E djathta ekstreme duket se po “mbërthen” sërish Europën dhe për këtë shpesh herë në analiza të ndryshme fajësohen politikat e ndjekura në vitet e fundit dhe jo vetëm. Këto gabime në politikbërje kanë bërë që në ‘skena’ politike të shfaqen shumë populist, të cilët masa i ka ‘përqafuar’. Por cilat janë “mëkatet” e politikbërjes që po rikthejnë populistët? Politika e gjelbër Kostoja e prodhuesit dhe fuqia blerëse e konsumatorit janë parametra që i japin formë zhvillimeve politike. Efektet anësore të inflacionit nuk lindin thjesht nga efektet fatale të konflikteve gjeopolitike, siç është kriza energjetike e shkaktuar nga Evropa dhe sulmi i Rusisë…
Author: tirana
Mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas më shumë se 3 orësh. Mjekut i është komunikuar akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.
Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka krijuar një situatë komike në shtëpinë e BBV. Situata filloi të marrë formë kur Juli, vendosi të bëjë një shaka duke “vjedhur” reçipetat e Meri Shehut, astrologes së shtëpisë, e duke i veshur ato vetë. Veshja e tij bëri që banorët të shpërthenin në të qeshura pas kaq shumë sherresh që kanë pushtuar shtëpinë e famshme prej disa ditësh.
Interpol Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe ka konfirmuar zyrtarisht se në datë 17.01.2024, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqiperisë, Julian Meçaj. Meçaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi në datë 20.01.2023 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë me vendimin penal nr. 89, datë 20.11.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike mbetur në tentativë”, “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një…
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me 10 vite burg ish-efektivin Arbër Sula, i cili në vitin 2021 ka vrarë pas sherrit për radhën në market, Jurgen Duken. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Sula do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. Vrasja e 29-vjeçarit Jurgen Duka në një supermarket në Tiranë, duket se vërtetë ka ndodhur “për një fjalë goje”. Të paktën kështu rezulton edhe nga dëshmia e shokut të tij, Orges Drazhi, që u arrestua për moskallëzim krimi. Drazhi është shprehur para hetuesve se situata është acaruar pranë kasës së supermarketit fillimisht për…
Projektligji “Për lojërat e fatit” i rishikuar së fundmi nga Ministria e Financave, i jep rëndësi të lartë sigurimit të mbrojtjes së lojtarit. Sipas dokumentit, do të krijohet regjistri elektronik i personave për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë organizatorët e lojës së kategorisë për të cilën është kërkuar ndalimi. Aktualisht, projektligji parashikon që organizatori duhet të marrë masa të ndalojë për të luajtur në mjediset e lojërave të fatit një person, për të cilin ka një kërkesë me shkrim prej vetë…
Sipas familjarëve dhe fqinjëve të çiftit, gruaja i kërkonte bashkëshortit të kthehej në shtëpi pranë saj dhe fëmijëve dhe së fundi kishte shfaqur shenja depresioni. Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu, që e konsideron vrasje me paramendim. Ai dënon qarkullimin e shitjen pa kontroll, sikur të ishte karamele, të fostoksinës. Sipas tij, Policia qëndron në heshtje para një krimi të tillë dhe Prokuroria nuk kryen as një hetimi për këto ngjarje të rënda. “Unë akuzoj për ‘Vrasje me paramendim’. Tjetër “Vetëvrasje” (vrasje) nga fostoksina në “zinxhirin” e gjatë të jetëve të humbura nga ky helm-pesticid! Një tjetër grua…
Renato Nasto, është personi që kishte ngritur një rrjet që mashtronte qytetarët, duke u premtuar kundrejt pagesave viza amerikane. Përmes rrjeteve sociale mashtronte qytetarët, duke i futur në ‘grackë’. Pas hekurave ranë gjithashtu, dhe Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, ndërsa u shpall në kërkim Eduart Gjini. SKEMANë faqen në instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur…
Ish kryeministri Sali Berisha vazhdon betejën juridike për t’u rikthyer në seancat plenare. Në orën 14:30 minuta është vendosur të mbahet seanca e radhës së ish-kryeministrit Berisha, i cili kundërshton vendimin e SPAK, që nuk e lejon atë të shkojë në parlament, ç’ka do të sillte marrje masash të posaçme për ta shoqëruar ish kryeministrin. Avokatët e tij kanë mbërritur në GJKKO, të cilët edhe në seancën e kaluar dështuan që të hapnin procesin, përderisa gjatë apelit të palëve gjykata vërtet konstatoi që ishin njoftuar dy avokatët mbrojtës dhe SPAP, duke thënë që nuk plotësohen kushtet që Bersiha të shkojë…
Sot në Paris në orën (18:00), kombëtarja shqiptare do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Nations League, janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila. Në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Ndërsa e katërta…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg të integruar në sektorët kyç të administratës dhe më gjerë. I pyetur nga një e pranishme se kur do të mundësohet vota e emgrantëve, Rama tha se kjo nuk është çështje dëshire. Rama: Vota e emigrantëve nuk është çështje vullneti apo dëshire. Është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi ende një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur, sepse siç jemi ne shqiptarët, që kur vjen puna për të bërë gjëra duam ta…
Më 7 shkurt 2024, një gjykatë franceze dënoi 18 shtetas shqiptarë me nga 2 vjet burg. Ata janë në gjyq që nga e hëna e 29 janarit për shitjen e dhjetëra kilogramëve heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice. Shqiptarët, të moshës 22 deri në 61 vjeç, i përkisnin një rrjeti “shumë të organizuar” që kishte shitur dhjetëra kilogramë heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice (Alpes-Maritimes). “Një rrjet kriminal në modalitetin klanor” Ky rast u zbardh falë një hetimi afatgjatë të nisur në vitin 2018. Në hetuesi kishte mbërritur informacioni për një 50-vjeçar, tashmë i njohur për trafik droge. Nga hetimet…