Author: tirana

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga burgu të 65-vjeçarit A.S, i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar pas denoncimit të bërë nga një 14-vjeçare me pretendimin se ishte abuzuar seksualisht nga i moshuari kur kishte qenë 6 vjeçe. Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për lënien në burg të 65-vjeçarit. Pas hetimeve të kryera, nuk u gjetën prova se 65-vjeçari ka kryer një akt të tillë ndaj të miturës.

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Sajmir Korreshi thotë se opozita duhet të dalë me një emër ri për kryeministër dhe jo me emrin e Sali Berishës. Për të Berisha është i vlefshëm për opozitën, por votat e saj mund të maksimalizohen me një emër të pakonsumuar. A duhet të jetë Berisha kandidat i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme? Korreshi: A mund të jetë? Duke njohur se si funksionon në 33 vjet, dëshirat vazhdon t’i ketë. A do të ishte zgjidhja optimale? Mendoj që duhet të kemi një zgjedhje tjetër për të maksimalizuar votën e opozitës. Ky ka qenë…

Read More

Këtë të premte Komisioni për Reformën Zgjedhore, mbledhjen po e mban online. Bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen deputetit socialist, Damian Gjiknuri duke i thënë se po merr më shumë kohë se çfarë duhet gjatë fjalës së tij. Gjiknuri tha se u përpoq të nënvizonte për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile se duhet të parashtrojnë rekomandime të vlefshme për Reformën Zgjedhore dhe jo të komentojnë mbi problematikat e mbledhjes së komisionit. Alibeaj: Jemi bashkëkryetarë dhe të drejtat janë të barabarta. Sapo harxhuat më tepër kohë sesa ajo që premtuat. Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi…

Read More

I shumëkërkuari Shkëlzen Xhenje, u arrestua këtë të premte në Shkodër, kjo nga forcat speciale RENEA. Xhenje fshihej në një banesë në fshatin Kuç. 32-vjeçari konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos, i cili është mik i Ervis Martinajt. Xhenje dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj Ismet Çekores në vitin 2022, i cili u vra pak metra larg banesës së tij në lagjen “Guerrile”, në Shkodër. Ndërkohë 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje. Autori i dyshuar i ngjarjes është djali i Ismet Çekorjas, 24-vjeçari Bajram Çekorja, ky…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Cërrikut, kanë investuar për ngritjen e një kompleksi të ri edukimi në Selvijas të Cërrikut, që do t’i shërbejë të gjitha niveleve të edukimit, që nga fëmijët e kopshteve, tek shkollimi. Gjatë inspektimit në shkollën “Rushen Qevani”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë në dukje progresin e bërë në rikonstruksionin e këtij institucioni arsimor dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin lokal dhe zonat përreth. “Është një kënaqësi të shoh investimin që kemi nisur së bashku, për të ndërtuar një kampus të vogël të edukimit. Ky…

Read More

Në emër të PD-Rithemelimi, ish-deputeti Klevis Balliu depozitoi një kallëzim në SPAK kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. Kallëzimi është bërë për “shpërdorim të detyrës” dhe “tjetërsim të fondeve”. Sipas Balliut, Bashkia e Tiranës ka abuzuar me taksën e përkohshme të infrastrukturës, që duhet të shkojë veç për ndërtimin e shkollave, por ka shkuar edhe për qëllime të tjera.

Read More

Pasditen e së enjtes në Paris u hodh shorti i UEFA Nations League 2024-2025, ku Shqipëria ka njohur kundërshtarët. Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B dhe është pozicionuar në grupin B1, aty ku do të ketë si kundërshtarë, Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Përveç Sylvinhos shortin e kanë komentuar edhe trajnerët e përfaqësueseve të tjera që janë në grup. Trajneri i ri i Çekisë, përfaqësueses që kuqezinjtë e mundën 3-0 në kualifikueset e Europianit, ka qenë më i drejtpërdrejtë pas shortit. “Nuk do merrem duke bërë llogaritë, por dua të them se qëllimi ynë është i qartë. Në fund të edicionit…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Kronikë mielli e rënkimesh. Ah e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh , eh , oh dëgjoheshin piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit Dash Sula u shfaq monotonia mori arratinë. Mbi një setër mëkatet e botes kishte renditur. Grykësinë, korrupsionin, koprracinë me pikëllim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona hodhi, ndërgjegje dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në përkufizimin e vesit e shndërroi për të disatën herë në dashnor të epërm ndaj gjetjes dhe rënkues kur e virtytshmja trembet nga paudhësia. Me befasinë si Skënderbeu turqërinë u hoqi pinin socialisteve këtyre…

Read More

Lulzim Basha nuk i kurseu akuzat për kreun e qeverisë, pasi Edi Rama tha se mbledhja në OKB mes Kosovës dhe Serbisë ishte e kiotë. Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. “Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk…

Read More

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjinuri dhe Enkelejd Alibeaj janë mbledhur online, ku parashikohet një seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile. Enkelejd Alibeaj tha se mbledhja online ishte e vetmja mënyrë që përfaqësuesit e organizatave civile të mund të parashtrojnë rekomandimet e tyre për shkak se kaosi i deputetëve të Rithemelimit ka pamundësuar mbledhjet fizike. “Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë…

Read More

Në ”Big Brother Albania Vip 3”, mbrëmë është rrëfyer një nga historitë më prekëse. Në një bisedë me Gracianon, këngëtari Endrik Beba ka folur për jetën private. Ai i tregon se të birin kishte tre vite pa e parë. Ai ishte i sëmurë dhe kanë shkuar në shumë spitale për të gjetur një zgjidhje, por ishe e vështirë. Kur shkoi në Greqi, ia gjetën problemin dhe nisi një kurë që zgjaste për rreth 7 muaj. Më pas ra Covidi dhe ngeli pa e parë aq shumë vite. “Jeton disa kohë në Greqi, disa kohë këtu. Ka qenë me mua këtu…

Read More

Policia e Tiranës ofron shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin e grabitjes së dyqanit 3 Vëllezërit Fejzo në rrugën ”Muhamet Gjollesha”. Autori i maskuar dhe me armë ka grabitur 15 celularë dhe është larguar në këmbë. “Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen…

Read More