Pasi u quajt ”tradhtar, mercenar dhe i paburrë” nga Flamur Noka dhe deputetët e Rithemelimit në oborrin e Parlamentit këtë të enjte, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat. Ai tha se PD-ja e Sali Berishës mezi mbush rrugicat, dhe se duket qartë se ata kanë vendosur interesat personale mbi interesat e qytetarëve. Basha nënvizoi edhe se Partia Demokratike e drejtuar prej tij refuzon që t’i bashkohet këtij grupimi, për sa kohë që sipas tij, askush nuk ngjall besim të populli. “Arsyeja e vetme është dobësimi i opozitës nga një grusht njerëzish që interesin personal e kanë vënë mbi…
Author: tirana
Pasi PS-ja i rrëzoi amendamentin për Kosovën, pra që qeveria Rama ti japë 50 milion dollarë ushtrisë, Lulzim Basha tha se amendamenti i tij u rrëzua falë teatrit politik, siç ai quan kaosin e Rithemelimit. Gjatë konferencës për shtyp, Basha theksoi edhe se PS po përdor këtë teatër politik për të kaluar prej katër muajsh ligjet pa diskutim. “Nuk pati mundësi për të kërkuar llogari, për të vënë para përgjegjësi, as [për të shprehur se ku qëndron opozita në raport me hallet e njerëzve. Ky teatër do ishte i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do vendon interesat…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar lidhur me operacionin e policisë ditën e sotme ku u arrestuan 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e falsifikimit të të dhënave me qëllim marrjen e vizave 10 vjeçare amerikane. Në reagim, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë aplikantëve që aplikimet e tyre elektronike për vizë amerikane t’i dorëzojnë vetë dhe jo përmes personave të tjerë në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të agjensive në rrjetet sociale që i garantojnë se do t’u sigurojnë vizën. Reagimi i plotë Ambasada e SHBA falënderon Policinë e…
81-vjeçari Gaqo Tili, i cili jeton i vetëm pasi nuk ka fëmijë dhe grua, u gjet mes gjakut dhe me plagë në kokë, pasi mëngjesin e sotëm në banesën e tij u futën hajdutët. Një fqinjë e të moshuarit nga Korça, tregon se dera ishe hapur dhe e gjetën të moshuarin shtrirë, të mbuluar nga gjaku. Në ato momente ai po rënkonte dhe menjëherë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Sipas saj shtëpia e tij ishte në kaos dhe çdo cep ishte i mbuluar nga gjaku. Gaqo sipas tyre jeton vetëm pasi i kishte vdekur gruaja, nuk kishte fëmijë dhe nuk…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas përfundimi të seancës në Kuvend tha se urdhri për të mos i lejuar deputetët e opozitës të hynë në Kuvend është i paligjshëm, pas sipas tij nuk kanë shkelur asnjë rregull. Përsa i përket futjes së Lulzim Bashës në Kuvend që në orën 09:00, Bardhi tha se ndien keqardhje që i janë përgjigjur mesazhit të PS. “Ndjej keqardhje që një pjesë e opozitës i ishin përgjigjur për të shkuar në orën 09:00. Po e bëjmë këtë betejë që t’i kthehemi parlamentit, nuk kërkojmë asnjë favor, kërkojmë të kthejmë normalitetin në Kuvend…
Në shtëpinë e ”Big Brother VIP Albania 3”, banorët kanë qenë dëshmitarë të një episodi të papritur qesharak. Aktori i humorit, Julian Deda krijoi një situatë komike. Situata filloi të marrë formë kur Juli, vendosi të bëjë një shaka duke “vjedhur” reçipetat e Merit, astrologes së shtëpisë. Në një veprim qesharak dhe me ndihmën e Meritonit, Julian vendosi t’i veshë ato reçipeta, duke i shtuar më tej një mbulesë transparente për të kompletuar “kostumin” e tij të improvizuar. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka i cili sot në Kuvend u bë propagonist me hedhjen e miellit në kokë punjonjësve të Gardës dhe gjuajtjes me vezë të makinës së ministrit Balla, është shprehur se ata që qëndrojnë në pushtet do gjuhen me vezë e domate kudo që do shihen. Ai i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas Nokës tani do ketë një mosbindjecivile dhe kjo është rruga e vetme drejt kësaj qeverie. ”Narkoqeveritarët, nuk do kenë paqe. Do marrin vezë, domate, kudo. Ka kaluar çdo kufi ku demokracia do pranojë, tani e mbrapa është…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili sot qëndroi në oborrin e Parlamentit pasi është një nga 23 të përjashtuarit, thotë se përjashtimet ndaj deputetëve të opozitës janë bërë me urdhër politik. Ai i bën thirrje PS-së dhe Nikollës që të rishohin kërkesat e tyre për Komisionet Hetimore dhe masat e ndëshkimit. “Pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan në sallë, edhe pse nuk kanë kryer asnjë shkelje të rregullores si një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës. Grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve që…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula sot në Kuvend erdhi i veshur me logot e basteve sportive, me euro dhe dollarë. Pas seancës, ai tha se aksioni i opozitës do vazhdojë sepse gjithçka që kërkojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta. Po ashtu u shpreh se është pro grevës së urisë ndërsa tha se është nëse vdes, ia vlen për qytetarët. “Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se ç’na jep kushtetuta dhe rregullorja. Këta nuk na konsiderojnë si opozitë, na thonë rrini si deputetë të mazhorancës merrni rrogën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për…
Pas miellit që i hodhën në kokë punonjësve të Gardës, deputetët e opozitës kanë goditur me vezë makinën e ministrit Taulant Balla dhe atë të sekretarit të Kuvendit. Incidentet ndodhën pas përfundimit të seancës plenare. Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit Balla dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjoçaj.
Teksa deputetët e opozitës ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë. Deputeti i Rithemelimit Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe i bërtet. Ai i kërkon që të mos rrijë aty, por të afrohej tek foltorja. Ndërkohë që Alibeaj vazhdon të ruajë qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një person nga garda e largon Dodën. Seanca e sotme i ngjan atyre të kaluara, pasi u mbajt mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët opozitarë i ranë pa pushim zhurmuesve.
20 minuta zgjati seanca e kësaj të enjte në Kuvend. Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edi Paloka pasi mbajti një fjalim i vuri flakën rregullores së Kuvendit. Ndërkohë Dashnor Sula hodhi euro nëpër sallë duke ironizuar ligjin për bastet. Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca ka vijuar me votimin e projektligjeve që ishin parashikuar të kalonin. I vetmi ligj që nuk kaloi ishte ai për bastet, që u hoq nga rendi i ditës po me kërkesë të PS-së.