinë, ndarjen e prindërve dhe traumat e divorcit të tyre. Jonida Çobani Gjoka e ftuar në ABC News, deklaroi se e ka përjetuar shumë divorcin e prindërve të vet për faktin se ndihej si një hije dhe si shkaku. Vajza tregon se edhe pse dy aktorë të njohur, jeta e tyre private nuk ishte ajo më e mira dhe gjithçka që i lidhte ishte vetë ajo. “Divorcin e prindërve të mi e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë. Kam…
Sekretariati i Etikës ka dënuar me 40 ditë, Edi Palokën, i cili dogji Rregulloren e Kuvendit dhe e hodhi në drejtim të Lindita Nikollës. Ndërkohë që me 20 ditë përjashtim socialistët kanë dënuar Petrit Dodën, i cili kritikoi ashpër Enkelejed Alibeajn. Gjatë seancës së kaluar opozita zbatoi skenarin e bllokimit të seancës, ku nuk munguan përplasjet me gardën e republikës, por edhe zhurmuesit në sallë.
Në kontrast të thellë me atë çfarë është duke ndodhur në kampin e opozitës e zhytur në përçarjen më të thellë prej krijimit, Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës, paçka se ato do të zhvillohen pas një viti. Përmes një angazhimi total socialistët kanë nisur skanimin e performancës të gjitha strukturave në bazë. Formula e zgjedhur përfshin të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS, në një intervistë për Top Channel, shpjegon këtë proces me synimin final marrjen e një mandati të katër qeverisës. “Faza e parë…
Në Dibër ka përfunduar investimi për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë, si dhe rikonstruksionin e Komisariatit të Policisë Peshkopi. Një investim i buxhetit të shtetit që sot ofron një pamje dinjitoze për këtë drejtori duke përmbushur të gjitha kushtet dhe kërkesat e Bashkimit Europian. 225 punonjës të Drejtorisë Vendore dhe komisariatit të Peshkopisë do të ushtrojnë detyrën duke pasur të gjitha kushtet e nevojshme. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vizituan nga afër investimin e realizuar ku u takuan edhe…
Gjergj Kaçinari i ka dhënë shumë nga arti i tij publikut shqiptar, por shumë pak nga jeta personale. Ai është nga ata artistë i cili gjithmonë ka preferuar që në publik të shfaqet vetëm më anën e tij profesionale. Por së fundmi ai ka suprizuar ndjekësit e tij në Instagram ku ka ndarë dy lajme shumë të bukura. Gjergj Kaçinari ka prezantuar bashkëshorten e tij, Tejdi Dushkaj Kaçinari, e bashkë me të edhe lajmin e bukur se ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. “Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj me gruan time”, ka shkruar ai përkrah…