Nga Lutfi Dervishi Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës i ngjan një karnavali që sfidon logjikën episodi i fundit ku gardistët pengojnë deputetët e opozitës të hyjnë në sallën e Kuvendit, ngre pyetjen: Kemi të bëjmë me satirë të nivelit të lartë, apo thjesht me një skenë kafkiane? Komisioni i Lartë i Etikës së Kuvendit me votat e shumicës vendosi që të përjashtojë deputetët, të cilët u penguan për të qenë të pranishëm në sallën e Parlamentit. Një deputet i shumicës që për Bibël ka rregullin dhe përpikmërinë tha se: “Përjashtimi erdhi për shkak se kur u…
Author: tirana
Një efektiv policie është arrestuar nga AMP, pasi bashkë me djalin e tij ka qëlluar në drejtim të një 29-vjeçari pas një konflitki për motive të dobëta. Djali i tij është në kërkim. Njoftimi i plotë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi…
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video ku tregon punën që po bëhet për shtiminin e kilometrave të kanaleve kulluese dhe vaditëse në Fier. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, thekson edhe se kjo është një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të kulturave bujqësore. ”MIRËMËNGJES dhe nga puna për shtimin e kilometrave të kanaleve kulluese dhe vaditëse në Fier, si një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të kulturave bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
U desh komenti i Aleksandër Vuçiç kundër medias britanike “The Guardian”, që të nxiste reagimin e fortë të Bashkimit Europian. I pyetur lidhur me deklaratën e Vuçiç, që pas një artikulli kritik e cilësoi “The Guardian” si media kriminale, zëdhënësi Peter Stano kërkoi qartë që gazetarët në Serbi të punojnë pa presion ndërsa dënoi Beogradin për lejimin e përhapjes së propagandës pro ruse. “Nuk komentojmë zakonisht deklaratat e personave të tjerë, sidomos kur nuk e dimë kontekstin. Por, BE-ja dhe Komisioni Evropian kanë qëndrim të qartë dhe mbështesin fuqishëm lirinë e mediave dhe të gazetarëve si në BE, ashtu edhe…
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” ka plasur dashuria. Sara dhe Bardhi në orët e vona të natës kanë dalë në oborr, për të kaluar disa momente vetëm. Ata vendosën të hynin në pishinë. Pasi hynë ata filluan të prekeshin dhe të t’i jepnin përqafime njëri-tjetrit. Më pas ishte Sara ajo që e ka puthur në buzë Bardhin, duke krijuar kështu një atmosferë shumë romantike. Vëllai i madh duke parë momentet intime që po kalonin bashkë, i vendosi gjithashtu një këngë romantike në sfond.
Këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell. Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Dashi Të premten në dashuri ju pret një ditë në rënie, përpiquni të shtrëngoni pak më shumë dhëmbët, në mars do të zgjidhen shumë çështje. Mos u shqetëso, duroni më shumë. Për sa i përket punës, disa ndryshime mund të jenë në horizont. Demi Të premten do jeni duke pritur për ditën e duhur për të folur për ndjenjat. Edhe në punë, projektet e rëndësishme mund të përjetojnë shumë zhvillime pozitive. Qëndroni të përqendruar dhe në rrugën e duhur. Binjakët Të premten dashuria do të duhet të presë edhe pak para se t’ju kënaqë plotësisht, duhet ende shumë durim. Për…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve që vendosi Shqiëprinë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. “Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europiani. Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadra fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin. Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se beteja e opozitës është në parlament dhe ndaj një shumice që po miraton siç thotë ajo, me arrogancë, ligje të rëndësishme. Prej disa muajsh opozita po bllokon punimet e kuvendit, për shkak të refuzimit nga shumica, të ngritjes së disa komisioneve hetimore. Gjatë një interviste me kolegen Menada Zaimi, zonja Tabaku flet mbi mundësitë e bashkimit të opozitës si dhe qëndrimin që kjo forcë politike duhet të mbajë në raport me ish-Kryeministrin Berisha i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zonjës Tabaku, do të ishte në të mirën e…
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë katër ditëve të ardhshme. Përmes një njoftimi për mediat Drejtoria detare ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla, dhe atyre të peshkimit që për katër ditën e ardhshme mos dalin në det, pasi pritet erë e fortë dhe dallgë të larta. Në njoftim theksohet se anijet e mëdha mund të vijojnë lundrimin normalisht, deri në një urdhër të dytë. Njoftimi: 🟥Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 ! 🔷Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 …
Duke filluar nga pranvera e vitit 2024, Greqia do të zbatojë një sistem të ri për të rregulluar plazhet me peizazh dhe për të siguruar aksesin e publikut. Sipas ligjit të ri, të paktën 50 për qind e zonës së plazhit do të duhet të mbetet e aksesueshme për publikun, domethënë pa shezlongë privatë. Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Greqisë prezantoi një ligj të ri për rregullimin e plazheve dhe pronës publike bregdetare në Greqi, sipas të cilit sipërfaqja që mund të merret me qira nuk mund të kalojë më 50 për qind të sipërfaqes totale të plazhit. Përqindja ulet më…
Është hedhur pak më parë shorti i UEFA Nations League, ku Shqipëria është njohur me kundërshtarët që do të ketë në grup. Ky short është hedhur në Paris dhe startoi në orën 18:00 si event për t’u njohur me përballjet e UEFA Nations League 2023-2024. Shqipëria ndodhet në Ligën B, në grupin B1 dhe si kundërshtarë në grup do të ketë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. League B, grupi B1 Çekia Ukraina Shqipëria Gjeorgji