Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Unë, vajza e “panjohur” e aktorit Agim Shuke”, rrëfimi prekës i Jonidës: Trauma që më la pa fëmijë!

16:13 / February 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 shuke 1707480337
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e aktorëve të mëdhenj shqiptarë Agim Shukes dhe Mirketa Çobanit, ka rrëfyer një anë të errët të jetës së saj, duke prekur fëmijërinë, ndarjen e prindërve dhe traumat e divorcit të tyre.

Jonida Çobani Gjoka e ftuar në ABC News, deklaroi se e ka përjetuar shumë divorcin e prindërve të vet për faktin se ndihej si një hije dhe si shkaku.

Vajza tregon se edhe pse dy aktorë të njohur, jeta e tyre private nuk ishte ajo më e mira dhe gjithçka që i lidhte ishte vetë ajo.

“Divorcin e prindërve të mi e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë. Kam qenë shumë e vogël, vetëm 9 muajshe. Ishin dy të rinj të ‘Arteve’, por mendoj se jam produkt i një dashurie të re, të papjekur të dy aktorëve që rolin e dy bashkëshortëve në jetë nuk arritën ta bënin dot. Kam qenë si hije, si ‘backstage’, pasi e kam marrë personale ndarjen e tyre. Edhe tani e ndjej po aq fuqishëm atë dhimbje, pasi e di se çfarë përvoja të shëmtuara ka pasur nëna ime me tim atë.

Unë jam vajza e Agim Shukes dhe Mirketa Çobanit. Në fillim kur takoja babin qaja, pastaj mami vendosi që të mos më çonte ta takoja më. Pastaj vinte babi, por unë nuk kisha një lidhje të brendshme me të. Ishte një lidhje që nuk arrita t’i jepja jetë. Pas vdekjes së tij kam takuar njerëz për të lidhur ato zinxhirë të zgjidhur, megjithatë nuk arrita kurrë ta njihja dhe ky është një peng i imi. Ishte pikërisht botëkuptimi tyre fetar që çoi ndarjen e tyre. Gjyshja nga ana e babit ishte ortodokse dhe nuk dha kurrë bekim për lidhjen e mamit dhe babit. Aludohet për një tradhti jashtëmartesore që i vuri kapakun. Sa më shumë jetonin bashkë aq më shumë kuptonin se nuk kishin gjëra që i lidhnin, përveç një fëmijë“, u shpreh Jonida.

Gjatë rrëfimit të saj, teksa tregonte traumat ajo u shpreh se si pasojë e asaj që ka përjetuar ka vendosur që të mos bëjë fëmijë. Jonida tregoi se bashkëshorti e ka pranuar dëshirën e saj.

Agim Shuke tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.