Që në verën e shkuar pritej lëvizja e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia e Varshavësm, por me sa duket në këto ditë të merkatos dimërore, po luhet karta e radhës. 22-vjeçari do të firmosë një kontratë me klubin e Besiktas. Muçi do të nënshkruajë një kontratë 3 vite e gjysmë me gjigantët turk, ndërsa Legia e Varshavës do të përfitojë rreth 10 milion euro nga shitja e lojtarit. Në Turqi dhe Poloni e bëjnë fakt transferimin e talentit shqiptar në Stamboll. Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë…
Author: tirana
Vetëm 15-vjeç, dhe jeta e Enkelejd Çaushit u ndërpre padrejtësisht mbrëmjen e së enjtes, kur u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. 15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt. Në këtë moment një tjetër makinë i përplasi. Këtë të premte familja Çaushi ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00. Enkelejd Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk…
Selami Brahimit, i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”. Për policinë ai ka treguar si ka arritur ti shpëtonte ekzekutorëve. “Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të…
Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Kaçi u dënua nga gjykata edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur. Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi. “Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë…
Nga Martin Leka Ky ishte lajmi i të gjitha mediave, të mëdha e të vogla, televizive e radiofonike, online e të printuara. Tek rrugica e Salës, aty ku ka shtëpinë e gjendet në arrest, shkoi në ritualin e pasdites së cdo dite të foltores edhe Gaz Bardhi. Kamerat e kishin fokusuar dukshëm, duke lënë në hije ata që cdo ditë bëhen kallkan poshtë ballkonit të Berishës. Gazi dukej i vetëkënaqur, si lider, triumfator. Dallohej në gjestikulacione se ishte “stari” i rrugicës së “shpresës” mes disa dhjetëra fansave që shumica regjistrohen e bëjnë selfie që një ditë, me shpresë, ta kenë…
SPAK-u bën me dije se ka çuar në gjykatë dosjen për ish-avokatin Alban Bengasi i cili pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij, Blerta Ruçi. SPAK zbardh dhe gjithë skemën çfarë ndodhi më 30 janar 2020 në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë. Kush ishte pororistësi, kush mori porosinë dhe kush e ekzekutoi. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi sot se ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.75/5, të vitit 2024, dhe përcolli në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesën me objekt “Dërgimin për gjykim…
Ylli i muzikës pop në botë, Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare. E ftuar në Jimmy Kimmel Live, bukuroshja ka treguar edhe njëherë se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe. Moderatori i ka sjellë asaj disa shprehje frazeologjike në shqip si “i ka bërë rrush e kumbulla” apo “hyp se të vrava, zdryp se të vrava” dhe Dua Lipa ka shpjeguar më së miri kuptimin e tyre. Duhet thënë se Jimmy Kimmel i ka thënë këto fjalë në gjuhën shqipe që e ka surprziuar jo pak bukuroshen…
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndër të tjera u diskutua për situatën në Kosovë. Vuçiç tha se vendimi për dinarin është sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si “të rreme” pretendimet dhe tha se këto akuza po bëhen nga një shtet që ka qeverisje autoritare. Kryeministri Edi Rama e quan një seancë pa kuptim. Përmes një reagimi në X, Rama thekson se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ”Qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit…
Romeo dhe Heidi si gjithmonë të distancuar nga pjesa tjetër e banorëve kanë zhvilluar një bisedë pas dasmës tradicionale të organizuar nga “Big Brother” ku çifti që i thanë “Po” njëri-tjetrit ishin Meritoni dhe Ilnisa. Të ndarë në krevatet e tyre Romeo teksa i hidhte shikime të ëmbla Heidit i tregon se gjatë kohës kur Meritoni dhe Ilnisa po martoheshin ai kishte menduar se sa bukur do të dukeshin ata të dy në altar. Më tej aktori nuk nguron ti tregojë Heidit se sa e rëndësishme është ajo për të në shtëpi. Heidi: Çfarë po mendon? Romeo: Po mendoja se…
Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku efektivi i policisë Kastriot Gjongecaj dhe djali i tij Denis Gjengecaj, qëlluan me armë zjarri ndaj të riut Kiti Kazazi. Denis Gjongecaj në 7 shkurt u konfliktua me 29-vjeçarin për një parakalim të gabuar. Të nesërmen 24-vjeçari shkoi së bashku me të atin Kastriot Gjongecaj (nënkomisar i policisë në Durrës) për të sqaruar problemin. Por konflikti ka përshkallëzuar dhe djali i efektivit ka qëlluar me pistoletën që e mbante pa leje në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Kiti Kazazi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. “Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, të dy udhëheqësit, Kurti dhe presidenti i Serbisë,…
Pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Por si e stimulon kanabisi oreksin dhe pse ia vlen ta dish një gjë të tillë, është zbuluar kohët e fundit në një studim bërë në SHBA. Shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Uashington kanë vendosur dy lloje të ndryshme minjsh, minj të vegjël shtëpie dhe minj të mëdhenj fushe, në ambient të mbushur me tym kanabisi për të simuluar rajone të caktuara të trurit që kanë lidhje me oreksin. Ata kanë vëzhguar sjelljen e minjve në marrjen e ushqimit, si për shembull sa shpesh kanë ngrënë ata. Zbulime me vlerë Donald Abrams, ekspert…